Shiko Postimin Tek
Vjetër 23-11-06, 01:41   #195
munti
 
Avatari i munti
 
Anëtarësuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek munti
Gabim

BOTIME TË REJA - PASQYRA E LIBRIT



PËRBALLJET ME ISLAMOFOBINË


Autori: ABDI BALETA
Botoi: "Rimëkëmbja"
Shtypur në Shtypshkronjën Maluka
Art grafik: Kleida Maluka
Tiranë, Korrik, 2006


"Përballjet me Islamofobinë" është një vepër
madhështore, që s'ke mundësi, kurrsesi, për pa e lexuar, m'e lëshuar
prej dore…!
Ky libër do t'ju çelë sytë të gjithë atyre që
dëshirojnë Dritë. Drita vetë iu bëhët dëshmi e qenies së Dritës.
Të reagosh ndaj së keqës është obligim, sepse,
përndryshe, bëhemi fajtor për ngadhnjimin e saj. Nuk mund të jesh
intelektual, thoshte Jean Pual Sartre, po qe se nuk posedon, përveç
dijes, edhe guximin. Dijen e guximin, dyshim s'ka, Abdi Baleta të
thella i ka…
Të lumtë o baca Abdi që përballesh me këtë islamofobi…!
Të lumtë o baca Abdi që përballesh aq mirë duke përhapë
dritë aty ku errësirë…!


"Përballjet me Islamofobinë" quhet libri më i ri, një libër
madhështor, shkruar, siç e ka zanat, me mjeshtëri të veçantë, nga
z.Abdi Baleta.
Kush është Abdi Baleta?
Abdi Baleta, lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin
1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është
diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.
Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e
shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe
ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SH.B.A.
Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në
Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në
Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).
Në vitet 1991-1996 është zgjedhur deputet i Partisë
Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga viti 1995 merret vetëm me publicistikë, si drejtues i
gazetës së përjavëshme nacionaliste "Rimëkëmbja", që botohet në
Tiranë.
Nga viti 1995-2006 ka botuar këto libra:

1. "Shqiptarët përballë shovenizmit serbo-grek" (1995)
2. "Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë" (1997)
3. "Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar" (1998)
( Në bashkëpunim me gazetarin nga Kosova Bajram Kabashi,
libër i cili u ribotua edhe në vitin (2005).
4. "Kosova nga Dejtoni në Rambuje" (1999)
5. "Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit komunizëm islamik"
(2002)
6. "Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit"
(2002)
7. "Kundërshpifografi" (2005)
8. "Përballjet me Islamofobinë" (2006)

Libri më i ri, i teti me radhë, i Abdi Baletës "Përballje me
Islamofobinë" ka 713 faqe dhe ka këtë përmbajte:

SA PËR NISJE…………………………………………………..faqe: 7-23

KREU I "MYSLIMANI I KRYQËZUAR" DHE "SINDROMI
ISLAMIK"…………………………………………………………faqe: 24-46

KREU II ISLAMI RREZIK, APO ISLAMI NË
RREZIK?!.......................................... ...................
.............................faqe: 47-69

KREU III KONSUM I TEPRUAR I ISLAMOFOBISË SË
IMPORTUAR………………………………………………………faqe: 7O-72

Rrënjët kulturore të islamofobisë perëndimore…………………..faqe: 73-96
Islamofobia kërkon Islam të "dearabizuar" (Vatikanas)
…………………………………………………………..faqe: 97-111

KREU IV ISLAMOFOBIA UZURPON POLITIKËN
SHTETËRORE…………………………………………………….faqe: 112-115

Firaunët e antimyslimanizmit gjetën faraonin e tyre……………faqe: 116-121
Utilitarizmi fatkeq dhe gafa diplomatike në ligjëratën
presedenciale……………………………………………………….faqe: 122-127
Mësymje "TOUS AZIMUTS" e gjeneral Moisiut kundër
Islamit………………………………………………………………faqe: 128-143

KREU V INTOLERANCA E SHARTUAR MBI TOLERANCËN E
TRASHËGUAR…………………………………………………….faqe: 142-143

Si duhet konceptuar toleranca fetare midis
shqiptarësh?........... .faqe: 144-155
Në vazhdën e antimyslimanizmit politik, kulturor e diplomatik…faqe:
156-163.
Toleranca fetare respekt i ndërsjellë, jo jo privilegj apo detyrim i
njëanshëm…………………………………………………………..faqe: 164-177
"Harmonia fetare" e Moisiut si "pajtimi kombëtar" i Ramiz
Alisë………………………………………………………………….faqe: 178-185
Fryma e palolibrit të Myftarajt në konferencën e Moisiut e të
Kadaresë…………………………………………………………… faqe: 186-199
Vrugu katoliko-papist i "manifestit antiislamist" të Xhaferrit….
"Kadareada fetare" ndezi më shumë sherriadën islamofobe……faqe: 206-
210
"Herezia e shamisë" si alibi e "sindromit islamik"………………faqe: 211-218



KREU VI ÇORODITJE IDEORE PËR SYNIME
RIKONKUISTADORE………………………………………… faqe: 219

Kotësia e tezës "Islami nuk është fe burimore" e shqiptarëve…faqe:
219
Ligësia e etiketimit të Islamit si "fe e pushtuesit"……………….faqe: 228-
234
Marrëzia e tezës "mysliman me thelb të krishterë"…………….faqe: 235-239
Ironia e tezëz "shqiptarët shpëtuan qytetyrimin
perëndimor"……………………………………………………… faqe: 24O-255
Pabazueshmëria e tezës "Islami-fe u imponue me
dhunë"………………………………………………………………faqe:256-262
Njëfetaria (monizmi monoteist) si mohim i "pluralizmit
monotist"……………………………………………………………faqe:276-290
Roli përbashkues i Islamit përforcon "pluralizmin
monoteist"………………………………………………………… faqe: 291-299
"Kthimi në fenë e t'parëve", strategji rikonkuistadore…………faqe: 300-
310

KREU VII TRAZIMET E FETARIZMIT ME….(ANTI)IZMA TË
TJERË……………………………………………………………….faqe: 311

Zingjiri i rëndë i "…izmave" nga Fashizmi tek Xhihadizmi…….faqe: 314
Mesianizmi i perëndimorizmit me krishterizëm (nga Koliqi tek Moisiu)
………………………………………………………………faqe: 320-332)
Fetishizmi i vlerave perëndimore, kurth i islamofobisë………….faqe: 333-
338
Mbrojtje e myslimanizmit, jo armiqësi ndaj katolicizmit………..faqe:
339-341
Islamofobia si neoracizëm eurocentrist………………....... ………faqe: 342:351
"Oksidentalizmi" shqiptar hije e islamofobisë……………………faqe: 352-358
"Antiamerikanizmi" nacional-islamik, provokim
antimusliman……………………………………………….. ………faqe: 359-379
Fashistizimi i myslimanizmit, lojë e kristosllavizmit……………...faqe:
380-398
Laicizmi fondamentalist (feja civile) dhe "…izmat" fetarë……….faqe:
398-408

KREU VIII BINJAKËZIMI I ISLAMOFOBISË ME
SIONIZMIN………………………………………………………….faqe: 409

Kush dhe pse shpiku "popullin filosemit" dhe antisemitizmin pa
çifutë"…………………………………………………………………faqe: 410-415
Ç'tregojnë debatet dhe akuzat për "antisemitizëm islamik"?........
faqe: 416-422
Pse sionizmi nuk mund të jetë "lëvizje
nacionaliste"?......................faqe: 423-430
Krijimin e shtetit të Izraelit e përgatiti sionizmi, e vulosi
Holokosti………………………………………………………………faqe: 431-441
"Antisemitizmi" i Enverit vello e filoserbizmit "sionist" shqiptar
faqe: 442-450
Islamofobia shqiptare mercenare vullnetare e sionizmit…………...faqe:
451-462
Lëkundjet antisemite nga "thyrjet tektonike" të qytetërimit judeo-
kristian…………………………………………………………………faqe: 462-471
"Protokollet e Sionit", platformë dhe metodologji e sundimit
botëror…………………………………………………………………faqe: 480-490
Islamofobia shqiptare fshihet pas mallkimeve sioniste për Bin
Ladenin………………………………………………………………...faqe: 491-498

KREU IX NACIONALIZËM DHE ISLAM, JO NACIONALIZËM
ISLAMIK"……………………………………………………………..faqe: 498-502

"Antinacionalizmi" perëndimor ushqen islamofobinë në
Shqipëri………………………………………………………………….faqe: 503-510
Antropologjia e "nacionalizmit islamik shqiptar"……………………faqe: 511-515
"Komunizmi nacional" nuk është"nacionalizëm komunist"…………faqe: 516-
522
Feja nuk e bën nacionalizmin, e përforcon……………………………faqe: 523-526
"Nacionalizmi gjithpërfshirës", mohim I nacionalizmit……………...faqe:
527-540
Universalizmi i feve nuk e zhbën nacionalizmin………………………faqe: 541-553
Antimyslimanizmi si mësymje kundër nacionalizmit shqiptar………faqe:
554-558
Nacionalizmi dhe simbolika kombëtare………………………………..faqe: 559-570
Roli përbashkues i myslimanizmit forcon nacionalizmin
shqiptar…………………………………………………………………..faqe: 571-577
Nacionalizmi, ide e veçantë e një pjese të kombit……………………..faqe: 578-
589

KREU X NACIONALIZMI LAIK SHQIPTAR DHE NACIONALIZMAT E
KRISHTERË BALLKANAS………………………………………….. faqe: 590-591

Dallimet fetare i acarojnë konfliktet kombëtare në Ballkan………….faqe:
591-598
Vetëfajësimi pa mëkatim i shqiptarëve para serbëve…………………faqe: 599-
613
Tellallët e islamofobisë, mercenarë të
Sërbisë……………....................faqe: 614-628
Konvertimi në orthodoksi, armë e nacional-shovenizmit grek……….faqe:
629-640

KREU XI ANTIMYSLIMANIZMI MERR PENG FIGURA
KOMBËTARE…………………………………………………………..faqe: 641-649

Skënderbeu është figur politike-ushtarake, jo fetare………………….faqe:
650-655
Për Nënë Terezën respekt shqiptar, jo katolikocentrist………………faqe:
656-657
"Jeniçerizmi perëndimorist" bën lojën e islamofobisë………………..faqe:
658-672
Për mbyllje…… me derë hapur………………………………………...faqe: 673

SHËNIME……………………………………………………………….faqe: 681-699
BIBLIOGRAFI………………………………………………………….faqe: 700-713


Kjo ishte pasqyra e përmbajtjës së librit "Përballjet me
Islamofobinë", shkruar nga z.Abdi Baleta, i cili e fillon librin me
një hadith të Muhammedit (a.s.), ku shkruan:
"…Në qoftë se një imam nuk e mbron xhematin e vet, ai kurrë nuk do
të ndjejë aromën e parfumit të Xhennetit…"
Islamofobët shqiptarë, thuhet në rreshtat e fundit të
librit, deri tani janë treguar shumë primitivë, fanatikë,
mendjengushtë në trajtimin e problemeve të luftës
kundër "fondamentalizmit dhe terrorizmit islamikë…Ata deri tani kanë
dëshmuar se dinë vetëm të urrejnë, të turfullojnë, të provokojnë,
por jo të vëzhgojnë, të vërejnë, të analizojnë e të kuptojnë
problemet historike dhe aktuale në ballafaqimet Krishterizëm-Islam.
Islamofobët shqiptarë do të mbeten në pozitën e qesharakëve edhe për
mjaft kohë në këto përballje.
"Përballjet me Islamofobinë" është një vepër madhështore,
që s'ke mundësi, kurrsesi, për pa e lexuar, m'e lëshuar prej dore…!
Ky libër do t'ju çelë sytë të gjithë atyre që dëshirojnë Dritë.
Drita vetë iu bëhët dëshmi e qenies së Dritës.
Islamofobia është një e keqe që po përhapet ashiqare, jo
vetëm vetëm në hemisferën perëndimore, por edhe në trojet
shqiptare, në veçanti, në Kosovë e Shqipëri…
Të reagosh ndaj së keqës është obligim, sepse,
përndryshe, bëhemi fajtor për ngadhnjimin e saj. Nuk mund të jesh
intelektual, thoshte Jean Paul Sartre, po qe se nuk posedon, përveç
dijes, edhe guximin. Dijen e guximin, dyshim s'ka, z.Abdi Baleta të
thella i ka…
Të lumtë o baca Abdi që përballesh me këtë islamofobi…!
Të lumtë o baca Abdi që përballesh aq mirë duke përhapë
dritë aty ku errësirë…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siç i fsheh veprat e veta të keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë