Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-06, 21:31   #8
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Neshat Tozaj: E vėrteta e historisė "Kadare"

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=34718

22 Tetor Intervistė me shkrimtarin Neshat Tozaj

Shkrimtari Neshat Tozaj tregon tė vėrtetėn "Kadare". Njohja
dhe miqėsia me Ismail Kadarenė, historia e vajzės sė
shkrimtarit me Renato Rrapin. Ndikimi dhe roli i Tozajt dhe
Kadaresė nė kėtė ngjarje. Si ndodhi internimi i Rrapajve.
Historia qė solli transferimin e tyre. Pretendimet e
Janulla Rrapit, sa qėndrojnė. Shkrimtari Tozaj shpjegon dhe
pėrse kthehet kjo histori sėrish nė shtyp.

Njohja dhe miqėsia juaj me Kadarenė.

Kam filluar ta dua shkrimtarin Kadare, qė nė veprat e tij
tė para. Kur mė binte rasti tė flisja me shokėt pėr librat,
u thosha se ai ėshtė njė shekull pėrpara tė tjerėve. Kam
lexuar gjithēka tė tij dhe, edhe tani qė i kam kaluar tė
60-at, qė kam njė pėrvojė tė gjatė letrare dhe njė pėrvojė
ndėrkombėtare modeste, ruaj tė njėjtin mendim, qė Kadareja
ėshtė mė i miri shkrimtar shqiptar.

Pėr shumė vite nuk kam qėndruar dhe aq afėr ambienteve tė
shkrimtarėve. Kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira me Nasho
Jorgaqin, Vath Koreshin, Skėnder Drinin, Kiēo Blushin,
Fatos Kongolin e shumė tė tjerė. Se kush dreqin, nė ato
kohė, kishte shpikur njė “luftė” mes Agollit e Kadaresė. Sa
pėr mua, nuk mė pėlqente tė rreshtohesha nė njėrin apo
tjetrin “kamp”, kisha mendimin tim pėr letėrsinė e
Kadaresė, por mė pėlqente personaliteti dhe vepra e Dritėro
Agollit. Nuk kisha pirė asnjė kafe me njėrin apo me
tjetrin. Nė njė plenium tė lidhjes (nuk mė kujtohet i sati)
kur Ismail Kadarenė e kishin vėnė pėrpara, (pėr tu dhėnė
mėsim dhe tė tjerėve) kam qenė bashkė me Nasho Jorgaqin nė
sallė. Mbaj mend, qė Zonja Nexhmije Hoxha mbajti njė fjalė
agresive kundėr Kadaresė. Duke botuar disa vepra me temė
historike ose gjoja historike, Kadareja krijonte asociacion
dhe identitet mes pushteteve tė shkuara dhe tė viteve
komuniste. Tė them tė drejtėn, ngaqė nuk merrja pjesė ose
merrja pjesė fare rrallė nė aktivitetet e shkrimtarėve, mua
ky plenium m'u duk njė linēim i vėrtetė. I thashė Nasho
Jorgaqit nė vesh, si thua tė ngrihem, nuk mund tė lejohen
gjėra tė tilla ... Nashoja, mė vuri dorėn tek gjuri dhe mė
tha, nė asnjė mėnyrė. Nė raste tė tilla njeriu mendon pėr
shumė gjėra, pėr fėmijėt, pėr burgun, pėr tė afėrmit, pėr
veten, por mua ēuditėrisht mė frenoi e vetmja gjė qė mė
erdhi ndėrmend, mė frenoi “poza” qė po pretendoja tė
merrja. Unė isha (dhe jam) njė shkrimtar i zakonshėm dhe
pėr mua do tė thoshin, ja kush e pėrkrahu, i panjohuri
Neshat Tozaj, ai i filmave dhe i librave policesk. U
takonte atyre, tė tjerėve, tė mėdhenjve, ta pėrkrahnin, por
asnjėri nuk u bė i gjallė. Kadareja e ndjeu veten shumė tė
vetmuar dhe kjo u duk nė autokritikėn e tij. Autokritika aq
tė trishtueshme dhe aq vetėposhtėruese, mund tė bėheshin
vetėm nė socializėm. Njė tė tillė autokritikė kisha lexuar
nė gazetėn “Drita” nga shkrimtari Dhimitėr Xhuva, pėr
romanin “Tuneli”. Nashoja i kishte folur pėr mua, pėr atė
ēka i thashė nė mbledhje dhe kjo i kishte bėrė shumė
pėrshtypje Ismailit. Ne nisėm tė afroheshim dhe erdhi njė
kohė, qė takoheshim ēdo ditė ose ēdo dy ditė.

Si ishte miqėsia juaj, njė i shquar dhe njė, ta themi, i
zakonshėm?

Nė kėtė miqėsi ishte zgjidhur ēėshtja themelore qė mund tė
vėrė nė sherr dy shkrimtarė, ēėshtja kush ėshtė i pari. Tė
tjerat ishin marrėdhėnie midis dy njerėzve tė barabartė.
Njėherė Helena, me atė buzėqeshjen e saj tė butė dhe tė
sinqertė mė ka pyetur si ishte e mundur, qė miqėsia me
Ismailin po zgjaste aq shume, tej miqėsive tė tij tė tjera.
Ju pėrgjigja, se ishte zgjidhur ēėshtja se kush ishte i
pari dhe unė, kur hyja nė shtėpinė e njė miku, nuk e kisha
pėr zakon t’ia shikoja gratė nga vithet.

Ne nuk bisedonim shumė pėr letėrsi. Mė vinte rėndė dhe
pakėz turp t’i flisja pėr librat e tij dhe personazhet, siē
bėnin tė tjerėt. Unė dėgjoja kryesisht opinionet pėr
eksperiencat e tij letrare me jashtė, konsideratat pėr
letėrsinė mė tė pėrparuar tė kohės dhe merrja pjesė me
mendimet e mia, kur isha i sigurtė apo kur ishte fusha ime
e drejtėsisė apo e filozofisė. Njėherė, duke shėtitur nė
bulevardin e madh, aty midis ministrive, ai mė tha se i
kishte folur Pirro Misha, pėr romanin tim “Thikat” dhe ai
ishte ēuditur, pėrse unė nuk i kisha folur pėr kėtė vepėr.
E lamė qė t’ia jepja romanin, i cili nė shtėpinė botuese qe
pritur me recensione tė pafata, kishte pasur gjithashtu
edhe njė redaktor qė e ruante mirė karrigen e tij. Kadareja
e lexonte librin dhe ndėrkohė, ne flisnim pėr gjėra tė
tjera. Nė tė vėrtetė, unė digjesha nga kureshtja tė dija
seē mendonte. Njė ditė, ai mė tha se po e lexonte romanin
sikur tė ishte vepėr e tij, se donte ta dominonte ai librin
dhe jo ta tėrhiqte libri pas vetes. Dhe njėherė tjetėr, mė
bėri tė skuqem deri tek veshėt, kur mė tha se “Thikat”
ishte roman i rėndėsishėm nė letėrsinė shqipe. Dhe ai,
shkrimin pėr librin nė gazetėn “Drita”, e botoi po me kėtė
titull. Ai mi dha vėrejtjet e librit, kapitull pėr kapitull
(fletėt e shėnimeve i ruaj edhe sot) dhe diskutuam me shumė
kujdes. Ishim tek hotel “Dajti” dhe dua tė them qė gjatė
viteve qė takoheshim, deri nė vitin 1990, para se tė
largohej, kam mėsuar shumė nga kultura e tij perėndimore,
nga njohjet e gjera tė sistemit kapitalist tė ekonomisė sė
tregut. Ai ishte i pėrpiktė nė takime, i pėrpiktė deri nė
pėrsosmėri, miqėsor nė mėnyrė tejet korrekte dhe nė dy-tri
raste, qė i kisha bėrė vėrejtje pėr kapėrcimin e kufijve tė
barazisė tonė shoqėrore, mė kishte kėrkuar falje.

Si lindi problemi i vajzės sė Ismail Kadaresė?

Ne shqiptarėt kemi njė koncept tė ēuditshėm mbi miqėsinė:
miqtė duhet tė dinė gjithccka pėr njėri-tjetrin, pėr
familjet e tyre, pėr farefisninė, pėr lindjet dhe vdekjet
etj. Miqtė kanė tendencėn dhe ėndėrrojnė ta lėnė trashėgim
miqėsinė e tyre tek fėmijėt e tyre, tek nipėrit dhe nė
gjithė breznitė. Siē mund ta keni vėnė re, unė nuk i bėja
pyetje Kadaresė pėr ēėshtjet qė quheshin tė tij, tė
brendshme, private. As ai mua. Unė nuk e pyesja as pėr
librat qė shkruante veē, kur vetė ai mė thoshte. Ne kishim
diskutuar njė tregim, qė ai e ka quajtur “Nata me hėnė”.
Duke folur pėr subjektin, ai mė tha qė ky subjekt nuk mund
tė shkruhej, ishte delikat dhe i rrezikshėm. Mua nuk mu duk
ashtu dhe i thashė se mund tė shkruhej. Njėherė, nė njė nga
takimet, ai mė tha: ai tregimi yt po mė zgjatet si “bishti
i lugatit”, por dukej i kėnaqur. Edhe pėr problemin e
vajzės mė kishte thėnė dėshpėrimisht, se vajza e madhe
ishte njohur me njė djalė tė lagjes, gati fqinj dhe e
kishte dashuruar. Pas ca kohėsh vajza ishte ftohur dhe
donte tė tėrhiqej, por papritur jo vetėm djali, por edhe e
ėma ishin bėrė agresivė. Donin me ēdo kusht tė bėnin
krushqi, me ēdo kusht. I thashė mendimin tim, se kjo ishte
e drejta e vajzės dhe se mė dukej absurde pėrpjekja e
palės, pėr tė bėrė krushqi mė forcė. Sigurisht, nėse do tė
kisha ndier qė Kadareja kishte ndėrhyrė mė autoritetin e
tij, qė ta prishte lidhjen midis tė rinjve, do t’ia kisha
thėnė hapur pikėpamjen time. Unė e njihja pra, kėtė fakt,
por vetėm kaq. Tani, kjo ėshtė bėrė historia e Gresės dhe e
Renatos, njė histori dashurie ku krimineli, Ismail, (ka
edhe njė emėr turk), me thikė ndėr dhėmbė u hakmor ndaj
djalit tė “varfėr” Renato...

Cili ėshtė raporti juaj me kėtė ēėshtje?

Nė Ministrinė e Brendshme, nė atė kohė edhe unė bėja
shėrbim operativ 24 orėsh. Njėherė mė mori nė telefon
Kadareja. Ishte mbasdite vonė dhe as qė mė kujtohet ora. Ai
ishte shumė i tronditur. Mė tha se kishte hyrė nė shtėpi tė
tij mė forcė nėna e atij djalit, e kishte thyer derėn e
shtėpisė mė njė mjet tė fortė dhe po bėnte potere tė madhe.
E kėshillova tė tregohej sa mė gjakftohtė, sepse ky ishte
njė dhunim banese pra, njė krim dhe se do tė bėja ē’ėshtė e
mundur ta ndihmoja.

Unė mora nė telefon oficerin e Drejtorisė tė Punėve tė
Brendshme nė Tiranė, ia tregova ngjarjen dhe i thashė tė
njoftonte eprorėt (Kadareja zotėri, ka qenė njė njeri i
rėndėsishėm, por jo nga ata qė bėnte raportet e plenumit tė
KQ tė PPSH, se KQ kishte plot specialistė raportesh). Ja
pėrse ish aq brenda detyrės time dhe brenda kompetencave,
kur i thashė tė njoftonte eprorėt. Qė tė mos bėj sikur nuk
e di, unė u interesova qė atė mbrėmje dhe mėsova se nė
vendin e ngjarjes kishin vajtur oficerėt e policisė dhe
operativi i sigurimit Vladimir Meēaj, i cili merrej me
mbrojtjen e inteligjencės. Pra kishin filluar procedurat
sipas ligjit.

Zonja Janulla Rrapi pretendon, qė kur ishte nė shtėpinė e
Kadaresė ju i keni folur asaj nė telefon me fjalor tė keq.
Sa qėndron kjo?


vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė