Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-06, 00:37   #199
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim vazhdim.

Umer b. El-Hattabi ishte guximtar i rrallė. Kalimi i tij nė Islam, shkaktoi te mushrikėt dhembje tė madhe pėr shkak tė humbjes sė re, pėrbuzjes dhe dėshtimit tė ri. Ndėrsa myslimanėt, vazhduan shtigjeve tė gėzimit, nderit dhe lartėsimit.

Ibni Is'haku transmeton nga Umeri r.a. me senedin e pandėrprerė tė transmetuesve, qė ka thėnė: "Kur pranova Islamin, fillova tė mendoj rreth asaj se kush ėshtė nė Mekė armiku mė i madh i Resulull-llahut a.s.? Thashė: Ebu Xhehli. Shkova tek ai dhe i trokita nė derė. Ai doli para meje e tha: "Mirė se vjen! Ēka tė solli kėshtu?" Unė i thashė: "Erdha tė tė lajmė­rojė se e kam pranuar Islamin, se besoj All-llahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij, Muhammedin a.s. dhe besoj atė qė po i shpallet atij." Ai ma pėrplasi derėn para fytyrės dhe briti: "Zoti tė shėm­toftė ty dhe atė me ēka ke ardhur!"[9]
Ibni Xhevzi thotė se Umeri r.a. ka thėnė: "Kur dikush pranonte Isla­min, njerėzit mblidheshin rreth tij dhe e goditnin, e edhe ai i godiste ata. Kurse unė kur pranova Islamin, shkova t'i tregoj dajės tim El-As b. Hashi­mit, e ai ma mbylli derėn dhe hyri nė shtėpi. Pastaj i shkova njė njeriu, njėrit nga paria e Mekės - ndoshta ky ka qenė Ebu Xhehli - dhe e lajmėrova, por edhe ky hyri nė shtėpi."[10]
Ibni Hishami thotė, e gjithashtu edhe Ibni Xhevzi, nė formė tė rezy­muar, se Umeri, pas pranimit tė Islamit, shkon tek Xhemil b. Muammer El-Xhumehiu, i cili mbante mend mirė dhe i transmetonte ligjėrimet e njerė­zve dhe i tregon se e kishte pranuar Islamin, kurse Xhemili bėrtet me tėrė fuqinė qė kishte se Ibni Hattabi e kishte mohuar fenė. Umeri, prapa shpinės sė tij, i thotė: "Ai gėnjen, unė nuk e kam mohuar fenė, unė e kam pranuar Islamin."
Njerėzit iu vėrsulėn Umerit, e Umeri iu vėrsul atyre, dhe kėshtu u pėrleshėn gjer nė mesditė. Umeri lodhet dhe ulet tė pushonte, e ata tubohen rreth tij. Umeri u thotė: "Veproni ashtu siē keni vendosur, por, betohem me All-llahun, edhe nėse jemi treqind, ose ju do tė merrni kokat tona, ose ne tuajat."[11] Pas kėsaj ndodhie, mushrikėt vendosin ta mbysin Umerin nė shtėpinė e tij.
Buhariu transmeton nga Abdullah b. Umeri, i cili thotė: " Umeri rrinte nė shtėpi i frikėsuar, kur iu paraqit El-As b. Vail Es-Sehmi, babai i Amrit, nė rroba tė reja, me kėmishė tė mėndafshtė. Ai ishte nga fisi Sehm, kurse ata ishin sunduesit tanė. Ky e pyet Umerin: "Ē'ėshtė me ty?" Ai pėrgjigjet: "Populli yt konsideron se duhet tė mė mbysin pėr shkak se kam pranuar Islamin." El-Asi tha: "Ata nuk kanė rrugė gjer tek ti." Pastaj doli, e takoi turmėn e njerėzve tė cilėt e kishin mbushur tėrė luginėn dhe i pyet: "Kah shkoni?" "Shkojmė tek Ibėn Hattabi i cili ndėrroi fenė." Ai u tha: "Ju nuk keni rrugė gjer tek ai." Pastaj ata u kthyen. Nė versionin e Ibni Is'hakut qėndron: "Pasha All-llahun, duke­shin sikurse njė grumbull rrobash tė ndrydhura para tij." Kėshtu ka ndodhur me mushrikėt.
E ēka ka ndodhur me myslimanėt?
Transmeton Muxhahidi nga ibėn Abbasi, i cili thotė: "E kam pyetur Umer b. Hattabin si e ka fituar ofiqin El-Faruk?" Ai tha: "Hamza pranoi Islamin tre ditė para meje.", - pastaj mė tregoi se si e kishte pranuar Isla­min, e nė fund mė tha: "Pėrkatėsisht, kur pranova Islamin pyeta: "O Resu­lull-llah! A jemi nė anėn e drejtė, qofshim gjallė apo tė vdekur?" Mė tha: "Po, pasha Krijuesin tim, ju jeni nė anėn e drejtė, qofshi gjallė apo tė vdekur." Umeri tha: "E pėrse atėherė jemi duke u fshehur? Pasha Krijue­sin, i Cili ta dėrgojė tė Vėrtetėn, do tė dalim sė bashku me ty. Pastaj dolėm jashtė. Hamza para tij, unė pas tij, e ai mes nesh sikurse nė kurth. Hymė nė mesxhid. I shikova kurejshitėt dhe Hamzėn. I kishte kapluar pikėllimi sikurse kurrė mė parė. Resulull-llahu a.s. mė quajti "El-Faruk."[12]
Ibni Mes'udi r.a. ka thėnė: "Kurrė nuk kemi mundur tė falemi tė qetė nė Ka'be, gjersa Umeri nuk e pranoi Islamin."[13]
Transmetohet nga Suhejbe b. Sinan Er-Rummiju se ka thėnė: "Kur Umeri pranoi Islamin, Islami u forcua dhe ne filluam tė ulemi nė hallkė rreth Ka'bes. U ngritėm qė publikisht ta bėjmė tavafin rreth Ka'bes dhe nė kalim e sipėr takoheshim me ata tė cilėt na bėrtisnin, e edhe ne u pėrgjigjeshim ashtu siē meritonin."[14]
Transmetohet nga Abdullah b. Mes'udi: "Kemi qenė tė ndihmuar dhe tė forcuar qė kur Umeri pranoi Islamin."[15]

AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė