Tema: Oso KUKA
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 22:58   #1
Vranina
 
Avatari i Vranina
 
Anėtarėsuar: 08-10-03
Postime: 76
Vranina i vlerėsuar jo keq
Gabim Oso KUKA



Nga Kolec TRABOINI

Shprehja "Mė je mbyllur brenda si Oso Kuka" pėrdoret nė zhargonin e bisedave tė pėrditshme kur komunikon me njė njeri, qė ke kohė qė nuk e ke parė, a qė rri brenda nė shtėpi pėr tė studiuar dhe del disi rrallė nė shoqėri.
Nė fakt shprehja nuk ėshtė krejt e saktė, sepse kujtdo qė i thuhet nuk ėshtė as nė kushtet, as nė qėllimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Pėr ta kuptuar se jo ēdo mbyllje nė shtėpi, nė zyrė, konvikt a sallė studimi, ėshtė e ngjashme me mbylljen nė Kullė tė Vraninės tė Oso Kukės me djemtė e tjerė shkodranė, le t'ju sjellim nė kujtesė ngjarjen:
Ishte koha e perandorisė turke. Malazezėt qė kishin shtetin dhe mbretėrinė e tyre tė dalė pas traktatit tė Shėn Stefanit nė mbarim tė luftės rusoturke, kėrkonin pushtimin e territoreve nėn Perandorinė Otomane, tė cilat nė tė vėrtetė ishin toka shqiptare. Nė maj tė vitit 1862, forcat malazeze nisėn sulmet nė Malėsi tė Shkodrės por u thyen nga malėsorėt e Hotit dhe tė Grudės. Njė muaj mė vonė, forca tė shumta ushtarake tė Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vraninės. Pėr tė mbrojtur pikėn kufitare tė Vraninės, qė ėshtė nė anėn veriore tė Liqenit tė Shkodrės, dolėn vullnetarė nga Rinia Shkodrane. Ndėr kėto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrės Oso Kuka.
Detyra e grupit tė tij prej 24 vetash ishte tė mbronin Kullėn e Vraninės, qė ishte dhe postė kufitare, qė ndante shtetin malazez me perandorinė otomane. U zhvilluan luftime tė shumta, nė mes grupit tė djelmoshave shkodranė tė komanduar nga Oso Kuka dhe ushtarėve tė shumtė malazezė. Oso Kuka me shokėt e vet rezistoi gjatė, mirėpo sulmuesit malazezė ishin tė shumtė, dhe vendosėn ta marrin me ēdo kusht Vraninėn.
Oso Kukės po i vriteshin bashkėluftėtarėt e vet njė e nga njė dhe ndihma nga qyteti i Shkodrės po vononin tė vinin. Nė momentet e fundit, kur malazezėt mendonin se kulla do tė dorėzohej, sepse ishin vrarė pothuaj tė gjithė mbrojtėsit, Oso Kuka me dy-tre shkokėt e mbetur akoma gjallė, megjithėse me trupin plagė, vendosin tė mos dorėzohen tė gjallė nė duart e armikut.
Mbledhin tė gjitha fuēitė e barotit nė njė vend tė kullės dhe ndenjėn nė pritje tė sulmit vendimtar tė armiqve. Kur ushtaret malazezė menduan se shqiptaret ishin vrarė tė gjithė, dhe i u afruan kullės me dėshirėn kush mė parė tė hynte brenda pėr tė vendosur flamurin malazez nė majė tė kullės, Oso Kuka i gatshėm me pishtar nė dorė, i vuri flakėn fuēive tė barotit. Kulla u hodh nė erė bashkė me rrethuesit dhe mbrojtėsit. U dėgjua njė shpėrthim i tmerrshėm.
Jehona e kėsaj ngjarjeje shumė shpejt u pėrcoll nė Shkodėr e nė Podgoricė - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarė tė 24 djelmoshat shkodranė nė kohėn mė tė bukur tė jetės sė tyre, por e kishin shpaguar veten, duke vrarė me qindra armiq qė u dogjėn e u pėrvėluan nė ekstazėn e fitores, qė u kthye nė njė tragjedi, e cila edhe sot e kėsaj dite kujtohet me hidhėrim nė Mal tė Zi.
Nenat shkodrane e rapsodėt e Malėsisė sė Shkodrės, trimėrinė e Oso Kukės e kėnduan nė kėngė trimėrie, qė edhe sot e kėsaj dite dėgjohen me admirim nga i gjithė populli shqiptar. Oso Kuka shumė shpejt u kthye nė simbol trimėrie e vetėmohimi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare, qė mizorisht u pushtuan nga fqinjėt tanė ballkanikė, dhe shėmbėllesa e tij ishte e gjallė e frymėzuese edhe nė zjarrin e luftės pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė dhe me pas.
Ndėr shkrimtarėt qė ėshtė frymėzuar mė shumė nga akti vetėmohues i Oso Kukės ėshtė Atė Gjergj Fishta, i cili nė kryeveprėn e tij "Lahuta e Malcis" i kushton katėr prej tridhjete kėngėve tė librit: Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.




http://www.rapsodet.com/lahuta%20e%20malcise.htm


Vranina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante