Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-11-06, 22:41   #4
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

Mendimin tim lidhur me kete teme e kam dhen ne Postimin e meparshem tek Urimet dhe pershendetjet per 28 Nentorin. Prap them se sot ka fituar menēuria dhe pjekuria e popullit te Kosoves, i cili nuk ra prehe e nxitjeve per dhune nga ana e krahut ekstremist te levizjes marxiste Vetvendosje, te Vladimir Uljanovit - Albin Kurtit, i cili me grusht e tij lart i perngjante prijesve bolshevike te Tetorit te Kuq rus!!! Koha e luftes ka mbaruar, tash jemi ne periudhen e paqes dhe definimit te statusit, qe si zgjidhje te vetme ka pavaresine. Nese keshtu nuk eshte atehere mund te flitet per rruge alternative nga negociatat. Mirpo ne kemi hyre ne nje valle dhe duhet te vallezojme deri ne fund! Dhe kjo na imponon pritjen ne heshtje dhe durimin.
Nuk ka kuptim e tere kjo dhune e versulje shtazarake ndaj institucioneve te popullit, ne nje moment kur asgje nuk mund ti akuzoj politikanet tane per tradheti ndaj popullit te Kosoves apo servilizem ndaj Unmikut, sepse asgje akoma nuk eshte definuar zyrtarisht.
Politikanet tane mund ti akuzosh per gjdo faqe te zeze, nga neglizhenca, shkurtpamesia politike e deri tek korrupsioni i eger i pasluftes, por nuk mund te thuash se nuk jane munduar, dhe nuk po mundohen per te jetesuar vullnetin e popullit te Kosoves.

Atehere kur te dalin te gjitha letrat ne tavoline, te hapet pakoja famekeqe e Ahtisaarit dhe nese ky propozim nuk perputhet me vullnet e kosovareve per pavaresi te plote e te padiskutueshme, atehere une do te jem nje USHTARE i Albin Kurtit!
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė