Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-06, 14:00   #13
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

PRISHTINĖ
Zyra Amerikane nė Prishtinė pėrkrahė vendimin e Ahtisaarit, qė propozimin pėr statusin ta publikojė menjėherė pas datės 21 janar, kur edhe do tė mbahen zgjedhjet nė Serbi. Nė njė komunikatė pėr shtyp tė Zyrės Amerikane nė Prishtinė, thuhet se "ka ardhur koha qė tė gjendet pėrgjigjja nė pyetjen pėr statusin e Kosovės, ngase populli i Kosovės ka tė drejtė qė ta ketė tė qartė ardhmėrinė e vet".
Ndėrsa shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker pėrmes njė deklarate pėr media ka thėnė se "ka shumė arsye qė imponojnė qartėsimin e statusit sa mė shpejtė tė jetė e mundur". Ai ka bėrė thirrje pėr evitimin e ēdo pėrpjekje pėr marrjen e vendimeve tė njėanshme.
Gjatė ditės ndėrkaq Ekipi Negociator ka shprehur keqardhje pėr vendimin e emisarit tė OKB-sė.
Duke folur nė emėr tė Ekipit Negociator, presidenti Fatmir Sejdiu tha se "ėshtė shqetėsuese qė shtyrja ėshtė bėrė pėr shkak tė kalendarit tė zgjedhjeve tė Serbisė". Presidenti Sejdiu ka pėrjashtuar mundėsinė e marrjes sė ndonjė vendimi unilateral pėr statusin e Kosovės nga ana e Prishtinės.
Ndėrkaq nėpėrmjet njė deklarate Qeveria e Kosovės mbėshtet fuqishėm qėndrimin e Ekipit tė Unitetit nė raport me deklaratėn e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn. "Qeveria ka besim nė GK dhe kėrkon qė ky forum tė pėrcaktojė sė afėrmi njė datė pėr njohjen e subjektivitetit ndėrkombėtar tė Kosovės. Nė rast tė shtyrjeve tė pacaktuara tė statusit, Qeveria e Kosovės rezervon tė drejtėn tė mbėshtes ēdo nismė parlamentare qė synon realizimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės", thuhet nė kėtė deklaratė.
Ndėrkaq, lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi ka thėnė se pavarėsia e Kosovės do tė arrihet nė pajtueshmėri me bashkėsinė ndėrkombėtare. "Kosovėn e kemi ēliruar bashkė me ndėrkombėtarėt, bashkė do ta pavarėsojmė, atėherė kur tė marrim vendimin e pėrbashkėt", theksoi Thaēi.

Radio Europa e Lire
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė