Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-11-06, 20:58   #122
Hattabi
Allahu Ekber
 
Avatari i Hattabi
 
Anėtarėsuar: 24-11-05
Vendndodhja: Nė Tokėn e dy Lumenjėve
Postime: 212
Hattabi i dashurHattabi i dashurHattabi i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Hattabi
Gabim

Vazhdimi i temes: " E vėrteta mbi Sufizmin " nga autori :Muhammed ibn Rebi ibn Hadi el-Medkhali


Shkollat e mendimit tė Sufive


Ideologjitė e Sufive ekstremė mund t’i ndajmė nė tri kategori:

(1) Kategoria e parė: Pasuesit e shkollės filozofike tė Iluminizmit. Kėta janė ata tė cilėt i japin rėndėsi mė tė madhe ideve filozofike rreth largimit nga jeta e kėsaj bote. Kuptimi i ‘Iluminizmit’ ėshtė qė shpirti ndriēohet nga drita, e cila pėrhapet nė zemėr dhe ėshtė rezultat i ushtrimeve shpirtėrore, stėrvitjes sė shpirtit dhe ndėshkimit tė trupit, me qėllim tė ndreējes (korrigjimit) dhe pastrimit tė shpirtit. Kjo ėshtė diēka qė mund tė jetė karakteristikė e tė gjithė Sufive, pėrveē qė njerėzit e kėsaj kategorie tėrheqin njė kufi kėtu dhe nuk bienė nė atė nė tė cilėn kanė rėnė ata qė pretendojnė se All-llahu jeton brenda krijesės sė Tij apo se ēdo gjė ėshtė All-llah. Sidoqoftė, kjo mėnyrė e tyre ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e Islamit dhe ėshtė marrė nga fetė e devijuara si Budizmi dhe tė ngjashme.

(2) Ideologjia e dytė ėshtė ajo e atyre tė cilėt besojnė nė hululė, ata qė thonė se All-llahu jeton dhe ėshtė mishėruar nė qeniet njerėzore, i Lartė dhe larg kėsaj ėshtė All-llahu. Nė kėtė ėshtė thirrur haptas nga disa nga Sufij ekstremė, si el-Husejn ibn Mensur el-Hellaxh, tė cilin dijetarėt e kanė shpallur pabesimtar. Ata urdhėruan qė ai tė ekzekutohej dhe ėshtė kryqėzuar nė vitin 309H. Thėnia e mėposhtme i atribuohet atij:

"Lavdi Atij qė shfaqi natyrėn e Tij njerėzore,

Duke fshehur shkėlqimin depėrtues tė hyjnisė sė Tij

Derisa krijesa e Tij e pa haptas

Nė trajtė tė njė (krijese) qė ha e pi"
[E atribuar nga el-Uekil nė librin et-Teuasin tė el-Hallaxh, f.130]


Dhe thėnia e tij:


"Unė jam ai qė do dhe Ai qė duhet (qė e duan) jam unė,

Ne jemi dy shpirtėra qė banojmė nė njė trup.

Kėshtu qė kur mė sheh mua, e sheh Atė, e kur e sheh Atė na sheh tė dyve."


Kėshtu, el-Halaxhi besonte nė hululė dhe besonte nė dualizmin e natyrės hyjnore dhe se Zoti kishte edhe natyrė hyjnore, edhe njerėzore. Si rrjedhim, perėndia mishėrohet (personifikohet) nė njeriun, nė atė mėnyrė qė shpirti njerėzor ėshtė natyra hyjnore e Zotit dhe trupi trajta e tij njerėzore.

Pėrkundėr faktit qė u mbyt (u vra) pėr shkak tė femohimit tė tij tė ligė, ndonėse disa Sufij janė distancuar prej tij, megjithatė tė tjerė e llogarisin si Sufi, me qėndrimin se besimi i tij ishte i drejtė dhe i shėnojnė fjalėt e tij. Nga ata ėshtė Abdul-Abbas ibn Ata el-Bagdadi, Muhammed ibn Halif esh-Shirazi dhe Ibrahim en-Nasrabadhi, siē ėshtė transmetuar nga el-Hatib el-Bagdadi.

(3) Ideologjia e tretė ėshtė vahdetul-vuxhudė, sipas tė cilės ēdo gjė nė ekzistencė ėshtė njė realitet i vetėm dhe se ēdo gjė qė shohim ėshtė vetėm njė anė (aspekt) e Ekzistencės sė All-llahut. Pretenduesi kryesor i kėtij besimi ishte Ibn ‘Arabi el-Hatimij et-Ta’ij, i cili pas vdekjes sė tij u varros nė Damask nė vitin 638H. Ai vetė thotė rreth besimit tė tij nė librin e tij, "el-Fatuhat-ul-Mekije":

"Robi ėshtė Zoti dhe Zoti ėshtė rob,

Do tė dėshiroja tė dija cili ishte ai qė do tė duhej tė ngarkohej me detyrat e nevojshme (tė duhura).

Nėse do tė thosha robi, atėherė kjo ėshtė e vėrtetė, e nėse do tė thosha Zoti, atėherė si mund tė kėrkohet kjo nga Ai?" [el-Fetuhat-ul-Mekije, siē i ėshtė atribuar nga Dr. Tekijuddin el-Hilali nė librin e tij, el-Hedijetul-Hadije (f. 43)].

Ai gjithashtu thotė nė el-Fetuhat:

"Ata qė e adhuruan viēin, nuk adhuruan tjetėr pos All-llahun." [Cituar nga thėnia e Ibn Arabi nga Ibn Tejmije nė el-Fetaua (vėll. 11) i cili ia atribuon kėtė librit, el-Fetuhat.]

Ibn Arabi ėshtė quajtur nga Sufitė si ‘el-Arif bil-lah’ (Ai qė ka dituri apo njohuri tė madhe pėr All-llahun) dhe gjithashtu (ėshtė quajtur) ‘el-Kutubul-Ekber’ (boshti i madh), pastaj ‘el-Miskul-Edhfer’ (parfumi mė i kėndshėm), ‘el-Kibretul-Ehmer’ (squfuri mė i kuq), pėrkundėr besimit tė tij nė vahdetul-vuxhudė dhe thėnieve tė tjera shkatėrrimtare. Nė tė vėrtetė, ai e lavdėroi Firaonin (Faraonin) dhe deklaroi se ai ka vdekur me iman (besimtar)! Pėr mė tepėr, ai flet kundėr Harunit pėr kriticizmin e tij ndaj adhurimit tė viēit nga populli i tij, duke iu kundėrvėnė kėshtu drejtpėrdrejt tekstit tė Kur’anit. Ai gjithashtu konsideronte se tė krishterėt ishin pabesimtarė vetėm pėr shkak se ata i vunė Isait karakter tė veēantė hyjnor, meqė po ta bėnin atė tė pėrgjithshėm pėr tė gjithė, atėherė ata nuk do tė ishin pabesimtarė. (Pėkundėr gjitha lajthitjeve trashanike tė Ibn Arabit dhe pėrkundėr faktit qė dijetarėt e shpallėn atė pabesimtar, prapaseprap ai nderohet nga Sufitė, nga tė tjerėt qė nuk e dallojnė tė vėrtetėn nga e kota (e pavėrteta) dhe nga ata qė ia kthejnė shpinėn pranimit tė sė vėrtetės, edhe kur ajo ėshtė e qartė si dielli. Por librat e tij, tė cilat janė tė mbushura me femohim tė qartė, siē janė "el-Fetuhatul-Makijje" dhe "Fasusul-Hikem" janė ende nė qarkullim. Ai gjithashtu ka edhe njė tefsir, qė quhet ‘et-Tefsirul-Batin’ meqė ai mendon se ka kuptim tė dukshėm dhe tė fshehtė pėr ēdo ajet, kėshtu qė kuptimi i jashtėm ėshtė pėr njerėzit e Te’uilit/interpretimit)

Nga ky grup erdhi Ibn Beshishi, i cili tha:

"O All-llah, mė shpėto nga balta e Teuhidit,

dhe mė fundos mua nė qendėr tė detit tė unitetit,

dhe mė ngatėrro nė gjendjen e unitetit dhe njėshmėrisė,

derisa tė mos shoh, tė mos dėgjoj, tė mos ndiej, pėrveē pėrmes saj."

__________________
" Njė grupė prej ummetit tim do tė jetė nė Xhihad deri nė orėn e Kijametit " ( Mutevatir )
Hattabi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė