Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-11-06, 14:57   #4
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zana_ch
Perse ne vitet e fundit sa vjen dhe rritet numri i divorceve?
Ndihen njerezit me te lire per te shprehur ate qe ndjejne apo ndikon mjaft edhe pavaresia ekonomike tek femra?
P.S
Nese eshte nje tem e tille ateher le te mbyllet kjo .
Dihet qe familja dhe martesa si institucione qe nga fillet e para te organizimit te jetes shoqerore... pergjate transformimeve te formacioneve te ndryshme shoqerore e deri ne ditete e sotme eshte konsideruar cdo here si e shenjet dhe qelule e ekzistimit dhe funksionimit te shoqerise ...
Megjithate familja si grup-bashkesi shoqerore dhe martesa, si institucione, ne te kuptuarit dhe te kapurit si nocion ka evoluar ... Sic dihet per shume shekuj martesa ne Perendim konsiderohej si e pazgjedhur... dhe se shkurorezimi (divorci) parashihej- pranohej vetem ne raste te rralla , si pershembull, kur mardhenjet bashkeshortore ishin acaruar seriozisht deri ne ate mase qe e bente te pamundshme funksionimin e marteses.

Ne te kaluaren sistemi kundershtues i shkurorezimit ,i karakterizonte te gjitha vendet e zhvilluara industriale... Per te realizuar shkurorezimin, nje bashkeshort duhej te bente akuzen ( per shkelje te kurores-tradheti , braktisje, keqtrajtim, mos-pergjegjesi ) kunder bashkeshortit...
Megjitheate duke i pasur parasysh reflektimet e pasojave nga mos lejimi i shkurorezim, me nuk flitet apo nuk ka medyshje sa i perket marteses - ne kontekst te parimit te laicitetit ... Per nje kohe shume te shkurte pas shpalljes se ligjeve te para te shkurorezimit diku ne mesin e viteve 60-ta , shume vende kane bere ndryshime ne sistemin e rendit juridik pozitive , duke e mundesuar realizimin e shkurorezimit te tij sa me te lehte .

Mirepo, pse shkurorezimi ne ditet tona po perhapet gjithnje e me shume , dhe cilet faktore ndikojne ne rritjen e shkurorezimeve... me siguri qe kjo dukuri, sfide - lidhet me nje numer faktoresh qe jane te nderlidhura me ndryshimet e thella sociale..Duke perjashtuar nje numer te njerezve te pasur , sot martesa nuk eshte me lidhje e etjeve per te trasheguar pronen , apo trashegimin e njerit breze , apo tjeterit....

Me rritjen e pavaresise ekonomike, te femrese , martesa eshte bere nje lidhje , jo shume e domosdoshme siq ka qene me pare ... Mundesit e sotme ekonomike e bejne jeten me te lehte si individ - ne rast paknaqesie nga martesa... Faktore tjeter eshte edhe vetedijesimi i shoqerise per vlerat dhe vleresimin e marteses ne baze te shkalles se kenaqesise personale qe ofron ajo ... (Edhe pse ne shoqerine shqiptare ende dominon ai mentaliteti patriarkal , ku martesa shifet si obligim dhe jo si nje realitet qe rrjedh nga vullneti dhe qellimi i mire (dashuria) e nje qifti) .

Me siguri qe ka shume faktore objektiv dhe subjektiv, qe imponojne rrethanat ne jeten bashkeshortore qe nje martese te mosfunksionj dhe te perfundoj me shkurorezim...

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė