Nga shejh Salih el-Feuzan
Fjala Tesewuf dhe Sufije nuk kanė qenė tė njohura gjatė gjeneratės sė parė Islame. Madje, kėto qenė prezantuar nė tė [islam] vetėm pasi qė u pėrvetėsuan nė Islam nga popujt tjerė.
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, tha nė Mexhmu-ul-Fetaua:"Pėrsa i pėrket termit Sufije [Sufizėm], kjo s'ka qenė e njohur gjatė tre gjeneratave tė para tė Islamit. Dhe, tė folurit rreth kėsaj u bė e njohur vetėm pas tre gjeneratave tė para. Disa imamė dhe dijetarė folėn rreth kėsaj mė pas, siē ishte imam Ahmed bin Hanbel, Ebu Sulejman ed-Darani dhe tė tjerė. Po ashtu ėshtė transmetuar nga Sufjan eth-Theuri tė ketė folur rreth kėsaj. Disa nga ata po ashtu pėrmendėn kėtė nė autoritetin e el-Hasan el-Basrit. Ata dalluan nė pikėpamjet e tyre mbi domethėnien se ēkaje ia atribuon veten njė Sufi, meqė fjala 'Sufi' ėshtė njė emėr qė tregon njė atribuim, siē ėshtė el-Kurshi, el-Medini dhe kėshtu me radhė.
Thuhet se ky ėshtė njė atribuim ndaj Ehlus-Suffeh, por kjo ėshtė gabim, meqė po tė ishte kėshtu, ata do ta quanin veten Sufij. Po ashtu ėshtė thėnė se kjo ėshtė atribuim ndaj Saff [radhės] e cila ėshtė me e shquara para Allahut, por edhe kjo ėshtė gabim, meqė po tė ishte kėshtu, ata do ta quanin veten Saffij. Po ashtu ėshtė thėnė se kjo ėshtė atribuim ndaj sefweh [mė tė mirės] nga krijimi i Allahut. Por, edhe kjo po ashtu ėshtė gabim, meqė po tė ishte kėshtu, ata do ta quanin veten Safwij. Ėshtė thėnė poashtu se kjo ėshtė atribuim ndaj Sufeh bin Bishr bin Udd bin Tabikheh, njė fis Arab qė gjindej pranė Mekes nė tė kaluarėn, tė cilit ia atribuonin veten asketėt. Ndonėse atribuimi i Sufi-t ėshtė nė pajtim me emrin e kėtij personi [Sufeh] nga pikėpamja gramatikore, ky poashtu ėshtė opinion i pasaktė, meqė kėta njerėz nuk kanė qenė tė njohur mirė pėr shumicėn e asketėve dhe pėr shkak se po t'iu atribuoheshin asketikėt atyre, do tė kishte qenė e mundshme qė ata t'ia atribuonin veten atyre gjatė epokės sė Sahabėve, Tabi'inėve dhe Atba' et-Tabi'inėve [por nuk e kanė bėrė kėtė].
Po ashtu kjo ėshtė pėr shkak se shumica e atyre qė flasin ne emėr tė Sufive s'janė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e kėtij fisi dhe ata nuk e pėlqejnė qė t'i atribuohen njė fisi tė Ditėve tė Injorancės [xhahilijeh], i cili nuk ekzistonte gjatė epokės Islame. Poashtu ėshtė thėnė qė ky ėshtė opinioni mė i mirėnjohur: se Sufi ėshtė njė atribuim ndaj suf [leshit, rrobės sė leshtė]. Kjo meqė hera e parė kur Sufitė u shfaqėn ishte nė Basra [Irak].
Njerėzit e parė qė vendosėn rolin e Sufizmit kanė qenė disa shoqėrues tė Abdul-Uahid bin Zejd. Abdul-Uahid ka qenė njė nga shoqėruesit e el-Hasan el-Basrit i cili jetonte nė Basra, dhe aq shumė zhytej nė asketizėm [zuhd], adhurim [ibadet], frikė ndaj Allahut [khauf] dhe kėshtu me radhė, saqė njė shembull i tillė nuk mund tė gjindej nė banorėt e vendeve tjera.
Ebush-Shejh el-Esbehani transmetoi me njė zinxhir transmetimi tė lidhur me Muhamed ibn Sirinin, se i ka mbėrri atij qė njė grup njerėzish parapėlqenin tė vishnin rrobe tė leshta, kėshtu qė ai tha:'Janė disa njerėz qė parapėlqejnė tė veshin rrobe tė leshta duke pohuar se i gjasojnė Mesisė, tė birit tė Merjemes. Mirėpo, udhėzimi i pejgamberit tonė [salallahu alejhi ue selam] ėshtė mė i dashur pėr ne, dhe ai [salallahu alejhi ue selam] mbartte rroba tė pambukut dhe tė tjera lloje tė rrobes'. Apo ėshtė shprehur ngjashėm me kėtė".
Pas kėsaj, Ibn Tejmije tha:"Kėta njerėz ia atribuojnė veten rrobeve tė jashtme, e cila nė kėtė rast ėshtė rrobė e leshtė [suf]. Kėshtu qė mund tė thuhet pėr ndonjėrin nga ata se ėshtė njė Sufi. Mirėpo, metodologjia e tyrė s'ėshtė e kufizuar vetėm nė mbartjen e rrobės sė leshtė, e as qė e bėjnė tė detyrueshme kėtė pėr ndonjė. Ata i atribuohen kėsaj pėr shkak tė qenit tė kėsaj gjendje e jashtme".
Pastaj ai tha:"Pra, kjo ėshtė origjina e Sufizmit. Pas kėsaj, Sufizmi u degėzua dhe u shumėfishua."
Fjalėt e Ibn Tejmijes, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, tregojnė qė Sufizmi zuri fill nė tokat Islame nga disa adhurues shumė tė devotshėm nga Basra si rezultat i thellimit tė tyre nė asketizėm dhe adhurim. Pas kėsaj, Sufizmi evuloi dhe ndryshoi.
Pėrfundimi tė cilin e kanė nxjerrė disa autorė modernė se Sufizmi u zvarrit brenda nė vendet Islame nga fetė tjera si Hinduizmi dhe monasticizmi i Krishterė ėshtė pranuar bazuar nė atė ēfarė transmetoi Ibn Tejmie nga Muhamed Ibn Sirini te ketė thėnė:"Janė disa njerėz qė parapėlqejnė tė veshin rroba tė leshta duke pohuar se i gjasojnė Mesisė, tė birit tė Merjemes. Mirėpo, udhėzimi i pejgamberit tonė [salallahu alejhi ue sleam] ėshtė mė i dashur pėr ne!" Kjo tregon qė Sufizmi ka njė lidhje me fenė e tė Krishterėve!!
Dr.Sabir et-Tu'eimeh tha nė librin e tij "Sufizmi Besimet dhe Metodologjitė e tij": "Me sa duket Sufizmi u shfaq nga ndikimi i monasticizmit tė Krishterė, nė tė cilin murgjit mbartnin rrobe tė leshta dhe jetonin nė manastiret e tyre. Kishte shumė nga ata qė praktikonin kėtė gjithandej vendeve tė cilat Islami i ēliroi me anė tė Teuhidit..."
Shejh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, ka thėnė nė librin e tij "Sufizmi Burimi dhe Origjina e Tij": "Kur shikojmė thellė nė mėsimet e Sufijve tė parė dhe tė vonshėm dhe thėniet qė kanė qenė cituar dhe transmetuar nga ata nė librat Sufite tė vjetra dhe ato tė sotshmet, ne shohim njė dallim tė madh mes kėsaj dhe mėsimeve tė Kur'anit dhe Sunetit. Njėlloj, ne s'i gjejmė rrėnjėt apo farat e tij nė historinė e udhėheqėsit tė tė gjitha krijesave [pejgamberit Muhamed, salallahu alejhi ue selam] e as nė tė Shoqėruesve bujarė tė tij, tė cilėt janė ndėr krijesat mė tė mira tė Allahut. Madje, nė kundėrshtim me kėtė, ne shohim qė Sufizmi ėshtė pėrftuar dhe mėsuar nga monasticizmi i Krishter, Brahmanizmi, Hinduizmi, devocioni fetar i Judaizmit dhe asketizmi i Budizmit".
Shejh Abdur-Rahman el-Uekil, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, ka thėnė nė hyrjen e librit "Rėnia e Sufizmit": "Vėrtet, Sufizmi ėshtė makinacioni mė i ulėt dhe mė i ndyrė, tė cilin e ka shpikur Dreqi nė mėnyrė qė robėrit e Allahut tė mund tė pėrqeshin dhe qėsendisin sė bashku me tė nė luftėn e tij kundėr Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij. Kjo ėshtė vello e Zjarrputistėve [Mexhusėve], e cila lė pėrshtypjen se ėshtė hyjnore. Madje, kjo ėshtė maskė e ēdo armiku tė fesė sė vėrtetė. Kėqyrni atė dhe do tė gjeni nė tė Brahmanizėm, Budizėm, Zoroastrianizėm, dhe bėsimet Manikiane. Ju do tė gjeni Platonizėm nė tė. Madje mund tė gjeni edhe Judaizėm, Krishterizėm, dhe idhujtari tė ditėve tė Injorancės".
Nėpėrmjet prezantimit tė pikėpamjeve tė kėtyre shkrimtarėve modernė lidhur me Sufizmin, dhe poashtu edhe shumė shkrimtarėve tė tjerė qė s'po i pėrmendim kėtu e tė cilėt kanė pikėpamje tė njėjta, na bėhet e qartė se Sufizmi ėshtė njė koncept i huaj qė ėshtė futur nė Islam. Kjo tregohet me praktikat e atyre qė ia atribuojnė veten Sufizmit; praktika tė cilat janė tė huaja pėr Islamin dhe janė shumė larg nga udhėzimi i tij. Me kėtė ne mendojmė nė ithtarėt e vonė tė Sufizmit, iluzionet mistike dhe fantazitė e tė cilėve janė bėrė tė shumta dhe tė mėdha.
Por, pėrsa u pėrket paraardhėsve tė kaluar si el-Fudejl bin Ijad, el-Xhunejd, Ibrahim bin Adham dhe tė tjerėve, ata kanė qenė mesatarė.