Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-06, 21:36   #12
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Intervista ekskluzive (2)/ Rrėfimi nga SHBA i nėnės sė
Renato Rapit, djalit qė dashuroi vajzėn e shkrimtarit


Janulla Rapi: A do ta falja Ismail Kadarenė? Nuk e di…


Enveri mė hoqi dėnimin: Nuk ka pse tė vuajė nėna


Nga Erjon Tase

Pasi mėsoi dashurinė e djalit tė saj Renato dhe vajzės sė
madhe tė Ismail Kadaresė, Janulla Rapi kėrkoi qė tė
bisedonte me familjen Kadare pėr tė zyrtarizuar lidhjen e
dy tė rinjve. Por reagimi i shkrimtarit tė njohur, i cili
sipas saj, nuk dėshironte njė krushqi me njė familje
jointelektuale, do tė prishte ėndrrėn. Pas incidentit nė
shtėpinė Kadare, nė pjesėn e dytė tė intervistės, Janulla
Rapi rrėfen pėr Gazetėn, kalvarin e vuajtjeve nė internim.
Nė tregimin e saj shpejgon ndėrhyrjen e Enver Hoxhės dhe
Ramiz Alisė, tė cilėt e lehtėsuan nga dėnimet, por i
pėrgjigjet njėfarėsoj edhe pyetjes: A do ta falnit Kadarenė
pas kaq shumė vitesh?...

(Vijon nga numri i kaluar)

Dje na treguat pėr incidentin nė shtėpinė e Kadaresė. Ēfarė
pasojash patėt?
Dy ditė pas atij takimi nė shtėpinė e Kadaresė mė erdhi
thirrja pėr nė gjyq, ku akuzohesha se kisha dhunuar banesėn
e deputetit dhe shkrimtarit tė madh. Kadare, do tė pėrdorte
kundėr nesh jo vetėm emrin, por dhe miqtė e tij me pozitė,
duke filluar qė nga drejtori i Policisė sė Tiranės,
Hajredin Shyti, Komiteti i Partisė, e deri tek ministri i
Brendshėm, Hekuran Isain, pėr tė pėrfunduar nė majėn mė tė
lartė tė shtetit shqiptar, tek ēifti Hoxha. Akuza qė mė
bėhej ishte ajo e “fyerjes” sė deputetit.
Mė dėnuan me punė korrektore pėr 11 muaj, duke mė mbajtur
gjysmėn e rrogės. Kadare kishte urdhėruar qė tė mė fusnin
nė burg, por shpėtimi mė erdhi nga njė letėr qė i drejtova
Enver Hoxhės. I shkruajta se ēfarė po mė bėnin mua vetėm
sepse isha nėna e Renatos, djalit qė dashuronte me gjithė
zemėr vajzėn e Kadaresė dhe pas kėsaj ai ndėrhyri. Duke e
parė se ishte njė dėnim i padrejtė, Enver Hoxha i dha
urdhėr Aranit Ēelės, kryetarit tė Gjykatės, dhe ai e uli
dėnimin nė 3 muaj. Kėshtu u ktheva prapė nė punė, nė
dyqanin ushqimor ku unė punoja. Por Ismail Kadareja nuk u
kėnaq me kaq. Djalin ma pėrjashtuan nga shkolla, ndėrsa e
thėrrisnin nė polici e nė hetuesi herė pas here, duke e
sharė edhe para vajzės, tė dashurės sė tij. E rrihnin nė
mėnyrė tė pamėshirshme dhe me fjalėt mė banale: njė kėmbė
ia vinin nė bark me ato kėpucė qė i mbanin me gozhda, e me
kėmbėn tjetėr i binin nė kokė, duke e gjakosur. “More
rrugaē, do heqėsh dorė ti nga kjo vajzė, apo do qė tė tė
bėjmė tė vdekur”. Vajza e shikonte dhe vetėm qante, duke
thėnė: “Nuk mė vjen mė zor, se unė e dua!”.
Pra dashuria mes dy tė rinjve vazhdonte ende edhe pas kėsaj
situate tė rėnduar?
Hetuesi “privat” i Kadaresė, Riza Icka, i thoshte gjithnjė
vajzės sė Ismailit: “Thuaj qė Renatua mė ka kapur me zor!”.
Por ajo nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Ata duheshin aq
shumė, sa thurnin ėndrrat e tyre pėr tė ardhmen. Njė natė,
Renaton e rrahėn aq shumė, sa e mbajtėn nja 3 ditė nė rajon
pa ndjenja, e thoshin: “Nė qoftė se vdes, do thoni qė i ra
murit vetė me kokė”. O Zot ēfarė ka hequr ky djalė!
Nuk mund ta harroj ditėn qė djali ruante pas derės sė
shtėpisė sė Kadaresė sepse kujtoi se e rrihnin vajzėn, por
dėgjoi qė ai i bėrtiste dhe i thoshte: “Ti nuk ke pėr ta
parė mė atė djalė, se ne do t’i internojmė si familje”.
Hetuesi Icka, e pa Renaton dhe ata e morėn prapė nė polici.
Duke vazhduar tė rrahurat, i thanė se do tė na internonin
dhe do tė na zhduknin. Djali erdhi atė natė nė shtėpi dyllė
i verdhė dhe me shenja. U mbyll nė dhomėn poshtė, ku rrinte
gjithmonė me tė dashurėn e vet dhe piu ilaēin e “Flibolit”,
qė mbanim pėr mizat. E pashė qė u vonua dhe shkova poshtė,
por ē’tė shihja...? I dilte shkumė nga goja. Erdhi
ambulanca dhe e mori. Mendova nė ato momente se Renaton nuk
do ta shihja mė. Ashtu e egėrsuar me dashurinė e nėnės pėr
djalin, i shkova nė shtėpi Kadaresė. I rashė derės dhe mė
doli Helena dhe hetuesi Rizai: “Ta dish o Ismail Kadare, -
i thashė, - mė vdes djali sonte, unė po s’ta vura benzinėn
qė tė habitet bota!”. Helena mė mori pak mėnjanė qė tė mė
qetėsonte. Mė tha se dhe ajo kish vrapuar mbas vajzės pėr
ta ndaluar qė tė hidhej nga taraca. Mė shkoi mendja te
tragjedia e Shekspirit. E paskan vendosur dhe bėrė me fjalė
qė tė dy tė vdisnin. “Mos u mėrzit, - thoshte Helena, - se
ne nuk i kemi bėrė gjė Renatos”. Me shumė edukatė, qė mė
dukej shumė falso, mė tregoi se vetė ajo, i kishte vajtur
nė zyrė Hekuran Isait, duke i thėnė qė tė na burgosnin e jo
tė na internonin. Ē’ironi!
Si rrodhėn ngjarjet deri nė internimin tuaj?
Duke qenė se u bė bujė nga kjo ngjarje, Kadareja i
shkruajti njė letėr Nexhmijes dhe Enver Hoxhės, duke
denoncuar me shpifjet nga mė tė ndryshme. Mesa kam marrė
vesh shkruhej deri se “kjo familje mė shqetėson, se unė dua
tė pėrgatitem tė shkruaj pėr nė Kongres e nuk mundem tė
shkruaj pėr Partinė”, etj, dhe nė fund, “kėrkoj ndihmė nga
ju”. Kėshtu, ata kaq deshėn, sa tė thoshte Enveri: “Tė
shikohet kjo ēėshtje!”
Foto Ēami bashkė me Hekuran Isain dhe Manush Myftiun, qė nė
atė kohė firmoste pėr dėbim-internimet, vendosėn tė na
internojnė me pretendimin se nuk e linim tė qetė
shkrimtarin e madh Kadare. Nė orėn 5 tė mėngjesit, mė datė
26 Prill 1984, e gjithė rrugica u rrethua me policė, me
njerėz civilė tė hipur nė makinė me rimorkio dhe nja 7 a 8
gaza tė Ministrisė sė Brendshme. Shpejt e shpejt, sikur tė
ishim si nė kohėn e skllevėrve, na futėn nė njė makinė tė
madhe me gjithė rimorkio. Nė derė hynė tre persona bashkė
me kryetarin e Frontit tė Lagjes Nr.4. Lexuan urdhrin e
internimit pėr 5 vjet nė Kosovė tė Lushnjės, ku atje ishte
dhe burgu i grave tė Shqipėrisė. Nga ai tmerr, vajza ime qė
atėherė ishte 7 vjeēe, akoma dhe sot nė gjumė i del njė
psherėtimė, kurse Renato gjithmonė hesht; nuk do t’i
kujtojė mė ato tmerre qė hoqi. Nė internim pamė shumė
gjėra, tė internuar qė kishin dhe 40 vjet. Tė gjithė na u
afruan mė vone, se nė fillim kishin frikė; familja e
Xhevdet Mustafės, familja e Tefta e Vera Dumes, familja
Urani, familja Leka, kunata e Mehmet Shehut dhe familja e
Ali Ohrit. Dėshira Ohri, e cila na ndihmoi nė mėnyrė tė
jashtėzakonshme, tė paktėn ēdo tė shtunė na vinte ujė nė
zjarr tė laheshim, se do tė kishim marrė ndonjė sėmundje,
pasi njė copė kasolle ku na futėn; pa ujė, pa banjė e
minjtė na vinin natėn nga penxherja.
Patėt probleme e Sigurimin gjatė kėtyre viteve tė
internimit?
Mbaj mend njė episod kur dy spiunė tė Degės sė Brendshme tė
Elbasanit bėnė sikur e njihnin Renaton nė lice, e sikur iu
vinte keq pėr tė. Njė ditė i kishin thėnė: “Renato, nuk
mund tė jetohet kėtu, e di ē’ke? Hajde me ne, se dhe ne e
urrejmė kėtė regjim, do shkojmė nė Jugosllavi se atje kam
njė dajė gjeneral nė UDB. Po tė duash merr dhe mamanė!”, e
shumė gėnjeshtra tė tjera. “Mirė, - u tha Renatua, - po
shkoj t’i them mamasė”. Sa hyri, mė tha: “Filluan
provokimet e mė duket se do tė na futin nė burg”. -Rri
brenda, se vete e ua them unė pėrgjigjen! - Dal dhe nja 50
metra mė poshtė, nė njė rrėnjė ulliri po prisnin ata tė dy.
Gazi i Elbasanit po vinte me nja 2 civile brenda. Fillova
duke iu bėrtitur e duke iu thėnė: “Kush ju ka futur tė na
provokoni more maskarenj!,- Vazhdova duke u thėnė: “Ēoni
fjalė atij Kadaresė, se nuk na e prish mendjen jo, a morėt
vesh.”
E ēfarė t’i kujtojmė atij internimi tė mallkuar! Punonim tė
7 ditėt e javės pa pushim, qė nga mėngjesi nė orėn 6 e deri
nė darkė. Renatua, rrėshqiti nga ēizmet e llastikut, nga
maja e kodrės. U vra nė kėmbė derisa iu infektua e do t’i
bėhej gangrenė sepse nuk e merrnin as ta mjekonin apo ta
ēonin nė spital nė Elbasan, por e lanė tė vuante. Edhe sot
e ka kujtim nga ai internim shenjėn qė nuk i hiqet kurrė.
Njerėzit atje ishin shumė tė mirė dhe e ndihmuan me ilaēe
popullore. Mbasi bėmė gjysmėn e dėnimit, i shkrova letėr
drejtoreshės sė ligjeve nė Kuvendin Popullor z.Liri
Gjoliku, e cila bashkė me Ramiz Alinė na ndihmuan tė na
lironin. “Ky internim, - tha Ramiz Alia, - ėshtė bėrė i
njėanshėm, sepse familja Kadare dhe familja Rrapi kishin
njė ēėshtje tė pėrbashkėt”. Nuk do tė thotė qė tė gjithė
komunistėt tė ishin tė kėqij. Unė dhe sot kam respekt pėr
disa qė e kanė shikuar ēėshtjen time me drejtėsi si, Guro
Zeneli, Zef Loka, Jorgo Dhrami apo Drita Xhillari, e shumė
tė tjerė.
Kur u kthyem nga internimi, menduam se u liruam dhe s’do tė
kishim mė pasoja, por makina e persekutimit, nuk harroi tė
pėrgatiste tjetėr skenar, njė skenar qė ishte i fundit pėr
ne e shumė tragjik.
Ēfarė ndodhi pas kėsaj ndėrhyrjeje tė Ramiz Alisė?
Nuk na jepnin shtėpi dhe nuk na bėnin pasaportizimin qė tė
rrinim nė Tiranė. Vinte policia prapė dhe na vinte afat qė
tė largoheshim. Kadareja, i frikėsuar se mos vajza e tij
vazhdonte me Renaton, i kurdisi prapaskena bashkė me
hetuesin e tij “privat”. Kėrkesės sime pėr tė qėndruar nė
Tiranė, Nexhmije Hoxha, nėpėrmjet sekretares, Hejdije
Xhango, m’u pėrgjigj: “Dhe atje njerėz jetojnė, prandaj
shkoni prapė atje!”. I zura derėn edhe Kryeministrisė dhe
me firmėn e Adil Ēarēanit u ndihmova qė tė rrinim nė
Tiranė, por djalit iu mohua e drejta tė shkonte nė
Konservator, se thoshin qė nuk i takon, se ka qenė i
internuar. Nuk kaloi shumė kohė dhe Renatos ia shpikėn njė
akuzė pėr ta larguar sėrish nga Tirana. Njė denoncim se
gjoja ai mbante thikė me vete dhe kėrcėnonte familjen
Kadare mjaftoi qė djali tė mbyllej nė Spitalin Psikiatrik
tė Elbasanit, me kurim tė detyruar pėr njė kohė tė gjatė. E
shkatėrruan me doza tė larta aloperdoli dhe me elektroshok.
Mbase donin t’ia hiqnin kujtesėn, qė mos tė mendonte mė pėr
vajzėn e Kadaresė. Edhe sot e kėsaj dite Renatoja ėshtė
gjallė, por me ēdo ndjenjė tė vdekur. Pasojat po i vuaj
ende dhe sot me djalin e sėmurė dhe me shtėpinė nė Tiranė
qė ende nuk e marr dot. Shpresoj tė paktėn qė kryeministrit
z.Sali Berisha tė mė ndihmojė me gjyqet qė kam nė gjykata
pėr kthimin e pronave.
Nė fjalėt tuaja ka ende shumė zemėrim pėr Kadarenė. A do ta
falnit, pas kaq shumė vitesh?
Ai nuk ka dashur tė pėrballet asnjėherė me mua. Nuk di ē’tė
them mor bir. A do ta falja?!... Nuk e di...
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė