Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Te ankohesh vetem tek Allahu
Njeriu ka nevoje pėr furnizim dhe gjera tė tjera, dhe ka nevoje tė ruaje vetveten nga demtimet. nė tė dy rastet ai duhet ti lutet Allahut. Robi nuk duhet tė luse pėr risk askend pervec Allahut, dhe ai nuk duhet ti ankohet askujt pervec Allahut. Ashtu sic Jakubi as tha- "Tha (Jakubi)- "Une hidherimin dhe pikellimin tim ia parashtroj Allahut. . . Jusuf-86
Ne Kuran, Allahu permend heqje dore tė mire, falje tė mire dhe durim tė mire. eEshte thene qe heqja dore nė menyre tė mire ėshtė tė heqesh dore e bojkotosh pa demtuar askend;falja e mire ėshtė tė falesh pa qortuar;dhe durim i mire ėshtė tė durosh pa iu ankuar askujt nga krijesat. Kur Ahmed Ibėn Hambeli ishte semure, i thane atij se Tausi e urrente ankesat e tė semurit dhe thoshte kjo ėshtė ankese, keshtu Ahmedi nuk u ankua derisa vdiq.
Te ankohesh tek Krijuesi nuk e kundershton idene e durimit tė mire. Sepse Jakubi as tha- "Durimi i mire, ėshtė shprese qe Allahu do tė mi sjelle tė gjithe. . . Jusuf-83 por gjithashtu tha- "Une hidherimin e pikellimin tim ia parashtroj vetem Allahut. . . Jusuf-86
Umer Ibnul Khattabi ra zakonisht recitonte suret Junus, Jusuf dhe En-Nahl gjate namazit tė sabahut. Kur arrinte tek ajeti i mesiperm ai qante aq shume sa denesa e tij degjohej deri tek safat e fundit.
Musa u luste- O Allah, Ty tė takojne tė gjithe falenderimet dhe vetem tek Ty e drejtoj ankesen time. Ti je i Vetmi prej tė cilit mund tė kerkoj ndihme, tek Ty kerkoj mbrojtje dhe tek Ty mbeshtetem. Nuk ka ndihme dhe fuqi pa Ty.
Nje nga lutjet qe Profeti sas beri kur populli i Ta`ifit i beri ate qe i beri eshte- "O Allah, tek Ty ankohem pėr dobesite dhe pamundesite e mia, dhe pėr njerezit qe nuk u behet vone pėr mua. O me i Meshirshmi , Ti je Zoti i tė shtypurve dhe Zoti im. O Allah tek kush po me le mua? Tek tė huajt qe me largojne e torturojne, apo tek armiku qe i ke dhene fuqi mbi mua? Per aq sa Ti nuk je i zemeruar me mua, asgje tjeter nuk ka rendesi, por mbrojtja dhe ndihma Jote jane me mire pėr mua. Kerkoj mbrojtje nė driten e perkrahjes Tende, drita e tė ciles i largon erresirat dhe i drejton ceshtjet e dun`jase dhe akhiretit, qe zemerimi Yt tė mos zbrese mbi mua. Kerkoj faljen Tende derisa Ti tė jesh i kenaqur me mua. Nuk ka ndihme dhe fuqi vecse nė Allahun.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|