.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Deklarata pėr akademikun shkakton reagime nė sallė
Admirina Peci
Rexhep Qosja ka treguar se ėshtė njeri i papėr gjegjshėm.
Do i jepja njė kėshillė prej miku, tė vizitohet tek njė
psikiatėr". Por kjo deklaratė ka shkaktuar reagime tė forta
mes shkrimtarėve dhe studentėve nė Prishtinė.
Ky citim, mė i fundit i shkrimtarit Ismail Kadare, ėshtė
bėrė dje nė njė debat tė hapur me shkrimtarė e studentė nė
Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės,
zhvilluar rreth orės 11:00 paradite.
Pra, asnjė shenjė paqeje nuk duket ende nė kėtė konflikti
intelektual, i cili prej afro 3 vitesh gėlon nėpėr tė
gjithė mediat shqiptare.
Njė pėrplasje qė nisi mbi hapjen e dosjeve, e ku akuzat e
tė dy shkrimtarėve dolėn hapur. Qosja ngriti akuza mbi
retushimin e jetėshkrimit tė shkrimtarėve. Kadare nuk e
priti aspak mirė kėtė deklaratė. Mė tej, njė sprovė letrare
e Kadaresė mbi identitetin evropian tė shqiptarėve u kthye
nė njė debat tė gjerė intelektual, ku kundėrshti e akuza tė
hapura u shkėmbyen mes tė dy shkrimtarėve. Pikat e tij tė
forta ishin feja, kultura, dhe historia. Por emrat e Qoses
dhe Kadaresė nuk u larguan nga mediat deri tani sė fundmi,
ku dokumente, akuza dhe internime dhe koha e komunizmit
kanė nisur tė zbardhen nė mediat shqiptare.
I gjendur nė Kosovė pėr tė marrė pjesė nė manifestimin
letrar "Kepi i Shpresės sė Mirė - Fahredin Gunga", ku mori
edhe ēmimin e kėtij manifestimi, Kadare s'ka mundur tė
ndahet nga debatet dhe temat e nxehta ku ėshtė pėrfshirė
emri i tij sė fundmi.
Pas kthimit nga Mitrovica, ku shkelte pas 34 vjetėsh (mė
1972 kishte qenė nė kėtė qytet bashkė me shkrimtarin tashmė
tė ndjerė Azem Shkreli), dje nė Prishtinė, mediat e
shkruara dhe vizive e kanė vėnė nė qendėr shkrimtarin e
mirėnjohur dhe deklaratat e tij tė drejtpėrdrejta. Komentet
e plota tė shkrimtarit nė kėtė debat i kemi shkėputur nga
"Qendra pėr Informim e Kosovės(QIK) dhe agjencia e lajmeve
"Kosova Live".
Hapja e dosjeve dhe identiteti
"Shoqėria demokratike ėshtė e hapur, ndėrsa demokracia
nėnkupton mungesėn e mistereve, tha shkrimtari Ismail
Kadare nė kėtė debat me shkrimtarė e studentė. "Asgjė nė
kėtė botė nuk ėshtė e pėrsosur", - tha ai, duke iu referuar
nevojės pėr diskutimin e tė gjitha fenomeneve nė mėnyrė tė
hapur. "Njė nga ēėshtjet me tė cilat po pėrballen sot
shoqėritė postkomuniste, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, ėshtė
hapja e dosjeve, gjė kjo e kėrkuar edhe nga Kėshilli i
Evropės, apo siē tha ai pėr "hapjen e tė fshehtave tė
bodrumeve". Ndėrsa pėr hapjen e diskutimit pėr identitetin,
temė kjo e hapur nga ai, tha se ėshtė ēėshtje e ditės dhe
si i tillė ėshtė i pashmangshėm, pasi "ne duam tė hyjmė nė
Evropė dhe atje e kemi vendin me identitetin tonė".
Arsyetimet e kundėrta tha se janė djallėzi dhe hipokrizi.
Kadare prezantoi tezat kryesore tė tij pėr identitetin
shqiptar, ku sipas tij populli shqiptar ka identitet,
fizik, gjenetik, e deri tek identiteti fetar.
Ai tha se shqiptarėt myslimanėt janė po aq evropianė sa
edhe tė tjerėt. Kadare pėrkujtoi se ishin rilindasit tė
parėt qė e filluan luftėn pėr identitetin evropian. Tezat e
kundėrta qė dėshirojnė tė provojnė se Evropa nuk ua do tė
mirėn shqiptarėve, tha se janė trillet mė tė kėqija.
"Evropa nuk ėshtė klub i krishterė dhe po tė ishte, Evropa
nuk do tė bombardonte tė krishterėt, por neve myslimanėt.
Ajo e bėri kėtė pėr ne, atėherė ē'doni mė"? - pyeti Kadare.
Duke iu rikthyer nė debat edhe njėherė identitetit,
Kadareja tha se shqiptarėt kanė njė myslimanizėm qė ėshtė
model pėr Evropėn, dhe kjo buron nga toleranca fetare, qė
pasohet nga toleranca ndėretnike. Dhe ky ėshtė modeli qė
jep Shqipėria dhe me kėtė duhet tė ecet, pasi ky model vjen
nga historia dhe gjenetika shqiptare. Nė kėtė kontekst
Kadare kujtoi Skėnderbeun. "Ai themeloi me fitore
identitetin evropian tė shqiptarėve dhe ajo ėshtė drita nga
duhet tė ecin shqiptarėt. Prandaj ne jemi njė aleat
kulturor pėr Amerikėn dhe "jo pse i kemi sytė e bukur".
Mbi Agollin dhe Qosen
Kadare ėshtė pyetur nė kėtė debat edhe pėr raportet me
shkrimtarin Dritėro Agolli dhe Rexhep Qosen. Raportet me tė
parin tha se kanė qenė shumė miqėsore pėr njė kohė tė
gjatė, deri nė momentin kur Agolli ishte vėnė nė krye tė
Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe nė njė ēast
kishte kritikuar Kadarenė. Por ai tha se edhe pse nuk
ekziston ajo miqėsi, raportet janė njerėzore dhe assesi
armiqėsore dhe se kurrė nuk kanė pasur grindje. Ndėrsa
raporteve me Qosjen, i bėri njė pasqyrė kronologjike. Ai
tha se mospajtimet kishin filluar qė mė '72, kur sipas tij,
rastėsisht ishte vėnė nė vorbullėn e sulmeve, si pasojė e
njė debati tė gjerė nė Kosovė, ndėrsa edhe ai atė vit
kishte vizituar Prishtinėn. Ai tha se mė vonė Qosja kishte
ndėrruar qėndrimin dhe nė disa raste kishte bėrė edhe
kritika pozitive pėr librat e Kadaresė, dhe po ashtu mė '90
kur Kadare u largua nga Shqipėria kishte bėrė njė deklaratė
pozitive pėr tė. Por, sėrish Qosja kishte ndėrruar
qėndrimin edhe pse Kadareja mė '93, kishte ndėrhyrė qė
romani "Vdekja..." i Qosjes tė botohej nė Paris, dhe kishte
bėrė njė parathėnie 21 faqesh, por vetėm njė faqe ia kishte
kushtuar romanit dhe tė tjerat Kosovės. Po ashtu ai
pėrkujtoi se kishte bėrė njė parathėnie edhe pėr librin
"Ēėshtja e Kosovės" tė Presidentit Rugova. Kadare tha se
Qosja ishte armiqėsuar sėrish, pėr tė arritur kulmin me
akuzat mė denigruese dhe fyese, duke e vlerėsuar Kadarenė
si shkrimtar mediokėr, enverist, komunist dhe ēfarė jo,
duke denigruar me akuzėn me njė Janulla. "Turp i madh pėr
Qosjen", - tha Kadare, duke shtuar se ai po vazhdon me kėto
marrėzi. "Do ta kėshilloja tė shkojė nė psikiatri. Dhe unė
po them se ky njeri ėshtė i papėrgjegjshėm. Kjo ėshtė mė e
pakta qė mund ta them pėr tė, pėr tė mos thėnė se, Qosja
shtyhet nga dikush". Kadare tha se i gjithė nėnteksti i
akuzave tė Qosjes, ka kėtė pėrmbajtje, qė "Kadare duhet
nxjerrė jashtė nga letėrsia shqipe, dhe jo vetėm nga
letėrsia, por edhe nga kujtesa e shqiptarėve".
Politika dhe ideologjia nė letėrsi
Kadare duke folur pėr politikėn dhe ideologjinė nė letėrsi,
tha se edhe ajo ėshtė pjesė e jetės dhe si e tillė, ka
shkrimtarė tė mėdhenj qė edhe me tė janė bėrė tė famshėm,
duke e pėrmendur Dante Aligerin, si gjeniun mė tė madh tė
Evropės, por qė kėto raste janė tė rralla. Ndėrsa, nė tė
shumtėn e rasteve tha se shkrimtarėt e tillė mbesin tė
nivelit kombėtar, si Hygoi nė Francė, ndėrsa dy kampionė tė
kombit shqiptar tha se janė Naimi dhe Fishta. I pyetur pėr
inspirimin e tij, duke ia vėnė nė dyshim Kadaresė vlerėn e
librave tė fundit, ai tha se shkrimtarėve nuk mund t'u
kėrkohet kjo llogari. "Keni parė ju gjėkundi qė njė
shkrimtari t'i kėrkohet llogari? Nuk mund t'ia kėrkojė
shkrimtarit kėtė llogari askush", tha Kadare duke sqaruar,
se vjen njė moshė qė edhe shkrimtari i bėn 75 vjeē dhe
aftėsitė tkurren, por vjen edhe mosha 80 vjeēe, kur mendja
turbullohet dhe vjen njė ditė qė ai vdes, "dhe do t'i
kėrkosh llogari pse nuk shkruan mė?" - pyeti ai. Dhe po pėr
kėtė ēėshtje dha edhe njė mendim. "Atėherė kur paskam qenė
mė i ri, ia paskam kaluar vetes sime", - tha ai. Sa i
pėrket disidencės, ai tha se ekziston njė pėrkufizim i
qartė, se ajo bėhet kur njė shkrimtar apo dikush tjetėr i
shpall publikisht idetė e tija. Dhe se nė regjimin e
Enverit, apo tė Stalinit kjo ishte e pamundur. Disidencat,
tha ai u shfaqėn diku kur regjimet u zbutėn. Shkrimtari i
shquar shqiptar, Ismail Kadare, ka vizituar edhe nė
Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, anėtar i
jashtėm i sė cilės ėshtė qė nga fillimi i viteve '90.
Kadare
per Qosen
Mbi dosjet
1. "Akademiku, qė me urtėsinė e tij ka hyrė pėr tė sqaruar
kinse punėt, pasi lėshon bé e rrufe kundėr falsifikimit tė
biografive, praktikisht del kundėr hapjes sė arkivave. Do
tė isha shume kureshtar te dija se ēfarė mėnyre tjetėr
propozon akademiku pėr tė dalluar njė biografi tė saktė nga
njė biografi e rreme".
Mbi identitetin
2. Qosja ka njė nervozizėm tė papėrligjur ndaj asaj tradite
kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm
shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e
portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės
3. Nė shkrimet e Rexhep Qosjes spikat diēka e errėt dhe e
rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar".
Mbi akuzat e Qoses ku pėrmendet Lubonja, Paērami, Bilal
Xhaferri
4. "Ai ka gėnjyer. Ka thėnė njė mashtrim qė ka turpėruar
veten. Ka thėnė pra, atė qė thashė, qė Ismail Kadareja ka
futur nė burg Todi Lubonjėn dhe Fadil Pacramin.
Deklarimet e fundit
5. Rexhep Qosja ėshtė njė shkrimtar mediokėr. Unė mund ta
ēmoja mė tepėr, por me kėtė e tregon qė ėshtė njė ziliqar.
"Rexhep Qosja ka treguar se ėshtė njeri i papėrgjegjshėm.
Do i jepja njė kėshillė prej miku, tė vizitohet tek njė
psikiatėr".
Qosja per
Kadarene
Mbi identitetin
1. Kadare sulmon letėrsinė e bejtexhinjve, si letėrsi
qesharake dhe e pamoralshme, pėr shkak se pėrshkohet prej
besimit mysliman dhe pornografisė tradicionale. Pse nuk
kritikon plagėt morale tė sotme qė cilėsohen si tė
perėndimit, por kritikon letėrsinė dhe kėngėt e periudhės
sė bejtexhinjve qė kishin ndikimet nga Lindja
2. Kadare zotėrohet nga shpėrthime raciste, kur i cilėson
shqiptarėt nė Jugosllavinė mbretėrore e mė pas nė atė
komuniste si ndjekės tė tendencave afrikano-veriore dhe
aziatike.
3. Kadare e quan identitetin mysliman njė identitet
lėngaraq. Ai harron se janė arsye tė tjera pse Evropa nuk i
afron shqiptarėt, dhe pse evropianėt afrojnė mė shumė
Bosnjen qė ėshtė krejtėsisht myslimane se sa Shqipėrinė, ku
myslimanėt kanė pėrqindje mė ulėt nė popullsi.
Nė intervistėn e fundit
4. Unė nuk dija pėr njė varg shkrimesh tė tij politike,
ideologjike dhe "teorike" me tė cilat e predikonte
stalinizmin nė krijimtarinė artistike e shkencore edhe nė
ēastet kur po shembej komunizmi
5. Nė nuk dija pėr rolin e Ismail Kadaresė nė fatkeqėsinė e
shkrimtarit Bilal Xhaferrit, nė tragjedinė e familjes
Rrapi, apo pėr letrėn e Ismail Kadaresė dėrguar shefit tė
Sigurimit me tė cilėn denonconte kolegun Fadil Paēramin dhe
Todi Lubonjėn.
|