Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-06, 21:34   #10
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sa qesharake dhe neveritshme

"Kadares duhet ti kerkojne falje"!!? Po Renatos?? Hetusi i asaj kohe tani na del edhe si shpetimtari, sa turp dhe sa po lexojme c'do dite ku tani e kemi besdi te hapim edhe kompiutrin. marre nga tirana Observer

INTERVISTA/Flet ish-hetuesi i ēėshtjes, Riza Hicka

"Kadare mė kėrkoi lirimin e Renato Rrapit"


Roland QAFOKU, Dorina TOPOLLAJ
Nė median e Tiranės ka shpėrthyer kėto ditė njė histori qė e ka trazuar jo pak mendjen e shqiptarėve. Janulla Rrapi, nėna e Renato Rrapit, nga SHBA-ja ku jeton prej disa vitesh ka lėshuar njė lumė akuzash pėr shkrimtarin e madh Ismail Kadare, lidhur me historinė e lidhjes sė djalit tė saj Renato me vajzėn e tij Gresa. Por ndėrsa alibitė janė alibi dhe versionet, versione, nė ndihmė tė zbardhjes sė kėsaj historie na vjen njė personazh krejt, krejt i veēantė. Quhet Riza Hicka dhe ėshtė hetuesi i asaj dosjeje qė ka plasur nė media pas 25 vjetėsh. Juristit qė hetoi dosjen nė fjalė i kujtohet shumė mirė ajo ngjarje e vitit 1981. Nė atė kohė nuk ishte e rrallė pėr njė hetues tė kishte tė bėnte me keqbėrės apo gjithėfarėsoj. Por tė kishte nė njė ēėshtje tė madhin Kadare, patjetėr qė ishte mė shumė se e rrallė. I kujtohet edhe detaji mė i hollė. Si filloi ajo, kush denoncoi, ēfarė akuze dhe pranimi i saj nga Renato Rrapi, dhe si vendosi ta pushojė ēėshtjen. Por i habitur me versionin e ri qė vjen pas dy dekadash e gjysmė, Hicka hedh nė tavolinė njė fakt shumė kokėfortė: "Kadare mė ka kėrkuar mua me shkrim qė ta liroja Renato Rrapin", thotė ish-hetuesi. Njė fakt qė nuk kėrkon shumė komente. Madje, juristi i njohur kėrkon tė zbardhet publikisht dhe tė bėhet publike e gjitha dosja qė ka hetuar nė atė kohė. "Jo vetėm fjalėt e mia, por edhe fletėt e asaj dosjeje do tė vėrtetojnė se Kadare nuk ka mė tė voglin implikim dhe dashakeqėsi ndaj atij djali", shton Hicka. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Tirana Observer", Riza Hicka rikthen edhe njė herė ngjarjen nė fjalė. Pėrse e caktuan atė pėr tė hetuar kėtė ēėshtje. Si e gjeti tė shkatėrruar derėn e apartamentit tė Kadaresė. Arrestimi i Renatos dhe ēfarė i tha nė hetuesi kur e mori nė pyetje. Dhe nė fund, lirimi pas kėmbėnguljes sė Kadaresė. Njė intervistė qė hedh dritė mė shumė pėr njė ngjarje qė po pėrflitet shumė.
Sipas informacioneve tona, ju zoti Hicka keni qenė hetues i ēėshtjes sė Renato Rrapit, njė personazh qė nė fillim tė viteve '81 ka pasur njė ēėshtje penale. Nė median e sotme, e ėma e tij, Janulla, tregon historinė sipas variantit tė saj. Ē'mund tė na konfirmoni ju pasi keni qenė hetues i kėsaj ēėshtjeje?
Gjatė gjithė kėtyre ditėve kam lexuar shkrime tė tilla nga shumė personazhe, qė nė atė kohė edhe kanė drejtuar, dhe ju them, se kėto janė fakte qė s'mund t'i mohojė asnjeri, se duke qenė hetues qė mbuloja rajonin e tretė, kam qenė hetuesi i parė qė kam kontaktuar dhe jam marrė me kėtė ēėshtje. Ngjarja ka ndodhur, mos gaboj, nė vitet '81-82. Mė kujtohet mirė se s'ka qenė unifikuar Hetuesia, s'ka qenė krijuar Hetuesia e Pėrgjithshme. S'e mbaj mend ekzaktėsisht datėn, pasi ajo ishte ēėshtje rutinė nė atė kohė edhe pse lidhej me zotin Kadare, por mė vonė u bė bujė mė shumė, sepse si duket veprimet e kundėrligjshme tė kryera nga nėnė e bir vazhduan dhe mė vonė, dhe i hetuan edhe hetues tė tjerė.
Kush jua caktoi ēėshtjen?
Mua mė ka thirrur kryetari i Hetuesisė sė asaj kohe, i ndjeri Koēo Josifi, i cili mė tha se duhet tė veja tė bėja njė kėqyrje nė banesėn e Kadaresė, pasi i ishte goditur dera e shtėpisė. Nuk e mbaj mend ditėn, se kanė kaluar shumė vite, por mė kujtohet se kam vajtur me gjithė ekspertėt dhe kemi bėrė kėqyrjen e derės, e cila ishte shumė e dėmtuar.
Nė ē'formė ishte dėmtuar?
Ato dyer qė tė gjithė i mbajmė mend se si ishin atėherė, ishin me kompensata dhe ishin tė ēara me goditje tė forta. Mbaj mend, se dera kishte vrima tė mėdha. Ekspertėt me ē'e mbaj mend unė, atėherė e pėrcaktuan se vrimat ishin bėrė me gur.
Bėhet fjalė, nė shtėpinė e Kadaresė te Pallati i Shkrimtarėve?
Banesa qė ka pasur Kadareja, pallati ku rri sot Dritėro Agolli. E mbaj mend, se ka qenė njė kat mė poshtė Dritėroit, i bie kati i tretė mė duket.
Me kė kontaktuat aty?
Aty kam gjetur zotin Kadare, motrėn e tij dhe duhet tė ketė qenė para orės 14:00, para se tė mbaronte orari zyrtar i punės.
Ēfarė biseduat me Kadarenė nė ato momente?
Mė kujtohet se ishte shumė i shqetėsuar. Tė thuash tė vėrtetėn, nė atė kohė s'kishe kurajėn tė godisje derėn e Kadaresė, jo se pėrfaqėsonte Kadareja njė figurė politike tė madhe, por se ishte njė figurė shoqėrore, njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj qė ishte njohur dhe nė botėn jashtė, dhe pa i hyrė me themel kėtyre gjėrave, unė mendoja se shteti e mbronte nė atė kohė. Kisha njė mendim, qė s'besoj se e kisha vetėm unė, por cilido nėpunės i asaj kohe mendonte se ky njeri me gjithė kėto cilėsi duhej tė mbrohej nga shteti. Mė pas e kuptova qė kishte gjėra tė tjera, qė unė dua t'i them kur tė vijė momenti. Kadareja nuk mbrohej nga shteti, por sulmohej ashpėr nga segmente tė caktuara tė shtetit.
Pse sipas jush, Kadareja sulmohej nė atė kohė?
Unė s'dua tė hyj nė thellėsi, tė analizoj gjėrat. Por, ama di qė kishte njerėz tė niveleve tė ulėta nė administratė, qė kishin kurajė dhe e shanin nė mėnyrėn mė tė ashpėr nė atė kohė kur Kadare ishte idhull pėr tė gjithė shqiptarėt. S'e kuptoj pse e bėnin atė dhe nga kush ndiheshin tė mbrojtur.
Kur u ndalua Renato?
Unė mbaj mend se po atė ditė ne kemi bėrė ndalimin e Renatos.
Sa vjeē ishte Renato?
Mos gaboj, ishte student nė universitet, nė vit tė parė, nė mos gaboj. Por jam i sigurt qė ai ishte nė moshė qė tė merrte pėrgjegjėsinė penale.

vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė