Allahu Ekber
Anėtarėsuar: 24-11-05
Vendndodhja: Nė Tokėn e dy Lumenjėve
Postime: 212
|
Fjala pėrfundimtare
O vėllezėr, dikush mund tė thotė: Pse i kushtoni kaq rėndėsi Sufizmit dhe citon thėniet e Ibn Arabiut, Ibnul-Faridit dhe tė tė tjerėve qė kanė vdekur para qindra vjetėsh? Do tė ishte mė me vend qė ti jepet njė kundėrpėrgjigje e fortė komunistėve, ateistėve dhe atyre qė gjykojnė me ligje njerėzore duke e lėnė Sheriatin e All-llahut, dhe pse nuk flisni kundėr sekteve tė devijuara, si Kadianitė, Bahaitė dhe Nusejritė? Kėshtu qė unė u pėrgjigjem:
Ėshtė obligim pėr ēdo musliman, e nė veēanti pėr nxėnėsit e diturisė dhe thirrėsit pėr te All-llahu, qė tė luftojnė (pėrpiqen) kundėr atyre qė i kundėrvihen Sheriatit islam, qofshin ata komunistė, ateistė, adhurues tė varreve apo Sufij. Shoh qė shumė nga thirrėsit nė Islam qė janė pėrpjekur nė kėtė dhe tashmė i kanė kushtuar vėmendje disa ēėshtjeve, por i kanė lėnė tė tjerat. Nė tė vėrtetė, ata duket se e harrojnė kėtė ēėshtje pasi shohim se shumė pak njerėz i japin rėndėsi kėshillimit tė muslimanėve lidhur me lajthitjet e Sufive dhe pavėrtetėsive tė tyre. Disa njerėz hidhėrohen (tėrbohen) kur shohin disa qė thėrrasin nė pėrmirėsimin e akides dhe kėshillojnė tė tjerėt (qė tė ruhen) nga ata qė thėrrasin nė respektimin e paligjshėm tė tė vdekurve, meqė pohojnė se kjo shkakton pėrēarje nė mesin e muslimanėve. Nė tė vėrtetė, shohim nė mesin e thirrėsve tė famshėm njė prej tyre, i cili e restauron thirrjen nė pasimin e Sufizmit dhe shkruan libra tė me titull: "Ushtrimi ynė shpirtėror apo Sufizmi i Lėvizjes Islame." (Tė Seid Heun)
Nė kėtė libėr ai e bėn tė qartė dashurinė e tij ndaj Sufizmit dhe besimin e tij nė pavėrtetėsitė dhe "mrekullitė" e tyre. Kėshtu qė dėgjoni se ēfarė thotė ai rreth mrekullive tė Sufizmit, nė veēanti pėr pasuesit e rendit Rifai. Ai thotė nė faqen 217:
"Pra mohimi i parimit tė dukurive tė mbinatyrshme nė mesin e Sufive ėshtė njė mohim i pabazuar nė dituri dhe nuk ėshtė me vend. Akti mė i rėndėsishėm i cili pranon kritika, ėshtė ajo qė ndodh me rendin Rifai lidhur me rastin kur zjarri nuk u bėn dėm atyre, dhe kur ata e godasin vetveten me plumba apo me shpata pa u dėmtuar. Ky ėshtė njė akt i njohur dhe i famshėm, i cili ėshtė kryer me dėshmitarė, shumica prej atyre qė e mohonin, e kontrolluan atė dhe pastaj u tėrhoqėn nga mohimi i tyre. Ajo qė u dėshmua nga ta nuk mund tė jetė magji, meqė magjia ėshtė pjesė e botės sė gjėrave qė kanė shkak dhe qė nuk janė tė zbatueshme kėtu. As nuk mund tė kryhet pėrmes ushtrimeve shpirtėrore, meqė kjo u ndodh madje edhe personave nga mesi i tyre nga ta pa kryer ndonjė ushtrim shpirtėror... thjesht pėr shkak se i ėshtė zotuar pėr besnikėri [beje] shejhut tė tij. Nė tė vėrtetė nganjėherė i ndodh edhe atij qė nuk e ka bėrė zotimin (betimin, marrėveshjen) paraprak. Njė herė e njė kohė, njė i krishter mė tregoi diēka qė i kishte ndodhur atij personalisht dhe kjo ėshtė njė ndodhi e famshme dhe e njohur, e All-llahu bėri qė unė ta takoj personin e pėrfshirė nė tė, pasi qė kisha dėgjuar mė parė nga dikush tjetėr. Ai mė rrėfeu mua se ai kishte qenė i pranishėm nė njė tubim dhikri dhe njė nga ata qė ekzekutonte dhikrin e goditi shpinėn e tij me njė skarė dhe e shtyu atė tejpėrtej gjoksit tė tij derisa e kapi atė. Pastaj ai e tėrhoqi atė pa lėnė asnjė shenjė apo dėm."
Autori mori masa tė veēanta pėr tiu pėrgjgjur akuzės se kėto gjėra zakonisht u ndodhin njerėzve qė janė dukshėm tė ligė dhe jo tė devotshėm, kėshtu qė si mundet qė kjo dhuratė e ngjarjeve tė mrekullueshme (tė mbinatyrshme) ti jepet atij qė nuk ėshtė i devotshėm? Ai thotė:
"Prova kryesore pėr ata qė e mohojnė kėtė ėshtė se kėto mrekulli ndodhin si nė duart e njerėzve jo tė devotshėm, ashtu edhe tė atyre tė drejtė, dhe kjo ėshtė e saktė. Por pėrgjigja nė kėtė ėshtė se mrekullia nuk ėshtė e tyre, por ėshtė e shejhėve tė tyre tė parė (burimorė), tė cilėve All-llahu, i Plotėqufishmi dhe i Madhėrishmi, u dhuroi kėtė mrekulli, dhe Ai pastaj bėri qė kjo tė vazhdojė nė mesin e pasuesve tė tij."
A nuk ėshtė habitėse se si njė person i ditur mund tė mashtrohet nga kėto dredhi tė Shejtanit e tu besojė atyre dhe ai llogaritet tė jetė njė nga thirrėsit kryesorė? Ai pajtohet se "mrekullitė" e Sufive janė tė vėrteta dhe nuk mund tė mohohen nga askush... ndėrsa ne i themi atij, ēka do tė parandalojė nga tė bėrit e tyre nėpėrmjet magjisė apo mėnyrave mashtruese, siē ėshtė pėrmendur nga shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah, kur ai u sfidua nga disa pasues tė njė rendit Sufit. Ata rrejshėm pohuan se mund tė ecin sigurt nė zjarr, kėshtu qė ai kėrkoi nga ata qė sė pari ta lajnė lėkurėn e tyre me uthull dhe ujė tė nxehtė para se tė ecnin nė zjarr. Ata e refuzuan kėtė nga frika. Kjo pėr shkak se ai e kishte zbuluar hilen tė cilėn ata e pėrdornin, e ajo ishte se ata e kyenin trupin e tyre me yndyrė tė bretkocės, me lėvoren e brendshme tė portokajve tė idhėt dhe pudėr talk, si dhe tjera dredhi tė tilla qė ata i dinin. Shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah ka thėnė:
&q5ot;Ajo gjithashtu mund tė kryhet me ndihmėn e shejtanėve tė tyre, meqė ata janė popull qė shoqėrohen ngushtė me shejtanėt si me vėllezėrit e tyre. Kur ata bashkohen pėr tė fishkėlluar dhe duartrokitur, ata kalojnė nė njė gjendje nė tė cilėn ata llomotisin dhe lėkunden sikur dikush qė ėshtė i pushtuar nga djajtė, dhe ata flasin fjalė, tė cilat as ata e as tė pranishmit nuk i kuptojnė. Ky ėshtė djalli i tyre qė flet me gjuhėn e tyre kur ata e humbin ndjenjat e tyre, mu ashtu siē flet xhinni me gjuhėn e atij qė e zotėron. Pastaj nėse disa njerėz e kanė dikė qė ėshtė i pushtuar, ata i paguajnė ata qė tė vijnė, pastaj ata i bien defit dhe instrumenteve tjera muzikore dhe ndezin njė zjarr shumė tė madh. Pastaj ata vendosin njė pjesė tė madhe hekuri mbi tė dhe vendosin shtiza me maje tė metalike. Mė pas njėri prej tyre do tė ngjitet dhe do tė ulet mbi kėto maje para njerėzve. Ai do ta marrė hekurin e nxehur dhe do ta shpojė me tė dorėn e tij, e kėshtu me radhė. Njerėzit gjithashtu do ti shhnin gurėt duke fluturuar duke mos e parė askė qė i gjuan ata. E tėrė kjo ėshtė nga djajt e tyre, tė cilėt i ngrisin ata nė majė tė kėtyre thumbave. Ata janė qė kontaktojnė drejtpėrdrejt me zjarrin. Ėshtė e mundshme qė njerėzit e pėrfshirė nė kėtė nuk ndiejnė asgjė, mu sikur i pushtuari (nga xhinėt) qė goditet me tė rėna tė ashpėra, por megjithatė nuk ndien asgjė meqė ata e godasin vetėm xhinnin. I njėjtė ėshtė rasti me kėta qė pėrfshihen nė dukuri djallėzore (satanike). Prandaj sa mė shumė qė personi tė jetė (tė ngjajė) si xhinni dhe djajt, nė veprat e tyre, atėherė ajo qė ndodh do tė jetė mė e fortė. Pėrveē kėsaj, kėto gjėra nuk ndodhin, pėrveē nė prani tė thirrėsit tė djallit dhe recitimit tė tij, e recitimi i tij ėshtė flauta dhe instrumentet muzikore, si dhe kendimi. Kjo nuk do tu ndodhė atyre gjatė namazit, pėrkujtimit tė All-llahut, gjatė lutjes dhe kur lexohet Kurani. Kėshtu qė kėto pėrvoja (apo pėrjetime) tė tyre nuk kanė asnjė dobi nė fe e as nė jetėn e pėrditshme tė kėsaj bote. Kėta njerėz qė pėrjetojnė kėto ndodhi djallėzore janė nė njė mashtrim tė madh. Nė marrėzinė e tyre janė tė privuar nga ēdo e mirė dhe ata vetėm se e shtojnė atė qė ėshtė e frikshme, gėlltisin (asgjėsojnė) pasuritė e njerėzve me akte tė pavlera, nuk urdhėrojnė nė tė mirė e as nuk ndalojnė nga e keqja dhe nuk bėjnė xhihad nė rrugė tė All-llahut." [el-Fetaua (11/495-496)].
O vėllezėr tė nderuar, lavdėrimi me vepra tė mbinatyrshme nuk ėshtė prej cilėsive tė tė devotshmėve nga Sahabėt dhe tabiinėt, e as nga imamėt e muslimanėve dhe dijetarėt qė erdhėn pas tyre. Nuk kemi dėgjuar asgjė nga asnjė prej Sahabėve, as prej tabiinėve, as prej katėr imamėve tė famshėm: Malikut, Ebu Hanifes, esh-Shafiut dhe Ibn Hambelit rahimehumullah. Ne nuk kemi dėgjuar tė ketė ndodhur diēka e tillė me ndonjėrin prej tyre; as qė ndonjėri prej tyre tė ketė hyrė nė zjarr apo tė kenė goditur veten me skarė apo me shpatė dhe pastaj ta ringjallin ndokėnd. Kjo nuk ėshtė praktikuar as nga ndonjė prej dijetarėve tė tashėm, qė nga mė tė shquarit prej tyre esh-Shejh Abdul-Aziz ibn Baz dhe shejh Abdullah ibn Humejd. Kėto praktika i gjejmė, nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen, vetėm midis Sufive. Nuk ka dyshim se kjo ėshtė prova mė e madhe se kėto janė dukuri djallėzore, e jo mrekulli tė dėrguara nga i Gjithmėshirshmi.
Pastaj kthehem tek pika qė kur e pashė se shumica e thirrėsve ishin neglizhentė (tė pakujdesshėm) ndaj aspektit mė tė rėndėsishėm tė Islamit, qė ėshtė thirrja nė veēimin e All-llahut nė tė gjitha adhurimet (Teuhidi) dhe pėrmirėsimi dhe pastrimi i akides nga tėrė shirku, qė merr trajtėn e adhurimit tė tė vdekurve, tė lidhurit (shpirtėrisht) pėr varre dhe tė thirrurit e tė vdekurve dhe tė atyre qė nuk janė tė pranishėm, dhe ata heshtnin reth devijimeve tė tjera tė Sufive tė sotshėm, tė cilėt janė shumė tė pėrhapur nė tokat e muslimanėve, dhe kushdo qė udhėton jashtė kėtij vendi do tė shohė epėrsinė qė rendet Sufite e kanė nė mendjen e muslimanėve nė Egjipt, Siri, Maroko, Afrikė dhe Indi. Qoftė rendi (sekti) Rifai, apo Tijani, Ahmedije, Kadirije, Buramije, Shadhilije, Hatanije, Derkavije, Nekshibenditė apo cilido nga numri madh i rendeve tė shumta Sufite... kur e pashė kėtė dėshirova qė tė sjellė ndėr mend diēka, gjė qė konsideroja qė ėshtė diēka shumė me rėndėsi. Po ashtu dėshirova qė ti pajis vėllezėrit e mi, tė cilėt studiojnė nė Darul-Hadithin e nderuar, e qė vijnė nga vende tė ndryshme islame ku ka shumė rende Sufite, me ca njohuri dhe mbrojtje nga sėmundja vdekjeprurėse e Sufizimit. Dhe mua ashtu siē ekzistojnė sėmundjet qė helmojnė trupin, po ashtu ekzistojnė edhe sėmundje qė e helmojnė zemrėn dhe shpirtin. Pėr kėtė arsye dijetarėt dhe thirrėsit do tė duhej ti kushtojnė mė tepėr vėmendje mbrojtjes sė zemrės, mu ashtu siē mjekėt i kushtojnė vėmendje mbrojtjes sė trupit...
__________________
" Njė grupė prej ummetit tim do tė jetė nė Xhihad deri nė orėn e Kijametit " ( Mutevatir )
|