Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-06, 14:09   #185
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Na shau dhe iku!

http://www.balkanweb.com/analiza/lajm13.html

-Nga Abdyl Kadolli *

Kadare erdhi pėr t’u shfryrė nė Kosovė dhe tregoi fytyrėn e
vet. Udhėtoi deri te Kepi i shpresės sė mirė pėr ta marrė
njė ēmim letrar. A e dinte Kadare se ai manifestim sot
ėshtė simbol i Mitrovicės sė ndarė, sepse mban emrin e njė
poezie tė F.Gungės sė ndjerė kushtuar Titos sė tij tė
dashur?!
A dinte se poeti i asaj poezie kishte denoncuar disidentin
Demaēi mė 1959, tok me disa shkrimtarė tė tjerė, qė tashmė
dihen nga libri Dosja Demaēi. Nė sajė tė kėsaj besnikėrie,
ai ishte bėrė edhe veprimtar shoqėror-politik i diktaturės
sė Titos, duke vjellė shumė helm mbi disidencėn shqiptare
dhe vetė Shqipėrinė.
Kėshtu, shkrimtari Kadare ia ktheu shqelmat diktatorit tė
vet, por pėrqafoi simbolin e njė diktatori tė huaj. Kur
kishte ardhur pėr herė tė parė nė Kosovė, Kadare kishte
zgjedhur ciklonin e shkrimtarėve tė pushtetit, sepse ishte
kritikuar Dasma e tij, qė edhe vetė e pranon si veprėn mė
tė dobėt. Pėrse e fut aty edhe Ēabejn e madh, qė ėshtė
ēmuar gjithherė nė Kosovė?! Tash Kadare erdhi e na bezdisi
me shumė rrėfime e denigrime tė tij.
Qosja tė shkojė nė psikiatri!-urdhėroi diktatori Kadare.
Veēse nuk u mor vesh si tė shkojė: si Frojdi pėr
psikanalizė apo si Jungu pėr arketipat?
Njėmend Kadare ėshtė njė fenomen interesant i psikanalizės!
Mori ēmimin dhe na shau. Nuk e ofendoi vetėm rivalin e tij,
por edhe tė gjithė tė pranishmit nė Bibliotekėn Kombėtare
nė Prishtinė. Dhe, nė fund, poshtėroi edhe vetveten, sepse
kur nuk ke argumente tė arsyeshme, tė mbetet vetėm sharja,
fjalori i rrugaēėrisė. Ata duhej ta braktisnin e tė mos
zgėrdhiheshin, ta linin fillikat vetėm.
Kadare sillet sot si mbret i letrave. Askush nuk guxon ta
kritikojė e tė mos pajtohet me tė, por vetėm ta lavdėrojė.
Lavdia pėr tė ėshtė mbi tė gjitha. Ai ėshtė alkimist i
fjalės, sepse saora i rrotullon fjalėt dhe mendimet.
Ai ėsht demiurg: ka tė drejtė tė zemėrohet, tė marrė inat,
madje edhe tė shajė e tė mallkojė!
Asgjė nuk ka ndryshuar nga mendėsia e tij ballkanike e
komuniste, edhe pas qėndrimit 16-vjeēar nė Paris.
Ububu, ēfarė diktatori do tė bėhej sikur ta kishte
pushtetin!
Ai di edhe tė kėrcėnohet: Nuk po e them tjetrin version,
sepse versioni tjetėr ėshtė shumė mė i rėndė. Ky njeri
shtyhet nga dikush!
Po, kush qenka ai Dikushi?!
Kėshtu vepronin tė gjithė diktatorėt: i shpallnin tė
ēmendur gjenitė para se t’i linēonin.
Kadare ėshtė moderator i madh, arkitekt i pallatave tė
ėndrrave dhe dirigjent i koncerteve tė dimrave. Ai ishte
shkrimtar pushtetar.
Derisa ai nuk mund tė heqė dorė nga romanet e tij politike,
nuk ka as tė drejtė morale tė kėrkojė dėnimin e diktaturės.

Kadare kėrkon hapjen e dosjeve, por sė pari tė hapet dosja
e mėkateve tė tij.
Kadare i lazdruar ka paranojė: i bėhet sikur tė gjithė po e
sulmojnė, prandaj grindet me tė gjithė.
Kadare ėshtė i gjithdijshmi i botės: ai e vlerėsoi, pa e
parė fare, edhe filmin e lauruar Kukumi, si tragjedi e
popullit tė Kosovės nė sytė e njė tė ēmenduri !
Ėshtė mirė qė nė historinė e letėrsisė hyjnė vlerat letrare
e artisike dhe jo biografitė e shkrimtarėve, sepse ndryshe
do tė tmerroheshin lexuesit.
Kadare si person u zhvesh nė Kosovė, ku vdiq miti i tij i
shkrimtarit tė famshėm. Ai sot ėshtė kontributi ynė mė i
madh pėr botėn dhe falė i qoftė asaj!
Iku Kadare kokulur nga Kosova, duke lėnė shumė helm e
pezėm.
Ai nuk vuri asnjė lule mbi pėrmendoret e dėshmorėve e tė
martirėve.
Nė purgator Dante do ta pyesė pėr gjithė metamorfozėn e tij
politike, pėr mėkatet me kolegėt dhe pėr njė dashuri tė
kėputur e shumė tragjedi familjare.
Falja, Dante, mėkatet!
Amen!
Gazeta Epoka e re, Prishtinė
* Sekretari i Forumit
tė Intelektualėve Shqiptarė
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė