Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-06, 19:56   #2
leonn
 
Anėtarėsuar: 10-11-06
Postime: 8
leonn i vlerėsuar jo keq
Gabim

Ceshtja e Kosoves eshte nje ceshtje mjaft delikate per rajonin,andaj kerkon edhe nje trajtim delikat dhe te mencur.Nuk eshte lehte te krijosh shtet ne kohet e sotit,sepse sic e dime shtetet e shumta jane krijuar gjate shekujve 18,19....andaj na duhet mencuri dhe durim dhe kryesorja na duhet nje qyteterim dhe civilizim i plote dhe te krijojme shtetin tone qe historikisht e meritojme me plot merite..sic e dime me krijimin e shtetit ame Shqiperise,mbesin toka jashte kufijve te saj me 1912...Kjo ishte nje copetim i tokave tona padrejtesisht nga barbaret sllave te cilet erdhen ne shekullin e 6 te eres sone.ata ishin me te forte ne ushtri dhe i perkisnin familjeve te medha sllave dhe aleateve te saj.Ne si popull i lashte ne gadishullin tone nuk kishim edhe aleate te mirefillte dhe nuk i perkisnim asnje familjeje te madhe evropiane.Prandaj,edhe me luften heroike qe beme ne populli,prapeseprape nuk qeme ne gjendje ti ruajme territoret tona kombetare...kjo ishte nje padrejtesi historike qe iu be popullit tone,andaj eshte edhe obligim i sotit qe me zgjidhjen e problemit shqiptar ne kete rajon te ktheje borgjin Evropa e lashte qe e kishte bere padrejtesisht ndaj popullit tone.Ne jemi ne rruge te duhur per formimin e shtetit tone,vetem na duhet durim e mencuri,sepse Serbia e ka humbur sovranitetin qe ushtronte ndaj Kosove,qe me kapitullimin e forcave serbe dhe nenshkrimin e Kumanoves..Andaj,e gjithe ajo orvatje e saj ne parlament dhe nderrimi i kushtetutes nuk duhet te na shqetesoje dhe nuk duhet te na beje kurreshtare se cka ndodhe ne Beograd.Ata e dine se me nuk mund te kthehet ushtrimi i sovranitetit qe ushtronte kahere ne Kosove,te gjitha hyrjet dhe daljet buxhetore ne Kosove,i japin llogari Prishtines.nuk disponon me ushtri e polici qe kishte dikur,e madje as monitorim te kufijve..E vetmi veprim i Serbise sot eshte qe,politikanet e sotem qe jane atje ne pushtet mundohen qe me disa manovrime politike te justifikojne humbjen e Kosoves!Ata nuk mundin drejtperdrejte te pranojne humbjen sepse ne pushtet jane ardhur duke mbrojte interesat serbe ne Kosove.Andaj nuk varet me nga Beogradi per ceshtjen tone,por nga vete ne,se sa jemi te afte ta mbajme shtetin...Se a do te paraqesim ne stabilitet ne rajon do te tregoje koha,andaj edhe jemi para nje sfide,te cilen duhet ta lkalojme ne menyre demokratike,qe cdo pakice qe jeton ne Kosove te gezoje drejtat e veta,te respektohet e drajta elementare e njeriut,e drejta familjare,ekonomike dhe te jemi mjafte te kujdesshem.jemi ne nje monitorim nderkombetar,mos te tregojme ate qe tregoi armiku yne.Se fundi statusi i Kosoves do te zgjidhet ne menyre te drejte,mendoj se do te jete nje pavaresi ne aspektin e legjislacionit,ekzekutivit dhe gjyqesorit,mirepo do te jete nje perkufizim i forcave mbrojtese sepse do jen NATO ne kete faze kalimtare,edhe ministria e jashtme do te jete mirepo me disa kufizime.mos te na deshproje kjo,sepse do te pergatitemi edhe me mire politikisht e ekonomikisht e do tia dalim!kjo do te jete nje faze tranzitore me marrjen e te gjitha pergjegjesive shteterore si vijim.Sepse nuk ka alternative tjeter....
leonn Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė