.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
vazhdimi
E morėt nė pyetje?
Mbaj mend qė e kam marrė dhe nė pyetje.
A ju kujtohen detaje gjatė kėsaj kohe?
Me saktėsi jo, por meqė jeni gazetarė me dashamirėsi do t'ju thosha qė tė merreni mė shumė me investigimin. Shpesh e kemi ankesė pėr ju kėtė. Ju kėshilloj tė shkoni nė arkiva, ėshtė dosja atje dhe mund tė verifikoni gjithēka.
Sipas jush, cili dokument nė dosje ėshtė pika e zbardhjes sė gjithė kėsaj ēėshtjeje?
Ajo ēfarė mė ka mbetur nė mendje dhe qė jam i obliguar ta them pėr tė qenė i qetė me ndėrgjegjen time, duke marrė shkas dhe nga kėto qė po lexoj, ėshtė njė moment shumė interesant, qė s'di pse e fshehin autorėt e shumė shkrimeve. Ose nuk e dinė, ose e dinė dhe nuk duan ta thonė, unė s'di ta them. Mbaj mend, qė atėherė ishte arresti 72 orė dhe nė rajonin Nr.3, atje ku unė kisha zyrėn, ka ardhur Kadareja dhe ka kėrkuar takim me mua. Polici erdhi dhe mė tha se mė kėrkonte Ismail Kadare. Mė kujtohet, se unė u shqetėsova njė ēikė, sepse problemi s'ishte shumė i thjeshtė. Edhe unė atėherė isha i ri dhe eksperiencė shumė tė madhe s'kisha. Me ēėshtjen e tij unė duhet tė isha korrekt, me figurėn e tij duhet tė isha korrekt. E futa nė zyrė Kadarenė. Ishte dita e tretė e ndalimit dhe unė duhet t'i jepja njė rrugėzgjidhje pozitės sė Renatos, tė vendosja ta arrestoja apo tė hetohej i lirė. Mbaj mend qė ishte vėrtetuar vepra, mė duket se edhe ai vetė e pranoi se ai kishte qėlluar derėn e Kadaresė pasi ishte i dehur. Pra, ishte vėrtetuar si fajėsi. Mbaj mend, se Kadareja nuk u ul as nė karrige, por duke ndenjur nė kėmbė, mė ka thėnė se "unė kėrkoj qė ky djalė tė mos arrestohet, tė mos dėnohet, por dua vetėm ta kėshilloni qė tė na lėrė tė qetė dhe tė mos na shqetėsojė nė shtėpi". Unė duke pasur porosi tė veēantė qė tė isha korrekt me kėtė ēėshtje, u detyrova t'i them Kadaresė me mirėsjellje, se dakord, ky ishte problemi i tij, por mua mė duhej me shkrim kjo qė thoshte ai. Mbaj mend shumė mirė se Ismail Kadare mė ka dhėnė me shkrimin e tij kėtė deklaratė, tė cilėn se s'bėn duhet ta keni nė dosje. Kjo sepse, kur e raportova kėtė ēėshtje te eprorėt e mi, ka qenė Koēo Josifi, mbaj mend, se u pushua ēėshtja ndaj Renatos vetėm pėr kėtė fakt.
A mund tė na e thoni fjalė pėr fjalė, se ēfarė ka shkruar Kadareja?
Me sa mė kujtohet, ka qenė njė faqe formati A 4 dhe ai e ka shkruar me stilolapsin e tij, dhe po tė gjendet kjo ka vlera edhe pse ėshtė shkrimi i tij aty, shkrimi i njė shkrimtari tė madh (qesh). Kadareja i kėrkonte Hetuesisė qė ky djalė tė mos arrestohej dhe tė mos dėnohej pėr atė qė kishte bėrė nė lidhje me marrėdhėniet me familjen Kadare. Kėtė ia kėrkonte institucionit. Ai erdhi nė zyrė dhe unė i thashė pėr respekt tė figurės sė tij, se pėrse s'mė kishte thirrur nė shtėpi. Ai mė tha se kishte ardhur zyrtarisht dhe se donte ta bėnte kėtė gjė personalisht.
A e keni takuar mė pėr kėtė ēėshtje Kadarenė?
E kam takuar Kadarenė edhe mė vonė. Unė e pushova ēėshtjen, s'e ēova nė gjykatė.
Kur e pushuat ēėshtjen?
Nuk e mbaj mend, por atė ēunin e lirova qė atė ditė.
Ēfarė ju tha ai kur u lirua? A e falėnderoi Kadarenė pėr kėtė?
Absolutisht jo. Ai ishte njė djalė i ri, akoma nuk i kuptonte shumė problemet. Unė kur vajta tė raportoja, pasi mora me shkrim fjalėt e Kadaresė, pasi doja tė justifikoja qėndrimin tim ndaj eprorėve tė mi, ndėrkaq kur ata panė se Kadareja kishte shkruar kėtė, mė kujtohet si tani, Koēo Josifi, pasi siē dukej edhe atij i kėrkonte Komiteti i Partisė hesap pėr kėtė, atėherė u vendos qė tė mos e ēonim nė gjyq, por tė pushonim ēėshtjen.
Nėse Kadareja nuk do ta jepte kėtė deklaratė, sa do rrezikohej tė dėnohej Renato Rrapi?
Ai atėherė do penalizohej me nenin 129 qė ishte "sjellje e padenjė" dhe mund tė dėnohej deri me 5 vjet burg.
Ēfarė ju ka thėnė Renato Rrapi nė atė kohė kur keni pasur kontakte me tė?
Asgjė. T'ju them tė vėrtetėn, ai ishte njė djalė i ri, shumė simpatik. Mė kujtohet se kishte shumė humor dhe mė tha "po unė i kam rėnė derės, por kam qenė i dehur". Kaq mbaj mend.
Ēfarė ju tha Renato nė lidhje me vajzėn e Kadaresė?
Shiko, shumė abuzohet me kėtė histori. Mė vjen keq se lexova se ai qenka dhe i sėmurė, por nuk duhet abuzuar shumė, sepse mė duket se njė pjesė e madhe harrojnė se kanė fėmijė vetė. Kėta qė shkruajnė janė vetė prindėr dhe harrojnė qė kanė vajza vetė nė shtėpi. Ndonjė ditė unė do tė flas me shumė hollėsi pėr kėtė, por nuk ka gjė tė vėrtetė nė atė mes. Nuk ka marrėdhėnie dashurore tė pastėrta.
Ēfarė ju ka thėnė Gresa, vajza e Kadaresė?
Ajo ka qenė nė njė presion tė jashtėzakonshėm. Por unė pėr kėtė do flas nė njė moment tjetėr.
Nga kush ishte nė presion?
Ajo ēka mund t'ju them se nuk ishte njė dashuri reale, e pastėr. Unė di edhe se si pėr shkak tė njė fotografie tė Bitėllsave, qė Ismail Kadareja ia kishte sjellė nga jashtė shtetit vajzės dhe kjo duke qenė gocė e re, ia kishte falur Renatos, pasi ishin tė dy nė njė lagje, ai i bėnte shantazh. Ai i thoshte se "do tė spiunoj te Sigurimi i Shtetit se shiko ēfarė sjell babai jot nga jashtė".
Kėtė jua ka thėnė Gresa?
Kėto janė tė vėrtetuara. Unė i kam vėrtetuar atėherė. Por ėshtė njė proces qė tani s'ka shumė rėndėsi.
Ngulmoj t'ju pyes pėrsėri, pėrse e sulmojnė Kadarenė sipas jush?
Mė vjen keq pėr kėtė gjė. Unė lexova edhe shkrimin e zotit Milo, tė cilin e njoh personalisht, sepse na njihen edhe baballarėt tanė qė kanė qenė miq tė ngushtė nė Vlorė, megjithatė m'u duk se shkrimi i Milos ishte korrekt nė kuptimin e njė formulimi, por unė gjykoj se njerėz tė tillė me kėto nivele kulturore nuk duhet tė krijojnė konflikte me njėri-tjetrin. Nuk ėshtė mirė pėr pjesėn tjetėr tė popullsisė, aq mė tepėr qė kėtij kombi i kanė mbetur pak vlera, nė kuptimin e vlerave reale, dhe ato pak qė kemi si puna e Kadaresė, duhet t'i pėrgojojmė e t'i pėrbaltim, mė duket si diēka jonormale. Mė mirė sesa unė mund ta gjykojė Milo, sepse atij s'i mungon as kultura as inteligjenca, asnjė gjė. Por mua mė bėn shumė pėrshtypje qė kėto shkrime duan t'ia vėnė Kadaresė mbi shpinė, sikur ai e ka luftuar kėtė familje. Flas pėr kėtė ēėshtje, pasi e di shumė mirė. Nuk ėshtė diēka qė e kam me tė dėgjuar, por e kam jetuar vetė.
Akuza mė e rėndė ėshtė se familja ėshtė internuar dhe djali ka pėrfunduar nė psikiatri. A mund tė na thoni se ē'ndodhi me ta?
Ndonėse s'kam qenė hetues nė kėtė fazė tė ēėshtjes, pasi janė bėrė disa ēėshtje tė tilla, di qė internimi s'ka lidhje fare me kėtė ēėshtje. Atė pasdite Ismail Kadareja ka folur nė Kuvendin Popullor. Ka gjetur Janullėn bashkė me ēunin qė bėnin sherr te dera e shtėpisė dhe ėshtė njoftuar atė kohė ministri i Brendshėm, Hekuran Isaj. Kjo s'ka fare lidhje me vajzėn. E ftoj Hekuran Isajn, qė tė flasė pėr kėtė ēėshtje.
Megjithatė sot s'dua tė flas mė tepėr. Ju kėshilloj, merrni hapni dosjen. Tė gjithė duhet tė heshtin kur tė dalė deklarata e shkruar e Kadaresė dhe, pėr mendimin tim, shumė duhet t'i kėrkojnė tė falur. Ka shumė pasaktėsi tek ato qė shkruhen. Kam lexuar njė kolegun tim tė nderuar, se arsyeja pse na ka thirrur Ministri i Brendshėm nė atė kohė nė zyrė, nuk ka qenė se u mor vesh se Janulla ka qenė bashkėpunėtore. Kjo s'ėshtė e vėrtetė. Unė i kisha shkruar njė letėr Hekuran Isajit nė orėn 13:00 tė drekės dhe tė nesėrmen nė mėngjes na ka thirrur Ministri nė zyrė.
Ēfarė pėrmbante letra?
Pėr pėrmbajtjen e letrės e pėr shumė gjėra tė tjera, unė i shpreha nė mendimin tim pėr trysninė qė i bėnin Kadaresė. Letra ime duhet tė jetė nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme.
|