Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-11-06, 00:41   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mr:Skėnder Asani



Sipas burimeve tė shumta tė autorėve tė periudhės sė antikitetit, mund tė provohet se nė malet pėrreth Shkupit e mė gjerė elementin dardanė e gjejmė qė nga periudha e neolitit. Ndėrsa sipas tyre qyteti antik i Skupit ishte themeluar nė shekullin e IV p.k nga dardanėt, tė cilin e kthyen edhe nė kryeqendėr tė tyre. Si nė gjithė Dardaninė edhe nė Skup ( Shkup )nė kėtė periudhė filloi formėsimi i kulturės me elementet autoktone midis tyre edhe kultura dhe ndėrtimi i veēantė, qė dallonte nga ndėrtimet helene. Kjo ngritje e nivelit te lartė e ndėrtimit nė kėtė qytet kishte lėnė mbresa tė shumta tek ata qė kaluan nėpėr kėtė qytet dhe pastaj nga frymėzimi qė morėn e shkruajtėn shumė shkrimtarė helenė e romak pėr bukuritė qė mahnitnin tė gjithė. Pėr fatė tė keq me kalimin e kohės kėto objekte pėsuan dėmtime madje i humbėn gjurmėt .E gjithė kjo ndodhi pėr kėto arsye :

1. Kjo ndodhi pėr shkak tė faktorit natyrė, ku krahas dy tėrmeteve tė mėdha qė rrėnuan Shkupin nė themel ( ai i vitit 518 dhe 1963 ), vėrshimet e shumta, si dhe djegia e tij pėr shkak tė shfaqjes sė mortajės vdekjeprurėse ( tė vitit 1699 ).Nga kėto fatkeqėsi natyror Shkupi do tė humb shumė monumente nga periudha e antikitetit dhe mesjetės .

2. Pėr shkak tė pozitės gjeostrategjike qė kishte Shkupi, gjatė periudhave tė ndryshme ka bėrė qė atė ta lakmonin pushtues e hordhitė barbare qė nga keltėt, romakėt, hunėt, sllavėt ( serbėt, bullgarėt ) e osmanėt. Kėta pushtues u sollėn nė mėnyrė tė vrazhdė ndaj monumenteve iliro-shqiptare tė kėtij qyteti si dhe mbarė Dardanisė .

Pėr sa mė sipėr gjatė historisė mijavjecare tė kėtij qyteti pushtuesit e ndryshėm hartuan edhe elaborate tė ndryshėm pėr tė asgjėsuar nė mėnyrė sistematike lidhshmėrinė iliro – shqiptare tė Shkupit, qė pas shkatėrrimit tė monumenteve ata tė thirren “se ky qytet na ishte kryeqendėr e perandorive sllavo-ballkanike”.

Edhe pushteti maqedon pas Luftės sė Dytė Botėrore u pėrpoqėn nė mėnyrė sistematike tė shkatėrrojnė gjithēka qė kishte tė bėnte me trashėgiminė iliro – shqiptare tė kėtij qyteti. Nga kjo politikė diskriminuese ka rezultuar qė ēdo kėrkesė pėr ngritjen e ndonjė monumenti kulturoro historik tė shqiptarėve nė kėtė shtet, tė vlerėsohet si faktor i cili rezikon sovranitetin e shtetit. Kjo politikė asimiluse e instutucioneve shtetėrore ka bėrė qė shqiptarėt nė Republikėn e Maqedonisė tė mos kenė asnjė monument kulturoro historik nėn mbrojtjen e shtetit. Kėto instutucione shtetėrore punojnė me njė strategji tė hartuar mirė kur janė nė pytje shqiptarėt, duke vėnė nė jetė maksimėn se shqiptarėt mund tė kenė “vetėm objekte tė kultit dhe asgjė mė tepėr”. Me kėtė politikė ata dėshirojnė qė tė fusin huti dhe pėrēarje nė popull dhe pastaj tė dalin me tezėn se shqiptarėt nuk janė autoktonė nė trojet e tyre shekullore.

Ngulmimi nga ana e Kėshillit pėr tė jetėsuar ngritjen e monumentit tė kolosit-Gjergj Kastriotit Skėnderbeut nė kryeqendrėn e Dardanisė, me shumė bindje mundė tė konstatohet si njė kthesė e madhe historike pėr tė rikonfirmu dhe vulosur shqiptarėsia e kėtijė qyteti tė lashtė iliro-shqiptar. Nga ana tjetėr, ky akt do tė bėjė cop e grimcė projektet e mėdha serbe,greke dhe bullgare pėr tė kolinizuar dhe pėr tu thirur si trashigimtarė tė vetėm tė kėtijė qyteti.

Me pėrurimin e kėtij monumenti nė Shkup do tė jetėsohej amaneti i shumė dėshmorėve qė dhanė jetėn ndėr shekujsh pėr shqiptarėsinė e kėtijė qyteti.Jetėsimi i kėtijė monumenti do tė reflektojė energji pozitive nė disa drejtime: shqiptarėt do tė ndjehen mė tė relaksuar se edhe figurat e tyre kombėtare po respektohen; ndėrsa shqiptarėt kėtijė qyteti po ja dhurojnė figurėn universale.Pėr kėtė arsye elita politike dhe intelektuale maqedonase duhet qė tė rrezatojė energji pozitive, se Shkupi si kryeqendėr e Republikės sė Maqedonisė do ti bashkangjitet kėshtu metropolave tė tjera europiane.Reagimet pozitive nga pala maqedonase nė rastin konkret do tė jepte sinjale tė qarta faktorit politik europian se maqedonia respekton multnicitetin dhe kahjet se ėshtė nė vazhdėn e angazhimit tė vėrtet pėr tu integruar nė instuticionet euro-antlantike; ky monument do tė sfidojė Maqedoninė se a do tė kemi njė bashkjetesė mes etnive tė ndryshėm, apo do tė shkohet kah retorika e etnocentrizmit e pėrcjellur me njė politikė shoveniste qė do tė sjell nė situata konfliktuoze dhe do tė paraqiste prova se ky shtet nuk mund tė jetė i qėndrushėm dhe se stabiliteti i tijė do tė jetė i brishtė e i paperspektivė dhe i dėnuar tė dėshtojė.

Sheshi qė do tė mbajė emrin e kėtijė heroi emblematik pėr popullin shqiptarė dhe universal, me padyshim se do tė luaj rolin e mirkuptimit afrimit dhe kultivimit tė tolerancės ndėretnike nė kryeqendėr.

Pėr sa mė sipėr konsiderojmė se ngritja e monumentit tė Gjergj Kastriotit Skėndėrbeut nė Shkup jo vetėm qė pėrbėn njė akt civilizues evropian, por edhe human, sepse ia kthen krenarinė kulturės sė lashtė dardano – arbėrore kėtij qyteti.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė