Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
Ubudijjah(Adhurimi) e vertete pėr Allahun
Nese kjo shte kuptuar qarte, do tė kuptojme se sa me shume zemra mbushte me dashuri aq me shume mbushet me robėri, dhe anasjelltas, keshtu i jep Allahut perparesi ndaj cdo gjeje tjeter. Zemra behet e varur ndaj Allahut nė dy menyra- me ane tė adhurimit, qe ėshtė qellimi kryesor, dhe nga ana e tė kerkuarit ndihmen e Tij dhe tė mbeshtetesh besimin tek Ai, qe ėshtė qellimi dhe fundi i cdo gjeje. Zemra nuk mund tė jete e forte ose tė kete sukses, ose e kenaqur, ose tė ndjeje kenaqesi, ose tė jete e mire, ose tė jete nė paqe, ose tė jete e qete vecse duke adhuruar Zotin, duke e dashut Ate dhe tė kthehemi me pendim tek Ai. Edhe neqoftese i ploteson tė gjitha deshirat nga krijesat, nuk do tė ndjeje qetesi, sepse ka nevoje pėr Zotin e tij, sepse Ai ėshtė qendra e adhurimit tė tij, dashurise dhe lutjes, dhe kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė patur gezim, kenaqesi, lumturi, paqe dhe qetesi.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|