O miku im Guri...
-Puna e kėtyre dy kolosėve tė kulturės shqiptare nuk ėshtė "sfidė" pėr ne tė vegjlit. Ėshtė punė Titanėsh, fėrkim i figurave ėmblematike tė kohės. Prandaj nuk ėshtė aspak e thjeshtė "tė pėrjashtosh njėrin e ta pėrqafosh tjetrin", sepse nė kėtė mėnyrė do tė mund tė "pėrjashtonim" vetėm vetėn tonė.
Ēfarė dua tė them!
Nė intervistėn e Ismail Kadaresė dhėnė RTK para 3-4 ditėsh veē tjerash ai e tha kėtė:
-Shqiptarėt janė Evropian edhe si mysliman, katolik, ortodoks, protestant, budistė, ateistė etj. Feja nuk ėshtė njė "element" pėrcaktues se je apo nuk je Evropian. Identiteti evropian i shqiptarėve nuk duhet vėnė nė dyshim pėr kėtė "difekt"!
Nėse qenka kėshtu, atėherė si mund tė qėndroj "grishja" e njė konvertimi masiv? Nuk e besoj qė Kadare kaq shpejtė ta ketė ndryshuar "pikpamjen" e tij rreth kėsaj ēėshtjeje! Mund tė jetė nxjerrė nga konteksti, gjė qė e bėn shumė diskutabile gjithė "rrėmujėn" e krijuar pastaj.
Pra, Kadare e sheh shqiptarin me identitet evropian edhe si mysliman. Ai pėr vete e tha: Jam me origjinė myslimane. Nuk tha se ishte konvertuar, sepse po tė ishte do ta pohonte. Mirėpo mė shumė ngjanė qė sot tė jetė ateist. E drejtė e secilit, pra edhe e tij.
Ēfarė dua tė them? Zėnia e njė pozicioni Pro-Kundėr cilit do qoftė mund tė na sjell nė situata kur subjektiviteti ynė nuk do tė mund ta mund vetvetėn! Andaj, kur titanėt grinden, ne tė "vegjlit" nuk duhet tė ndėrhyjmė. Qė tė dy kanė njė bagazh tė jashtėzakonshėm, dhe paraqesin pasuri pėr kulturėn tonė. Polemika ka pasur gjithnjė, edhe pėr ēėshtje mė tė parėndėsishme. Po ta lexosh librin e R. Kelmendit "Fytyra dhe turinj" e kupton lehtė se me ēfarė zjarri polemizonin gjigantėt e kulturės sonė dikur (Konica, Noli etj).
Ne shqiptarėt i duam dhe i respektojmė vetėm tė vdekurit! Prandaj, kur tė vdesin edhe kėta dy do t'i harrojmė zėnkat dhe polemikat, do t'i mbajmė nė mend veprat e mėdha qė na i lanė. E kjo nuk mund tė mohohet. Pas njėrit dhe tjetrit do tė mbeten veprat e tyre tė jashtėzakonshme. Shyqyr!
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|