Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-06, 21:33   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

vazhdimi


Nuk mė kujtohet t’i kem folur, por edhe nė i paēa folur,
unė nuk e kam zakon tė pėrdor fjalor tė keq. Tė gjithėve
duhet t’u vejė mendja se ē’donte ajo zonjė nė shtėpinė e
Kadaresė, nė atė shtėpi ku kishte hyrė me dhunė, i zoti i
tė cilės lutej ta nxirrnin pėrjashta, nė kushtet kur ēdo
qytetar tjetėr do ta kishte nxjerrė jashtė me shkelma. Mua
mė kujtohet tė kem folur njėherė, ballė pėr ballė me kėtė
zonjė dhe kjo mund tė ketė ndodhur midis viteve 1995-1997.
Isha pėrpara derės sė Ambasadės Bullgare, pėr njė vizė dhe
kur dikush nga personeli thirri emrin tim, njė grua me
shumė tualet, mu drejtua: “Ju qenkeni Neshat Tozaj, qė mė
keni torturuar djalin?” Nuk e kisha parė kurrė kėtė zonjė,
sepse profesioni im nuk mė ēonte nė kontakte me njerėzit. E
pyeta pėr rrethanat dhe mė tha, se “krimin tim” e kisha
bėrė bashkė me Kadarenė, se djali i saj ishte bėrė i sėmurė
psikik nga unė, nga Kadareja etj. Iu qasa mė pranė dhe e
pyeta: “Tani, qė kėto punė kanė dalė sheshit e keni parė
atė dosjen e djalit tuaj”? Mė tha se e kishte parė. Pyetjes
time, nėse e kishte gjetur emrin tim atje, iu pėrgjigj se
nuk e kishte gjetur. Ne diskutuam dhe ajo mė kėrkoi tė
falur. Tani, ajo ndoshta i ka harruar tė gjitha ose
“suflerėt” duan ta bėjnė sa mė dramatike dhe sa mė
interesante ngjarjen, me futjen e emrit tim nė tė.

Si ka qenė reagimi i Kadaresė nė kėtė ngjarje?

Kadareja ishte baba. Njė baba, por dhe njė njeri i shquar
qė nuk mund tė vepronte si njerėzit e zakonshėm. Ai iu
drejtua organeve tė policisė. Policia i kishte kėrkuar njė
informacion mbi gjithė situatėn dhe ai e kishte dhėnė. Ai
priste pra, qė policia ta zgjidhte kėtė problem. Unė i kam
qėndruar afėr atė kohė dhe mė shumė rrinim tė heshtur, sesa
flisnim. E respektoja heshtjen e tij, sepse ishte dhimbja e
tij. Njėherė mė tha se pas zonjės Rrapi qėndronin shumė
njerėz tė tjerė tė administratės, njerėz qė e urrenin pėr
letėrsinė e tij dhe pėr qėndrimin e tij. Mė pėrmendi edhe
emra, pėr tė cilėt unė nuk desha tė bėj komente, sepse as
ai nuk kishte prova dhe unė jo qė jo. Mua mė habiste
dhimbja e tij qė ishte thellėsisht njerėzore, por qė nuk
manifestohej si ato skenat qė shikojmė rėndom nė televizor,
kur bėhet fjalė pėr njė krim: “ta kapin, ta torturojnė,
t’ia bėjnė mishin gjak dhe t’i hedhin kripė”. Ai nuk pati
treguar asnjėherė kėtė lloj egėrsie. Ismaili, thjesht
ēuditej nga mungesa e civilizimit te kėta njerėz. Pse
kėmbėngulnin aq shumė. Atij po, por edhe mua mė ēudiste
shumė pėrpjekja mbinjerėzore e “krushkės” pėr tė krijuar
skena dramash dhe lidhje krushqish, tė cilat vajza Kadare
nuk i donte.

Kam folur privatisht me Gresėn, vajzėn e mikut tim Kadare,
pa dijeninė e tij, me qėllim qė tė mėsoja drejtpėrsėdrejti
mendimin e saj pėr kėtė ēėshtje. Ajo mė tregoi historinė e
tyre. Ishte historia tipike e vajzave tė pasura qė rrinin
nė pallat, tė cilave u duket interesante lidhja me djem nga
shtresat e vobekta. Ndoshta kėtė e bėjnė, pėr tė kompensuar
dhe pėr tė ndarė lumturinė e tyre tė madhe. Dhe djemtė, kur
janė ata tė varfėrit dhe u bie njė “pasuri” e tillė nga
qielli tregojnė tė gjithė shkathtėsinė e rrugės. “Rruga” ka
forcė dhe pushtet tė jashtėzakonshėm. Gresa kishte arritur
nė konkluzionin, qė ajo miqėsi nuk mund tė vazhdonte.
Rrethanat dhe vlerat, duke u nisur nga vetė djali i
dukeshin tė papranueshme. Asaj i dukej e neveritshme
pėrpjekja me thonj e me dhėmb e nėnės sė tij, pėr t’iu
ngjitur fort asaj dhe familjes sė saj. Kur e pyeta pėr
prindėrit, mė tha thjesht se ky ishte problemi i saj dhe jo
i tyre. Gresa ishte njė vajzė me personalitet, brilante, e
vėrtetė dhe e pasheqerosur. Ajo nuk njohu veē medalje tė
arta nė studimet e saj. Por ne e kemi fjalėn pėr reagimin e
Kadaresė. Njėherė, pasi kishin mėsuar se do ta internonin
atė djalin, mė tha: As qė ia doja dhe as qė ia dua tė
keqen, kurrė nuk mė ka vajtur mendja pėr internimin e tij.
Unė doja dhe dua tė mė lėnė tė qetė vajzėn dhe familjen
time. Unė nuk mund tė them se ai shtirej.

Si punonjės i Ministrisė sė Brendshme, a keni ndikuar ju nė
kėtė histori?

Kam ndikuar, duke i thėnė njėrit apo tjetrit zyrtar tė
Ministrisė sė Brendshme. As qė mė shkonte ndėrmend tė
shkelej ligji dhe druaj, qė ligji nuk ėshtė shkelur. Nė
Shqipėri funksiononin burgjet, kampet e pėrqendrimit,
internimet dhe dėbimet. Kjo familje nuk ėshtė trajtuar si e
internuar politikisht, nuk ėshtė internuar me vendim tė
Komisionit Kombėtar tė Internimeve dhe Dėbimeve. Ata janė
dėbuar nga Tirana, pėr njė afat tė caktuar nga komisioni
pėrkatės i Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės. Ky komision
trajtonte njerėzit jo-politik qė merreshin me akte
rrugaēėrie, qė nuk punonin, qė prostituonin etj. Djali i
Janullės, njė natė vonė, pas njė pleniumi tė shkrimtarėve,
sė bashku me ca shokė tė tij bėrtisnin tek pallati i
Ismailit, qė ai t’i dėgjonte fjalė tė pakontrolluara si: ju
bėni pleniume, por ligjin e bėjmė ne etj. Kėto, nė Kodin
Penal tė kohės quheshin sjellje tė padenja nė shoqėri.

Nuk ngjan e rėndė, qė tė internohej njė familje pėr njė
histori dashurie?

Unė uroj qė tė gjithė ata qė rendin pas ngjarjeve tė tilla,
tė mos pėsojnė asgjė tek fėmijėt e tyre. Shteti ėshtė shtet
edhe dje edhe sot. Dje kishte internime apo dėbime, kishte
burgime etj. ndėrsa sot tė heqin nga puna, tė lėnė pa bukė,
tė shkelin tė drejtat dhe liritė, nuk tė japin tė drejtat
ligjore apo kushtetuese. Sa pėr mua, kam qenė nė anėn e
atyre qė u shkelen tė drejtat edhe dje edhe sot. Sipas
meje, demokracia s’ėshtė gjė tjetėr veēse “diktaturė e
ligjit”. Nėse ligji ėshtė njėlloj pėr tė gjithė, demokracia
ecėn pėrpara.

Si ju duket rikthimi i kėsaj ēėshtjeje nė shtyp?

Mė duket normale nė amoralitetin e tij. Kur shtypi ėshtė
“kaps” nxjerr ēėshtjen e M. Shehut, ėshtė vrasje apo
vetėvrasje. Po kėshtu edhe ēėshtje tė tjera, pėrfshirė edhe
kėtė qė e quajnė “ēėshtja Kadare”. Akuza pėr Kadarenė, se
gjoja internoi pretendentėt pėr krushq i ngjan motamo
akuzės pėr Dritėroin, qė ka burgosur artistė disidentė.
Atėherė pse duheshin organet e policisė, tė prokurorisė, tė
gjykatės kur nė fushėn e artit mund t’i bėnin kėta kėto
punė, madje edhe tė mbroheshin me metoda policore. Njė
person qė ndodhej nė zyrėn e Ministrit, Hekuran Isai kur
diskutohej pėr kėtė ēėshtje kishte bėrė supozimin se gjėrat
nuk ishin aq tė thjeshta: Ismaili, Tozaj qė ishte oficer
roje, dera qė thyhej etj. Ministri Isai i kishte thėnė i
ēuditur: “ti mendon se kjo ėshtė njė gjė e krijuar
vullnetarisht”? Ai atėherė ishte tėrhequr, por sot ndoshta
mendon se bėhet interesant dhe mund tė harrohen mėkatet e
tij. Pėr njerėz tė tillė, populli ka njė fjalė tė urtė: “Ky
zotėria do tė bėjė shkencė nė bythė tė Argjiros”. As me tė
sėmurėt nuk duhet tė tallemi. Tė sėmurėt duhet t’i lėmė nė
hallet e tyre. Thonė se sėmundjet vinė nga Zoti. Edhe
djemtė e miliarderėve vuajnė nga sėmundje tė tilla dhe jo
vetėm ata, qė kanė qenė tė internuar apo tė dėbuar. Ne kemi
dalė nė njė sistem, ku njerėzit nuk duhet tė pėsojnė.
Ndėrsa disa, pėr disfatat nė jetėn e tyre, duan tė bėhen
interesantė nėpėr gazeta, ca tė tjerė bėjnė fajtor vetė
Zotin, qė kanė dalė dėshmitarė tė sigurimit tė shtetit
kundėr ca grave tė mjera sovjetike tė ndara nga burrat. Ca
tė tjerė bėjnė fajtorė jo aq Zotin sa diktaturėn komuniste,
qė duke qenė hetues i kanė kapur nė flagrancė me tė
pandehurat e tyre.

Jo, Zoti nuk ėshtė fajtor zonja apo edhe zotėrinj. Diē ka
ndodhur nė jetėn tuaj, diē qė nuk e keni menaxhuar mirė
(siē thonė sot).

Njė shoqėri qė u kthehet e u rikthehet tė tilla gjėrave,
njė shoqėri qė si kafshė ripėrtyp, nuk mund tė jetė nė
rregull.

Kėto kohė Kadareja ka qenė nga mė tė sulmuarit, mbase pas
Enver Hoxhės dhe shpesh kam menduar, pse ka ndodhur kėshtu?
I pari mendim qė mė vjen ndėrmend ėshtė se “burrat e shquar
dhe gratė e bukura janė objekt tė pėrgojimit”.

Ismail Kadareja, pas vitit 1990, ka marrė njė pozicion
autoritarist. Ai ka ca ide, pikėpamje, modele, opsione, pėr
tė cilat paraqitet si njeriu mė kompetent dhe nuk lejon nė
asnjė mėnyrė tė shprehet njė mendim ndryshe. Profesor
Paskal Miloja shpreh njė mendim ndryshe dhe Kadareja, i
sulet si shqiponja lepurushit tė mjerė. Mirėpo nuk dihet
nėse Kadareja ka tė drejtė dhe nuk dihet nga i burojnė kėto
tė drejta. (Miloja hakmerret pėr kėtė gjėmim tė Kadaresė
njėlloj si tė gjithė shqiptarėt, sepse edhe ai ka marrė
gjalpė pa tollon) P. Milo tha nė Pezė, se pėr E. Hoxhėn
duhet tė shprehet Historia. Dhe pėrveē ca njerėzve tė
ēuditshėm kėtu nė Tiranė u dėgjuan edhe sokėllimat e
Kadaresė nga pėrtej. E pėrse? Edhe unė jam shprehur nė
shtyp se Zoti Milo ka tė drejtė, se ashtu si Historia deri
dje nuk ishte shprehur pėr Zogun dhe u shpreh sot, po ashtu
Historia duhet tė pėrgatitet tė shprehet edhe pėr Enver
Hoxhėn. Historia ėshtė shkencė, me rregullat dhe ligjet e
veta njėlloj si shkencat ekzakte, prandaj profesor Miloja,
ka tė drejtė tė thotė pikėpamjen e tij dhe askush nuk ka tė
drejtė tė bėjė atribuime mbi figurėn e tij apo tė krijojė
insinuata absurde.

Mua mė duket se edhe polemika midis Kadaresė dhe Qosjes
ėshtė e provokuar nga Kadare dhe se ai nuk ėshtė treguar nė
normė etiko-morale, kur flet pa konsiderata pėr njė idhull
tjetėr tė shqiptarėve, pėr Rexhep Qosjen. Mua mė duket e
drejtė ndėrhyrja brilante, nė kėtė polemikė e Profesor
Kristo Frashėrit, i cili tregon rregullat elementare tė
Historisė si shkencė. Pa dashur tė marr nėpėr gojė
Kadarenė, maninė e tij pėr tė qenė kategorik apo fjalė e
fundit e shkencės, e moralit, e civilizimit, evropianizimit
doja vetėm tė nėnvizoja nevojėn e njerėzve publikė, pėr tė
qenė modest dhe tė vetėpėrmbajtur nė njė shoqėri civile ku
tė gjithė njerėzit kanė tė drejta dhe liri tė barabarta qė
mund t’i ushtrojnė sipas ligjeve apo edhe kapriēiove tė
tyre. Parimi bazė i publicitetit kėrkon qė tė shfaqesh nė
publik sa mė rrallė, me fjalėn e duhur dhe nė kohėn e
duhur. Pėrse digjen disa analistė tanė? Ata digjen se nuk
kundėrshtojnė asnjė ftesė, ata pėrsėrisin veten dhe bėhen
tė pabesueshėm, tė mėrzitshėm pėr publikun. Kjo ėshtė edhe
tatėpjeta e tyre.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė