Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 02:30   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Udhėrrėfyesi yt drejt lumturisė dhe suksesit nė jetė

Ku ėshtė lumturia?


Ata qe mohuan Allahun dhe refuzuan rrugen e udhezimit nuk do te arrijne kurre lumturine e vertete.por vecse nje vegim mashtrues.Kjo,sepse ata lane pas dore vetetite natyrore te fshehura ne thellesine e nejriut.Ne qenien e tij nuk mund te ndahen kerkesat e trupit nga ato te shpirtit.Shpirti eshte baza e jetes se njeriut.

Allahu krijoi njeriun dhe i sqaroi atij rrugen e lumturise duke e paralameruar njekohesisht per rrugen e humbjes.Ai eshte i Dijshmi dhe i Urti e per kete thote:"A nuk e di Ai qe ka krijuar,kur dihet se Ai deperton ne thellesi te sekreteve,i njeh hollesite?" (El Mulk:14)

Zoti yt di ate qe te ben dobi ne jeten tende,eshte ai qe perhap shpirtin e qetesise dhe gezimit ne veten tende.Ai thote me gjuhen e Musait(a.s):
"Zoti yne eshte Ai qe cdo sendi i dha formen e vet,pastaj e udhezoi ate"(Taha:50)
si dhe:
"Ne e udhezuam ate(njeriun)ne rrugen e drejte,e ai do te jete mirenjohes ose perbuzes."(El Insan:3)

Nje fabrikues,duke ditur se cfare eshte e dobishme per prodhimin e tij percakton menyren e punes.Atehere si mund te behet me nje qenie njerezore,te cilen duan ta largojne nga rruga e Krijuesit te tij?Kur njeriu la rrugen e udhezimit,filloi te kerkoje te tjera rruge per te permbushur kerkesat e shpirtit.Keshtu,i prirur nga ky instikt dhe kerkese,iu drejtua diellit,henes,zjarrit e te tjere idhujve dhe zotave te krijuar,derisa iu nenshtrua atyre,duke menduar se i eshte pergjigjur kerkeses natyrore dhe ka arritur lumturine e shpirtit.
Megjithate perparimet e shkencave materiale,problemet shpirterore e shoqerore te individeve dhe shoqerive akoma vazhdojne te jene te acaruara.Madje,edhe kjo shkence qe supozohet se po i sjell komoditet dhe lehtesim njeriut eshte kthyer ne nje shpate qe rri mbi kryet e njerezve,ku te fortet me ane te saj i rrine mbi krye te dobeteve,duke i nenshtuar sipas deshirave dhe epsheve te tyre.Mjere ky qyteterim!

Njerezimi ka korrur fitore te madhe ne fusha te ndryshme,por cili qe cmimi dhe ndikimi i tere kesaj ne jeten tone?A mundem te gjeme lumturine?Po qetesine?Po paqen?
Jo!Ne vend te tyre pame deshperim,shqetesim dhe frike,semundje fizike e mendore,krime nga me te ndryshmet.Kjo dije,nese i nenshtrohet porosise hyjnore,duhet ta coje ate(njerezimin)ne nje hap perpara,me afer Allahut.Ne arrijme te shohim gjendjen e palumtur te njerezimit,e atje larg,ne horizonte,shohim flamurin e shpetimit te valevitet ne shkretetire,ne lartesine e shndritshme e cila ndrin per te mbyturit ne kenete.
Eshte pikerisht feja,ajo qe i jep njeriut lumturine e vertete,i realizon atij qetesine dhe mbikqyrjen e ndergjegjes duke i vene rregull ne jeten dhe ne sjelljen e tij,duke i vene fre padrejtesise se njeriut ndaj vellait te tij.Secilit prej tyre e njeh me te drejtat dhe detyrat e tyre,i drejton drejt punes pozitiveme te cilat kerkohet te arrihet kenaqesia e Allahut,i drejton sjelljet dhe i pastron shpirtrat.


Ajo eshte vendosmeri,mos kerko tjeter vec saj.
Ne te eshte miresi dhe qetesia e trupit.
Shiko ate qe tere boten sundoi.
A iku prej saj vec me pambuk dhe qefin?
E sheh njeriun te dashuruar pas dynjase,te lodhur...
Qetesine e tij do te gjente nese do te ishte i bundur.
Mengjes e mbremje ne kerkesa pafund
e ai nuk ka prej riskut vec ate qe Zoti i caktoi.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante