Vazhdimi i temes: " E vėrteta mbi Sufizmin " nga autori :Muhammed ibn Rebi ibn Hadi el-Medkhali
"Mrekullitė" e Sufive
Sufitė i tejkalojnė kufijtė nė nderimin e shejhėve tė tyre, deri nė pikėn ku mendojnė qė ēdo gjė qė rrjedh prej shejhėve tė tyre ėshtė e vėrtetė dhe e saktė, bile edhe se ajo ėshtė shenjė e shkėlqesisė dhe mrekullisė. Ata i shėnojnė "mrekullitė" e shejhėve tė tyre nė librat e tyre dhe ato janė tė llojeve tė ndryshme, qė arrijnė shkallėn e pretendimit se u japin jetė (i ngjallin) tė vdekurve; tė tjerat janė aq tė pakuptimta, saqė nuk ia vlen ti pėrmendim.
Dėgjoni llojet e mrekullive tė transmetuara nga Abdurr-Rrauf el-Menaui:
"Lloji i parė: ngjallja e tė vdekurve, e kjo ėshtė shkalla mė e lartė. Nga kjo ėshtė se Ebu Ubejd el-Jusri luftoi nė njė betejė dhe bashkė me tė ishte njė kafshė kalėruese e cila vdiq, kėshtu qė e luti All-llahun qė ta kthejė nė jetė dhe ajo u ngrit duke i tundur veshėt... dhe se Mufarixh ed-Damaminit iu soll njė zog i pjekur dhe i tha: Fluturo me lejen e All-llahut, mė tė Lartit. Dhe ai fluturoi... dhe el-Kejlani e vendosi dorėn e tij mbi eshtrat e pulės, tė cilėn e kishte ngrėnė dhe i tha: Ngritu me lejen e All-llahut dhe ajo u ngrit... dhe kur i biri i njė nxėnėsi tė Ebu Jusuf ed-Dahmanit vdiq, e ai e u mėrzit pėr tė, shejhu i tha: Ngritu me lejen e All-llahut, dhe kėshtu ai u ngrit dhe jetoi gjatė."
Kėto mrekulli nuk janė tė njėjta me ato tė Pejgamberit tė All-llahut, Isait alejhis-selam, dhe ato ishin tė veēanta pėr tė.
Esh-Sherani rrėfen pėr mrekullitė e el-Axhmit duke thėnė: "Ai e hodhi shikim e tij mbi njė qen, kėshtu qė tė gjithė qenėt e tjerė iu nėnshtruan atij dhe e morėn atė si udhėheqės tė tyre dhe njerėzit vinin tek ai pėr tua plotėsuar nevojat e tyre. Pastaj kur ai qen u sėmurė dhe qenėt e tjerė u mblodhėn rreth tij duke lotuar (qarė) dhe kur ai ngordhi, ata qanin haptas dhe ulurinin nė vajtimin e tyre. Kėshtu, All-llahu i Lartėsuar i frymėzoi disa njerėz qė ta varrosnin atė. Pastaj qentė e vizitonin varrin e tij derisa ngordhėn. Pra, kjo ishte ajo qė njė shikim i shpejtė bėri pėr njė qen, e paramendo po tė kishte rėnė shikimi i tij mbi ndonjė njeri. [Hadhihi Hijes-Sufije (f.113), et-Tebekat (2/61) nė biografinė e el-Axhamit]
Esh-Sharabi gjithashtu pohon se prijėsi i tij, Ahmed el-Bedeui ka kontroll mbi universin nga varri i tij. Ai thotė: "Shejhu im bėri marrėveshje me mua nė varr tė tij ndėrsa unė isha pėrballė Ahmed ibn el-Bedeviut, dhe mė bėri qė ti shtrėngojmė duart me tė. Kėshtu qė dora bujare doli nga varri dhe e kapi dorėn time. Udhėheqėsi im esh-Shenaui tha: Pėrqėndroje mendjen tėnde te ai dhe vėshtroje ngultas, kėshtu qė unė e dėgjova prijėsin tim Ahmed el-Bedeui duke thėnė nga varri: Po. Pastaj ai tha: Dhe unė kam munguar nga festa e datėlindjes dhe njė njeri nga "Evlijatė" ishte i pranishėm, i cili mė njoftoi qė Ahmed el-Bedeui atė ditė e hoqi mbulojėn nga varri i tij dhe tha: "Abdul-Vehhab qėndroi mbrapa dhe nuk erdhi." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.113)]
A thua qė njė njeri me ēfarėdo ndjenje turpi nuk do tė ndihej i turpėruar qė tė transmetonte "mrekullitė" apo krimet e Sufive lidhur me komunikimin e tyre tė hapur me kafshėt nė rrugė dhe ēmenduri tė tjera, si dhe pretendimi i tyre se kjo ėshtė njė formė e mrekullisė sė tyre? Ne kėtu do tė citojmė "mrekullinė" e Shejh Ibrahim el-Urejanit. Esh-Sherani thotė: "Nga ta ėshtė Shejh Ibrahim el-Uravani, i cili ngritej nė mimber dhe mbante ligjerata [hutbe] lakuriq [i zhveshur]... dhe njerėzit kėnaqeshin me atė qė dėgjonin."
Madje edhe vjedhja konsiderohet si dhuratė e mrekullueshme te Sufitė... dėgjoni se ēfarė thotė ed-Dibag, i cili ishte njėri nga shtyllat kryesore nė mesin e Sufive: "Njė
vali, qė ėshtė personi qė ka kontroll mbi ēėshjet, mund ta zgjasė dorėn nė xhepin e kujtdo qė ai dėshiron dhe tė marrė nga ai dirhemė aq sa tė dojė (monedhė Arabe), ndėrsa pronari tė mos dijė asgjė."
Ja ku ėshtė njė Sufi qė pohon se nėse e sheh shejhun e tij ėshtė mė e dobishme sesa ta shohėsh All-llahun. Ebu Turab i ka thėnė njė shoku tė tij njė ditė: "Po ta kishit takuar Ebu Jezid el-Bustamin!" Ai (shoku) i tha: "Nuk brengosem pėr kėtė meqė e kam takuar All-llahun dhe kjo mė ka mjaftuar dhe nuk mė nevojitet Ebu Jezidi." Ebu Turabi i tha: "Mjerė ti, krenohesh pėr shkak tė All-llahut, tė Plotėfuqishmit dhe tė Madhėrishmit! Po ta takonit Ebu Jezidin vetėm njė herė, do tė ishte mė mirė se ta takonit All-llahun shtatėdhjetė herė." [E shkurtuar nga Ihja Ulumid-Din tė el-Gazalit (4/356)]. El-Gazali shtoi: "Shpalljet e kėtilla nuk duhet tė mohohen nga besimtari."
O vėllezėr, kėto rrėfime na tregojnė se udhėheqėsit e Sufive nuk kėnaqen me bėrjen tė ligjshme tė asaj qė All-llahu e ka ndaluar, nė lidhje me vjedhjen, keqdashjen (ligėsinė) dhe krahasimin, dhe veē kėsaj ata deklarojnė se kėto gjėra janė ngjarje tė jashtėzakonshme (mrekulli) dhe shenjė se njė person ėshtė nga Evlijatė. Kjo ėshtė nė kontradiktė dhe nė konflikt tė qartė me mėsimet e Islamit dhe ėshtė mosbesim nė tekstin e Kuranit Bujar dhe Sunnetit tė pastėr, e dijetarėt islamė janė pajtuar qė kushdo qė shpall tė ligjshme (tė lejueshme) diēka qė ėshtė detyrimisht e njohur se ėshtė e ndaluar nė Islam, atėherė ai ėshtė pabesimtar... atėherė si ėshtė e mundur qė njė njeri qė e mbron mendimin se kryerja e mėkateve tė mėdha ėshtė shenjė se personi ėshtė nga evlijatė dhe mrekulli?
Njė manifestim shumė i rrezikshėm i Sufizmit ėshtė lutja qė ata u bėjnė tė tjerėve pos All-llahut... thirrja dhe lutja e tė vdekurve. Ky ėshtė shirk i madh, nga i cili paralajmėrohemi (qė tė ruhemi) nė Kuran:
"Dhe mos lut tjetėrkė pos All-llahut, ndonjė (idhull) qė nuk tė sjellė dobi as dėm, e nėse e bėn kėtė, dije se me siguri do te jesh ndėr keqbėrėsit." (Junus: 106) Qė do tė thotė se do tė jesh nga idhujtarėt.
El-Busejri, poeti i Sufive, thotė, duke iu drejtuar tė Dėrguarit:
"O mė bujari i krijesave, unė nuk kam askė prej tė cilit pėrfitoj kėnaqėsi pėrveē teje,
kur katastrofa e pėrgjithshme godet.
Koha kurrė nuk mė ka goditur me ndonjė tė keqe dhe unė kėrkova mbrojtjen e tij,
pėrveē se arrita mbrojtjen nga tė gjitha dėmet."