Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-11-06, 13:45   #3
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ēeku merr mbėshtetje italiane pėr pavarėsinė


Data e Publikimit: 21/11/2006

Autori i Lajmit:
L.M

Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku ka vizituar tė hėnėn Romėn nė vazhdim tė turneut tė tij nė disa kryeqytete evropiane pėr tė ndikuar lidhur me vendosjen sa mė shpejt tė statusit tė Kosovės.

Nė Romė zoti Ēeku u takua me ministrin e Jashtėm italian Massimo D'Alema.

Pas takimit zoti D'Alema rikonfirmoi qėndrimin e shprehur tė Italisė nė favor tė njė pavarėsie tė kufizuar tė Kosovės.

Zoti D'Alema ofroi mbėshtetjen italiane pėr zhvillimin e Kosovės pas marrjes sė statusit, mbėshtetje qė u vlerėsua nga kryeministri kosovar.

Besojmė qė Kosova do tė jetė vend i pavarur, por me prezencėn ndėrkombėtare kuptohet se sovraniteti do tė jetė i kufizuar nga kompetencat e vogla, por kompetenca qė do t'i ketė prezenca ndėrkombėtare.

"Nė shtegėtimin tonė drejt Evropės ėshtė mėse e nevojshme mbėshtetja dhe pėrfshirja e Italisė," tha zoti Ēeku.

"Kosova ka dhe do tė ketė nevojė pėr lidershipin diplomatik tė Italisė, pėr profesionalizmin ushtarak dhe policor tė tyre dhe pėr partneritetin ekonomik," tha kryeministri kosovar.

Zoti Ēeku rikonfirmoi bindjen e tij se ēėshtja e statusit tė Kosovės do tė zgjidhet sė shpejti nė favor tė shqiptarėve, por tha se prania ndėrkombėtare nė Kosovė do tė vazhdojė.

"Besojmė qė Kosova do tė jetė vend i pavarur, por me prezencėn ndėrkombėtare kuptohet se sovraniteti do tė jetė i kufizuar nga kompetencat e vogla, por kompetenca qė do t'i ketė prezenca ndėrkombėtare," tha zoti Ēeku nė Itali.

Jo zvarritje

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kreu i opozitės, Hashim Thaēi, kanė shprehur besimin e plotė se procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nuk do tė zvarritet dhe se garanci, sipas tyre, ėshtė deklarata e kryenegociatorit tė OKB-sė Martti Ahtisaari pėr paraqitjen e propozimit tė tij menjėherė pas zgjedhjeve nė Serbi.

Ata thanė se janė tė gatshėm pėr statusin e Kosovės dhe se sfida mė e madhe do tė jetė funksionimi i njė shteti demokratik.

Zoti Sejdiu e zoti Thaēi pohuan se po bėhen tė gjitha pėrgatitjet pėr tė pėrfunduar punėn rreth hartimit tė njė kushtetute tė re tė Kosovės, dhe u angazhuan pėr ruajtjen e stabilitetit tė Ekipit tė Unitetit, pėr ngritjen kapaciteteve shtetformuese dhe pėr forcimin e lidhjeve me faktorin ndėrkombėtar.

Ndėrkohė, shefi i zyrės ruse nė Prishtinė, Andrej Dronov, ka deklaruar se qėndrimi i vendit tė tij pėr Kosovėn nuk ka ndryshuar qė nga takimi i fundit i Grupit tė Kontaktit nė Nju Jork nė shtator tė kėtij viti.

Ai ka thėnė se qeveria Ruse ėshtė e bindur se statusi pėr Kosovėn duhet tė jetė i pranueshėm pėr tė gjitha palėt dhe se ai duhet tė jetė i negociuar.

Zoti Dronov ka thėnė se nė tė kundėrtėn ēdo zgjidhje tjetėr do tė ishte e paqėndrueshme.

Shefi i zyrės ruse nė Prishtinė ka thėnė se qėndrimi zyrtar rus do t'i paraqitet kryeminstrit Agim Ceku, kur tė vizitojė Moskėn zyrtare nga fundi i kėtij muaji.
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė