Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-06, 01:59   #4
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ndryshime tekstuale lidhur me statusin e gruas

Njė nga pasazhet mė tė rėndėsishme nė diskutimet bashkėkohore lidhur me rolin e gruas nė kishė gjendet tek 1 Korintasve 14. Pasazhi siē shfaqet mė sė shumti nė pėrkthimet e sotme tė Biblės nė gjuhėn angleze ėshtė si mė poshtė: “33 Sepse Perėndia nuk ėshtė Perėndi trazimi, por paqtimi si nė tė gjitha kishat e shenjtorėve. 34 Gratė tuaja tė heshtin nė kishė, sepse nuk u lejohet tė flasin, por duhet tė nėnshtrohen, sikur thotė edhe ligji. 35 Dhe nė qoftė se duan tė mėsojnė ndonjė gjė, le tė pyesin burrat e tyre nė shtėpi, sepse ėshtė e turpshme pėr gratė tė flasin nė kishė. 36 Prej jush doli fjala e Perėndisė? Apo vetėm te ju arriti?”
Ky pasazh shfaqet si njė urdhėresė e drejpėrdrejt pėr gratė qė tė mos flasin (lėre mė tė japin mėsim!) nė kishė, njėsoj si pasazhi i 1 Timoteut 2. Siē e pamė mė lartė, shumica e teologėve janė tė bindur se nuk ėshtė Pali autor i pasazhit tė 1 Timoteut, sepse ai shfaqet nė njė letėr e cila duket se ėshtė shkruar nga njė ndjekės i Palit nė shekullit e dytė qė e ka shkruar nė emėr tė tij. Por askush nuk dyshon se Pali ka shkruar letrėn drejtuar Korintasve. Por ka dyshime lidhur me pasazhin e cituar mė lart. Ashtu siē gjendet nė formėn e tanishme, versetet nė fjalė (v. 34-35) janė zhvendosur nė shumė prej dorėshkrimeve tė rėndėsishme biblike. Nė tre dorėshkrime Greke dhe nė njė ēift dorėshkrimesh Latine, versetet gjenden jo pas versetit 33 por pas versetit 40. Kjo i ka bėrė shumė teologė tė hedhin hipotezėn se kėto versete nuk janė shkruar nga Pali, por fillimisht kanė ekzistuar si shėnime anėsore tė shtuara nga njė skrib, me shumė mundėsi i influencuar nga pasazhi I Timoteut 2. Ky shėnim anėsor mė pas ėshtė future nė vende tė ndryshme tė tekstit nga shkrues tė ndryshėm, disa e kanė vėnė kėtė shėnim pas versetit 33 e tė tjerė pas versetit 40.
Ka arsye tė mjaftueshme pėr tė besuar se Pali nuk ėshtė autori i kėtij pasazhi. Sė pari, ky pasazh nuk shkrihet mirė me kontekstin. Nė kėtė pjesė tė 1 Korintasve Pali ėshtė duke diskutuar pėr ēėshtjen e profetizimit nė kishė, e ėshtė duke i dhėnė udhėzime profetėve tė krishterė se si duhet tė sillen gjatė shėrbimeve tė adhurimit nė Kishė. Kjo ėshtė tema e verseteve 26-33, dhe ėshtė po e njėjta temė edhe e verseteve 36-40. Nėse heqim versetin 34-35 nga konteksti, pasazhi shfaqet si njė tėrėsi e cila bėn fjalė pėr rolin e profetėve tė krishterė. Diskutimi pėr rolin e grave nė kishė, ndėrhyn nė mėnyrė tė beftė nė kontekstin e pasazhit, duke thyer nė mes udhėzimet qė Pali ėshtė duke dhėnė pėr njė ēėshtje krejt tjetėr.
Jo vetėm qė versetet ndėrhynė nė mėnyrė tė ashpėr nė kontekstin e kapitullit 14, por ato gjithashtu shfaqen nė kundėrshti me atė qė Pali nė mėnyrė tė qartė ka pohuar nė njė vend tjetėr tė po tė njėjtės letėr. Herėt nė kėtė letėr siē e kemi parė mė parė, Pali ka dhėnė udhėzime pėr gratė qė flasin nė kishė: sipas kapitullit tė 11, kur ato luten dhe profetizojnė, aktivitete kėto qė janė bėrė gjithnjė me zė tė lartė nė shėrbimet e adhurimit tė krishterė, ato duhet tė sigurohen qė tė mbulojnė me shami kryet e tyre (11:2-16). Nė kėtė pasazh, qė askush nuk e ka vėnė nė dyshim se ėshtė shkruar nga Pali, ėshtė e qartė se Pali i lejon gratė qė tė veprojnė dhe tė flasin nė kishė. Nė pasazhin e diskutueshėm tė kapitullit 14, ėshtė gjithashtu e qartė se “Pali” i urdhėron gratė qė tė heshtin. Ėshtė e vėshtirė tė harmonizohen kėto dy kėndvėshtrime. Siē ėshtė jo e arsyeshme tė mendosh se Pali nė mėnyrė flagrante tė ketė kundėrshtuar vetveten brenda hapėsirės sė shkurtėr tė tre kapitujve, duket qartė se versetet nė diskutim nuk janė shkruar nga Pali.
Kėshtu, duke kombinuar tė dhėnat: shumė dorėshkrime qė kanė bėrė zhvendosje tė pasazhit nė fjalė, mospėrputhja me kontekstin e afėrm si edhe mospėrputhja me kontekstin e 1 Korintasve nė pėrgjithėsi, arrijmė nė pėrfundimin se Pali nuk ėshtė autor i pasazhit tė 1 Korintasve 14:34-35.
Nga kjo kuptojmė se kėto versete janė rezultat i ndryshimit tė tekstit tė bėrė nga skribėt, fillimisht e vendosur si shėnim anėsor e mė pas me shumė mundėsi, nė njė stad tė hershėm tė kopjimit tė 1 Korintasve, u fut nė tekst nga shkruesit e mėvonshėm duke e bėrė pjesė tė tij. Ndryshimi, padyshim, ėshtė bėrė nga skrib tė cilėt kanė qenė tė preokupuar qė tė theksojnė se gratė nuk duhet tė kenė asnjė rol publik nė kishė, se ato duhet tė heshtin dhe ti binden bashkėshortėve tė tyre. Ky kėndvėshtrim u bė pjesė e tekstit pėrmes ndryshimeve tekstuale [4].
Tani le tė shohim shkurtimisht disa ndryshime tė tjera tekstuale tė ngjashme me atė qė sapo pėrfunduam sė analizuari. Njėri prej tyre gjendet nė njė pasazh qė ne e pėrmendėm mė parė, tek Romakėve 16, nė tė cilin Pali flet pėr njė grua tė quajtur Junia dhe pėr njė burrė qė me sa duket ėshtė bashkėshorti i saj, Androniku, tė cilėt ai i quan “tė parėt ndėr apostujt” (v. 7). Ky ėshtė njė verset i rėndėsishėm sepse ėshtė i vetmi vend nė tė gjithė Dhjatėn e Re ku njė grua quhet apostull. Interpretuesit biblik kanė qenė kaq tė impresionuar nga kjo gjė saqė shumė prej tyre kanė pohuar se pasazhi nė fjalė nuk ka atė domethėnie qė duket nė pamje tė parė, dhe e kanė pėrkthyer versetin nė atė mėnyrė saqė tani ai nuk i drejtohet mė njė gruaje tė quajtur Junia por njė burri tė quajtur “Junias” duke e shndėrruar emrin nga gjinia femėrore nė atė mashkullore. Problemi me pėrkthime tė tilla qėndron nė faktin se ndėrsa emri Junia ėshtė njė emėr i zakonshėm i pėrdorur pėr gratė, nuk ka asnjė tė dhėnė nga bota e lashtė ku “Junias” tė ketė qenė njė emėr burri. Pali i referohet njė gruaje tė quajtur Junia, ndonėse nė shumė pėrkthime biblike bashkėkohore (ju mund ta vėrtetoni vetė) pėrkthyesit vazhdojnė ti refereohen kėsaj gruaje apostulle si njė burrė me emrin “Junias” [5]
Shumė skrib gjithashtu kanė hasur vėshtirėsi nė mveshjen e termit “apostull” njė gruaje tė panjohur, e nė kėtė mėnyrė kanė bėrė njė ndryshim shumė tė vogėl nė tekst pėr ti bishtnuar kėsaj vėshtirėsie.
Nė shumė dorėshkrime, nė vend qė tė lexojmė: “Tė fala Andronikut dhe Juniės, kushėrinjt e mi dhe shokė tė burgut tė parėt midis apostujve” teksti ėshtė ndryshuar dhe tani lexon: “Tė fala Andronikut dhe Juniės, kushėrinjt e mi dhe shokė tė burgut, gjithashtu bėjė tė fala shokėve tė mij tė burgut tė parėt ndėrmjet apostujve.” Me kėtė ndryshim tekstual nuk ėshtė mė e nevojshme tė shqetėsohesh nga konsiderimi si apostulle e njė gruaje nė mes tė njė grupi meshkujsh!
Njė ndryshim i ngjashėm ėshtė bėrė edhe nga shumė skrib tė cilėt kanė kopjuar librin e Veprave. Nė kapitullin 17 ne mėsojmė se Pali dhe shoku i tij nė mision Sila shpenzuan shumė kohė nė Thesalonikė duke predikuar ungjillin e Krishtit ēifutėve tė sinagogės lokale. Nė versetin e katėrt thuhet se: “Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silėn, si dhe njė numėr i madh Grekėsh tė pėrshpirtshėm dhe jo pak gra tė rėndėsishme.” Ideja e tė qėnurit tė grave tė rėndėsishme, lėre pastaj tė qėnurit tė konvertuara tė rėndėsishme, ėshtė shumė pėr njė skrib, e nė kėtė mėnyrė teksti duhet ndryshuar, nė shumė dorėshkrime ne lexojmė: “Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silėn, si dhe njė numėr i madh Grekėsh tė pėrshpirtshėm dhe jo pak gra tė burrave tė rėndėsishėm”. Tani janė burrat ato qė janė tė rėndėsishėm, jo gratė e konvertuara.
Ndėrmjet shoqėruesve tė Palit nė librin e Veprave pohohet se ishin edhe njė ēift, Akuila dhe Prishila. Shpeshherė kur emri i tyre pėrmendet, autori i Veprave pėrmend nė fillim emrin e gruas mė pas atė tė bashkėshortit, sikur ajo tė kishte njė lloj epėrsie tė veēantė qoftė nė marrėdhėniet brenda ēiftit ashtu edhe nė marrėdhėniet me tė krishterėt (siē ndodhi edhe tek Romakėve 16:3 gjithashtu, ku ajo ėshtė quajtur Prisha).
Jo ēuditėrisht, skribėt shpeshherė janė ndjerė tė fyer nga kjo renditje emrash dhe e kanė ndryshuar atė, kėshtu qė burrit i ėshtė dhėnė vendi qė meriton duke ia vėnė emrin nė krye, Akuila dhe Prishila nė vend tė Prishila dhe Akuila. [6]
Pėr ta mbyllur, nė shekujt e hershėm tė krishterimit kanė marrė jetė debate lidhur me rolin e gruas nė kishė, nė disa raste kėto diskutime janė pėrthyer edhe nė pėrēimin e vetė tekstit tė Dhjatės sė Re. Skribėt herė pas here kanė ndryshuar tekstin e Biblės nė mėnyrė qė ta sillnin atė nė harmoni me kėndvėshtrimin e tyre pėr rolin e kufizuar tė gruas nė shoqėri dhe nė kishė
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė