Kosova e ka shpallur njehere pavaresine e saj nga ish-Jugosllavia.
Populli i Kosoves ka mbeshetur kete akt dhe tash shtrohet pyetja se dhe sa kohe duhet te pritet qe e njihet kjo pavaresi?
Njohja eshte nje proces i veshtire, sepse asaj i bashkengjiten interesa nga me te ndryshmet rajonale dhe me gjere.
Me te drejte mund te shtrohet pyetja se pse vetem per Kosoven po dalin perhere pengesa ne rrugen e njohes se shtetit te saj?
Fqinjet e saj si: Shqiperia, Maqedonia dhe Mali i Zi, e kane pranuar de fakto shtetesine e Kosoves, ndersa problem mbetet si gjithhere politika e coroditur serbe.
Per momentin krahu politik ekstremist ne Serbi eshte ne ngritje dhe kesaj ngritje i ka sherbyer manipulimi i opinionit serb me problemin e Kosoves.
Per hir te se vertetes, Serbia e di se nuk ka me asnje mundesi qe te riktheje te shkuaren, mirepo ajo deri ne momentet e fundit po perpiqet te perfitoje.
Kosova po i sherben forcave ne pushtet per te perfituar ne afrimin e saj me BE dhe per te mbajtur pushtetin, ndersa opozites po i sherben si kapital i brendshem per te ardhur ne pushtet.
Shtyrja deri pas 21 janarit 2007 te njohjes se shtetesise se Kosoves, eshte perpjekja e fundit qe te shfrytezohet Kosova dhe populli i saj, per te shmangur nje ndezje civile ne Serbi dhe nje rikthim te se vjetres ne pushtet.
Pas 21 janarit 2007 asgje nuk mund ta pengoje shtetesine e Kosoves edhe sikur Serbia te kallet ne flaket e luftes civile.
Natyrisht qe shqiptaret nuk i desherojne askujt nje ndezje te luftes civile dhe ne kete rast ketu nuk perjashtohet as Serbia dhe populli i saj.
Kapitujt e se shkuares se larget dhe te afert nuk duhen hapur me kurre.
Gjate kesaj kohe, politika e Kosoves, intelektualet dhe opinioni publik, duhen pergatitur per te marre ne duart e veta fatet e shtetit me te ri europian.
Askujt nuk i sherben nje orientim i gabuar i politikes dhe opinionit publik, sepse shqiptaret kane e kane pritur per dekada te tera lirine dhe si popull martir dijne te ruajne qetesine.
Kosova eshte de fakto nje shtet i pavarur.
Cdo shqiptar e di se Kosova eshte e pavarur.
Nuk ka asnje shqiptar qe dyshon per kete.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|