"Jam kėtu"
Anėtarėsuar: 04-03-06
Vendndodhja: n'Bote.
Postime: 383
|
I shkreti Kadare, per nje cmim Nobel: Nderroi ideologjine e tij, nderroi orientimin dhe qasjen e tij politike, ideologjike, kombetare. Shau dhe ofendoi fetaret, kombetaret, akademiket, politikanet, studentet, e pjese te nje popullate. Poezite e tij, shkrimet e tij, veprat e tij, kohen e tij, mundin e tij, lodhjen e tij, kushtuar figurave "idole" te tij si Lenini, Stalini, e Enver Hoxha, te gjitha keto i hudhi poshte.
Librezen e kuqe, fleten e anetaresise, dokumentet e Partise Komuniste te Shqiperise, fleteakuzat dhe padrejtesite ndaj te tjereve, diplomat e vogla komuniste, te gjitha keto i la anash dhe i futi diku ne arkiv si pjese e kujtimeve te thella dhe te dikurshme te paharruara per ta "nderruar" bindjen, per ta percare popullin, per ty fyer 70% te shqiptareve per shkak te besimit, per t'i treguar historianeve per identitetin, teologeve per teologjine, evropianeve per Evropen, per t'i treguar njerezve aftesite e tij ofenduese, mencmuese, degraduese, e devijuese.
Per nje cmim Nobel: La Shqiperine, e la Atdheun, i la anash dertet e popullit, ja filloi plejades se tij te hipokrizive moderne duke u shtirur se na qenka i "etshem" per ceshtjen kombetare, duke synuar cmimin Nobel te Perendimit, ish-vogelushi i Lindjes Komuniste, ish- i eturi, simpatizuesi, i diktatoreve te shekkulit XX. Per ne cmim Nobel: Po na flet nje ze nga Parisi, po na flet per UCK, po na flet shpesh me nje ze kritik, po na shitet "europian" e "demokrat" po na shitet "meritor" i cmimit shume "lakmues".
Oj Toke e lare me gjake, oj toke e madhe, oj toke e shenjte, oj toke e dashur e jona???
A do ja besh hallall "parisienit" te pas viteve te 90, qe per nje titull te kesaj bote shfrenuese beri percarje e te lendoi, po po, te lendoi ty dhe te dashurit e tu, per nje cmim qe e japin njerezit qe dikur te percane ty Oj Toke e Madhe.
Oj Toke, a ja ben hallall atij qe te lendoi ne Komunizem dhe po te lendon ne Modernizem? Ke te drejte te mos ja besh hallall. Po per fat te keq, po vazhdon keshtu historia per ty, njerezit e demshem per ty Oj Toke e Madhe, ende po shkruhen ne analet e tua si patriote, e trima.
Gajret Oj Toke e Madhe se gjitha te vertetat do dalin ne sheh, e ti do jesh fituese, e ndersa "picimulat" e "lakmive afirmuese" do sharrojne bashke me kohen.
Autor: Studenti1.
|