Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-06, 13:43   #10
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Drinni
Kuku Kalt na ke mėrdhi me kėtė shkrim. Po pėr ēfar kushtetute pash at zot je ka flet?
Nė mos ndoshta pėr kėtė:
I.DISPOZITAT E PERGJITHSHME
Neni 1 Republika e Kosovės ėshtė shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesėtarėve tė kombeve tė tjera dhe i pakicave kombėtare, tė shtetasve tė vetė; serbėve, muslimanėve, malazezėve, kroatėve, turqėve, romėve e tė tjerėve qė jetojnė nė Kosovė.

Neni 2 Republika e Kosovės si shtet ėshtė antare e Bashkėsisė sė Jugosllavisė.



Ka kaluar koha tė jenė Shqiptaret kaq moderat me fatin e tyre nė tė ardhmen o Kalt oooo....!
Gjuhen shqipe e flasim dhe e shkruajme te gjithe, por per fat te keq nuk e kuptojme njesoj.
Nga ky shkak rrjedhin me pas debate qe ne vend se ta afrojne nje rrugezgjidhje, cojne ne rruge pa krye.
Ne nuk duhet te hiqemi ne popull joserioz duke stershpallur pavaresine, sepse 2 korriku 1990 eshte data e shpalljes se pavaresise se Kosoves nga ish-Jugosllavia.
Sa here te tjera duhet te shpallim pavaresira?
I kam sjelle ato dokumenta per te provuar se klasa politike e Kosoves e ka kryer qe ate kohe detyrimin para popullit e vet dhe para bashkesise nderkombetare dhe se tash eshte koha vetem e njohjes se shtetesise se Kosoves. Kosova per shqiptaret ka qene nje shtet, ndersa per pushtuesin serb ka qene nje Krahine Autonome e Serbise.
Ngjarjet e viteve 1998-1999 vecse forcuan dhe me tej ekzistencen e shtetit te Kosoves.
Ajo Deklarate e Pavaresise dhe ajo Kushtetute e Kacanikut jane bazat qe provojne se Kosova, pavaresisht prej pushtimit serb, ka funksionuar si nje shtet nen pushtim.
Kosova ka funksionuar si nje shtet qe nga viti 1990, pavaresisht se ai shtet nuk ka qene i njohur nderkombetarisht.
Qe atehere kur Komisioni Badinterit (http://www.ejil.org/journal/Vol4/No1/art4.html)ka njohur dezintegrimin e Jugosllavise dhe ka njohur shtetet e reja, qe nga ajo kohe Kosova ka qene ne fakt nje shtet i pushtuar nga Serbia.
Ka qene ajo Deklarate dhe ajo Kushtetute qe i ka vene vulen shtetformimit.
Qe nga viti 1990, Kosova dhe shqiptaret nuk kane njohur ish-Jugoslavine dhe Serbine.
Ne kete menyre (sipas mendimit tim personal) Kosova e ka de fakto pavaresine dhe shtetin e vet. Ka parlamentin, ka qeverine, ka presidentin, ka institucionet ekonomike dhe organizatat joqeveritare, ka sistemin e vet doganor dhe tatimor, ka monedhen e vet, ka policine dhe TMK, ka pushtetin lokal dhe sistemin gjyqesor etj.
Prej SHBA dhe BE pritet vetem njohja formale e shtetesise se Kosoves dhe kjo do te behet ne kohen me te pershtatshme.
Kosoves i duhet sa me pare nje kushtetute e re qe te reflektoje ndryshimet e ndodhura pas vitit 1990 e deri sot, gje e cila dhe po behet.
Rugova i ndjere me te drejte thoshte se "tash ne presim vetem njohjen formale te shtetit te Kosoves".
Marrim si shembull Malin e Zi. Ai deri ne momentin e referendumit per shpalljen e pavaresise ka qene nje pjese e Jugosllavise se re dhe me pas te shtetit Serbi-Mal i Zi dhe ata nuk kishin bere me pare ndonje referendum per shkeputje nga ish-Jugosllavia dhe Serbia.
Fakti se ata perfituan njohe me te shpejte te pavaresise lidhet me ekzistencen e republikes se Malit te Zi, qe para vitit 1990 dhe si i tille Komisioni i Badinterit nuk kishte problem ne njohjen e shteteve te krijuara nga ish-republikat e Jugosllavise.
Ndersa Kosova deri ne vitin 1989 ka patur nje status me shume se krahine dhe me pak se republike ne kuader te ish-Jugosllavise, per te kaluar me pas ne shfuqizimin e saj nga pushtimi serb, por per t'u pasuar me pas nga Deklarata e Pavaresise.


Nejse ketu ishin me shume si reagim pas shkrimit te Drinni, por ajo qe duhet thene ne kete moment eshte fakti se politika kosovare duhet te punoje per pergatitjen e njohjes de jure te shtetesise dhe per kete duhet nje bashkepunim shume dinamik me Bashkesine Nderkombetare e ne vecanti me SHBA e shtetet e tjera mike.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė