"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
OSO KUKA
(At. Gjergj Fishta)
Zot, c' ka thane njaj Avdi Pasha;
Paska mbet Shqypnia m' vasha,
Qysh se s' leka mbrende nji djale,
N' at Vranine mue sod me m' dale,
N' at Vranine, m' at t'zeze terthore,
Ku mbe'n shkret sa arme mizore,
Ku mbe'n djerr sa toke gratcore,
Ku mbe' n vithnat pa bagti,
Vec prej cubash t' Malit t' Zi,
Qi po vrasin djelmt e ri,
Qi po marrin lopet me vica,
Qi po presin dhent me ogica,
E po djegin kulla e stane,
E po thajn kaq zemra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vra ata e per me pre,
Per me djegun gur e dhe,
Vec si t, nise degame me ne,
Pse dushmani asht tue ndersy,
Toket e Mbretit per me i msy,
Per me i msy e me i rrembye.
Nji djale m' voter t' m' ishte lla,
Pac m' i a lane t' amen me fsha,
Pace m' i a lane motren me kja:
T' mjeren moter, ehu! pa vlla,
E n' Vranine un kjece tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djale nuk m' ka qillue;
E n' Shqypni nji djale drangue,
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtu ankoi Pasha turceli.
Oso kuka paska ndi:
Paska ndi,po,e kenka idhnue:
M' sylah doren paska cue:
Me qite m' Pashen ka mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnis e jo prej tutet,
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerre s' e xuer mizoren,
N' flete t' sylahit catallue;
Vec pa fole s' mujt me u durue:
Avdi Pashe, tha, ma kadale!
Mos e thuaj dy here at fjale,
Se, per Di'n e per Ima'n,
T'baj qi t' kjaje e zeza nana!
T' baj qi t'kjaje pa <<exhel>>ty nana;
Pse n' Shqypni ka djelm si Zana,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjaja as jeta:
E ku i lype besa e burrnija,
Ku i lype Mbreti e i lype Shqypnija,
Kta ma t' paret jane n' fushe t' mejdanit,
Kta ma te rrebet jane n'ball t'dushmanit:
Jane celik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lame!
Pa ksule m' krye pa opinge ne kambe,
Na per Mbret e per Atdhe
Per kanu, per bese e Fe,
S' druem me ra nder pre te thyeshme,
S' druem me msy kalat e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjere Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndeze zhari,
Pushke e bese pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktu e na thue:
Se n' Shqypni nji djale drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjaja as jeta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ke faj; pse zani i zi
Aj ka dale, po, per Shqypni,
qysh se erdh Pasha turceli,
Qse edhe t ' hujve sod Shqyptari
Qiri m' kambe do t' rrije qyqari,
Si punue ne s, na ka i Pari...
Por po i lam tash na kto fjale.
Ne Vranine, qe , un jam tue t' dale,
Cubat Knjazit me t'i a ndale.
Vec t'i lypi un dyzet veta,
Dyzet veta, po, djelm te lete,
Qi te desin ku t' zatesin:
Si mund t'lejn vec e n'Shqypni
E po t' ap besen e Zotit,
Se, pa u djege un n' flake t' barotit,
S' ka me u lshue per t' gjall Vranina.
Avdi Pasha kenka cue,
Osos doren ka shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka!
Se ty t' thote fjala edhe duka
Qi ke le nji sokol malit.
Zgidh ku t' jete, po, pika e djalit,
Edhe del ti n' at rranxe boke:
N' at Vranine, ku t'zezat loke,
Qi kan mlue, ehu! djelmt e ri,
Qi kan kthy rejat n' gjini,
Jane tuj t' prite si drita diellin.
Foli Pasha. Buzes s' Cukalit,
N'krye t'javes, dielli kur u cua,
Per me shndrite mbi kobe te shekullit,
Ku e perbuzne shuen e drejta,
Qafes s'Kalas, qe, ceta e Osos
Po merr rrugen kah Vranina.
Cete e vogel, por kreshnike:
Dyzet veta ma s' jan me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrri,
Jo per duke e per pashi,
Por per zemer e trimni:
Oso kuka na u ka pri.
Oso Kuka, 'i rrfe prej qiellit,
Shoq nuk ka kah vran e kthiellet.
A she' i here, ka' i bje sokakut,
Se c'' m'i bajn t' gjith tungjatjeta!
Se c' permnershem xheverdarja
M' i flakon mbi sup te krahit,
Si ajo rrfeja n' nate thellimit!
N' flet t' sylahit--- fole bollash
Catallue i ka dy kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhte taganit,
Qi ndermjet u rri kercnue.
Vesh e mbathe e n'arme shtrengue,
Shtatin div, e sy' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.
Njite mbas tij vjen shpata e dekes,
Soko Tona i Gurit t' Lekes;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permende m' kto male t' ona,
Si per buke n' shpi t' tij te ngranme,
Si per pushke e bese te dhanme.
Thone se i ka nja tri nishana,
Tri nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vine dy re mizore,
Dy djelmoca prej Zagore:
Kacel Doda prej Zagore:
Kacel Doda e Kerrni Gila,
Rritun moce si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
C' kan me t'name dy vasha t' reja:
C' kan me t' nam dy bija nane
N' ato mrize e n' ato stane,
Kur, kercunat, kan me ndi,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjek me Mal te Zi.
Po a thue e njef njat kime-zi,
Qi e ka ballin si sini,
Qi e ka synin si duhi,
Qi i ka shpatllat si nji ari?
Aj asht Coku i Mar Kole Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i cartun, trim si Zane,
I pa tate edhe i pa nane,
Dy gur njite, thone, s' i ka lane.
Per mbas ktij vjen ceta tjeter,
Do ma t' ri, do prap ma t' vjeter,
Por t' gjith moce me trimni:
Me trimni e me bujari:
Vec, per duke e per pashi
Dan ma n' shej njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli;
E nder t'gjith-- porsi hyll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lype per pushke ky e per pleqni
Q' merr prej Shkodre e n'Peshkopi.
Veshe e mbathe e m' arme shtrengue:
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo re qi prej Tivarit
Njitet zi terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona:
Edhe kapen m' at breg Buene,
Ku n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase asht lundra e veli u nde,
Edhe nise asht porsi re,
Tuj ca valen nper liqe:
Tuj ca valen kah Vranina,
Ku po bate nam Cetina.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|