Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 02:33   #7
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Udhėrrėfyesi yt drejt lumturisė dhe suksesit nė jetė

Lumturia eshte ne ndjekjen e udhes se Profetit(a.s)


Allahu i madheruar dergoi profetet per te udhezuar njerezit,per tu treguar lumturine dhe per ti shpetuar nga erresira e paditurise dhe te humbjes.I fundit ishte profeti Muhamed(a.s) me te cilin Allahu perfundoi shpalljen hyjnore.Me te udhezoi njerezit te dilnin nga erresira ,mesoi njerezit ti largoheshin paditurise.Me mesazhin e tij u dha sy te verbuarve,veshe te shurdhuarve dhe hapi zemra te mbyllura,duke ndricuar me te token pas erresirave qe e kishin pllakosur.Me te u bashkuan zemrat pas ndarjes .Ai ishte meshire per boten e kete e permend vete Allahu ne kete ajet:

“E Ne te derguam ty (Muhamed) meshire per te gjithe krijesat.”(El Enbija 107)

Allahu ia hapi zemren dhe e ngriti lart emrin e tij.Poshterimin Ai ua premtoi atyre qe kundershtojne jo vetem urdhrat e tij por edhe udhezimin hyjnor,kurse shpetimin dhe lumturine ua premtoi atyre qe ndoqen rrugen e tij..

Muslimi transmeton nga Ijad El Mexhashi se Profeti (a.s) ,nje dite gjate hytbes se tij tha:
“Zoti im me urdheroi qe ate qe me mesoi mua tjua mesoj edhe ju.”Une,(Allahu)i krijova tere roberit e mi te paster,por atyre u erdhen shejtanet dhe i larguan larg fese se tyre.Ata ua ndaluan atyre ato qe ua pata lejuar.I urdheruan ata te me benin shok Mua,per te cilen nuk ka argument.Une(Allahu)veshtrova banoret e tokes dhe i urreva ata,arabet e joarabet,pervec disa individeve nga ithtaret e librit.Une te dergova ty(O Muhamed)qe te te sprovoj por eshte te sprovoj ata me ty dhe ty te kam zbritur nje liber qe nuk e lan uji* ,e lexon kur te jesh ne gjume e zgjuar.”

* I ruajtur permendesh,pra nuk bie ndryshimi tek ai,por qendron i pandryshuar me kalimin e kohes.


Allahu e dergoi ate qe ta sprovoje e me te te sprovoje te tjeret.E sprovon ate me kumtimin e shpalljes,me udhezimin e tyre ne rrugen e drejte,por edhe sprovon njerezit me te,per te pare se kush do ti besoje dhe a eshte i sinqerte ne bindjet ndaj tij,dhe ate qe kundershton,i behet armik,e mohon apo eshte hipokrit.

I madh eshte dallimi mes atij qe pati fatin e lumtur te ndjeke udhen e Profetit(a.s) me ate qe kthehet drejt rruges se humbjes dhe deshperimit,duke refuzuar udhen e Islamit dhe kembengul ne mosbesim.

Allahu thote:
“Nese ju vjen nga Une udhezim(liber ose pejgamber),e kush i permbahet udhezimit Tim,nuk ka per te humbur (ne dynja) e as nuk ka per te deshtuar (ne jeten tjeter)”
“E kush ia kthen shpinen udhezimit Tim,do te kete jete te veshtire dhe ne Diten e Kiametit do ta ringjall te verber.Ai(qe nuk besoi) do te thote:”Zoti im,perse me ngrite te verber,kur une isha me sy?Ai(Allahu)thote:”Ashtu si harrove ti argumentet Tona qe ti ofruam,ashtu ti je i harruar sot”
(Ta Ha 123-126)
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė