Duke mos mohuar nje fuqi mbinatyrore,ngase do te dukej sikur une te isha me largepames se sa te gjithe ata qe u munduan te shpjegojne enigmen e jo vetem kesaj bote por edhe te asaj qe do te vij pas jetes ,e qe si pengese e krejt kesaj na del VDEKJA si perde e zeze ,do te perpiqem te perkthej mendimet e mia ne fjale, lidhur me kete qeshtje qe si duket preokupon me se shumti ata qe nuk jane te lumtur me jeten e vet .
Te besosh ne zotin si krijese e persosur, qofte ajo edhe absolute dhe njekohesisht te krijosh bindjen se pas kesaj jete do te vazhdoj nje jete edhe me e thjeshte se kjo , e shablonizuar ku nje pjese do te vuaj e tjetra do te kete privilegje perendore ,per mua do te thote te tallesh me vetveten e terthorazi edhe me zotin.Qesharake te besosh se zoti do te te shperblej ne boten tjeter me te gjitha te mirat , vetem se ti ke bere lutje te panderprera per te ,ne kete bote ,duke i treguar atij vazhdimisht se ai eshte Zoti .Thuajse ai nuk e din se kush eshte Zoti .
Mbyllja e sirtarve mendor qe shpiejne ne labirinthin e pakuptimsise se kesaj jete , te pakten per nje kohe te shkurte ,te themi sa zgjate jeta vete,do te hapte mundesi tjera shtese per secilin ,te shijoj dhe perjetoj te mirat e kesaj bote qe jane te pakufishme.
Nje mendje ma thote se ne boten tjeter ,shqisat qe posedojme sot, nuk do te mjaftojne te kapin realitetin e RI dhe se veshtire do ta kete SHPIRTI pa shokun e tij me te ngushte TRUPIN , per te cilin e dijme se ku perfundon .
Prandaj une do te vazhdoj te shfrytezoj kete DUET gati te persosur ne kerkim te lumturise ne kete jete sepse nje Zot e din se cka do te ndodhe pastaj.!
|