Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Platforma tinėzish tė Veton Surroit
Sylejman Aliu
Pas tė gjitha pėrpjekjeve tė suksesshme pėr ēorientimin e energjive tė vullnetshme, nė radhė tė parė tė popullit tė varfėr e tė papunė tė Kosovės, pastaj dhe tė pjesės sė shėndosh tė klasės politike e institucionale tė saj, si dhe pas nėnshtrimit tė plotė e shėrbyes tė PDK-sė nė favoret e tij krejtėsisht anėsore, nė pamje tė parė, por thelbėsore pėr tronditjet e pareshtura tė bėrthamės sė ēėshtjes mė historike tė Kosovės, lideri i partisė reformiste ORA, Veton Surroi, nxori dhe vazhdon tė nxjerrė platforma tinėzish tė tij tė njohura pėr tė shembur e dėrrmuar ēdo vullnet qendror institucional e popullor pėr tė ardhmen e Kosovės.
Nga qendra e tij e preokupimit mbledh gjitha periferitė e ēėshtjeve dhe i sjell tė papėrpunuara nė qendrėn kolektive tė vendimmarrjes dhe aty detyron njė pjesė tė tė tjerėve, qė pėrkohėsisht tė heqin vėmendjen nga ēėshtjet e rėndėsishme dhe tė merren me pėrpunimin e lėndės sė mbledhur nga Surroi nėpėr tė gjitha periferitė e tij tė porositura.
Kur po bėhej gati qė si parti dhe si lider i saj tė konkurronte nė zgjedhjet e kaluara, vetė Surroi pati deklaruar se ka dyzet milionė euro pasuri. As atėherė, as tash, nuk e tregoi dhe nuk e tregon prejardhjen e njė pasurimi tė tillė marramendės, qė kish nisur qė nė vitet 90-ta (mbase edhe mė herėt), gjatė dhe pas luftės! Nuk tregoi, sepse deri tash askush nė Kuvendin e deputetėve tė Kosovės kėtė nuk e kishte kėrkuar. Nė tė vėrtetė, kėtė kėrkesė ua kishte mbytur me kohė vetė Surroi, duke ua servuar atyre nė foltore periferinė e tij banale tė bindjeve tė shėndetshme morale, pėr tė mos i lėnė tė hapin gojėn pėr tė. Disa njohės tė mirė tė tij thonė se ai se ka pasur dhe as e ka kėtė pasuri, por e ka deklaruar me shpresė se mund tė vinte nė ndonjė segment pushteti dhe atje tė marrė sa tė mundet dhe kėto marrje, pastaj, tė mbulonte me pasurinė e deklaruar. Tė tjerėt, sidomos ish-kolegėt e tij gazetarė, thonė se ai ėshtė pasuruar edhe mė shumė se ēėshtė deklaruar,gjithnjė i ka zhvatur dhe pėrvetėsuar tė gjitha fondet e paracaktuara pėr tė gjitha mediet nė Kosovė, duke i lėnė kėto tė fundit me gisht nė gojė.
Shkathtėsia e tillė manipuluese e Surroit vėrtet ėshtė e saktė. Shkathtėsia e tij e saktė u pa dhe shihet edhe nė foltoren e Kuvendit tė Kosovės dhe nė programin e tij ēorientues tė ēėshtjeve dhe tė vullneteve tė shėndosha tė tė tjerėve karshi zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės, tė ligjeve dhe, tė krijimit tė njė teatri tragjik-komik tė Kuvendit tė Kosovės, ku shajnė mėkatarėt, siē ėshtė Surroi dhe siē ėshtė Jakup Krasniqi dhe, detyrohen tė mbrohen tė pamėkatshmit e fjetur, tė cilėt i thuan tė vėrtetat shumė pėrgjumshėm. Nė gjithė kėtė proces manipulues tė Surroit PDK-ja, nė emėr tė solidarizimit si bashkopozitė me tė, ėshtė shndėrruar nė shėrbėtore tė dėgjueshme dhe emocionale tė Surroit. Shihet se tash pėr PDK-nė ska rėndėsi ēfarė kėrkon nė kėtė periudhė historikisht tė rėndėsishme Kosova, por ēfarė mbėshtetje kėrkon Veton Surroi.
Tė gjithė kanė mundur ta vėrejnė (sepse nuk ėshtė vėshtirė tė vėrehet) se Surroi, partia e tij, e lidhur imponueshėm nė nyjėn inferiore e emocionale edhe me PDK-nė, jo vetėm u bėnė pėrrallė, pikėrisht nė kėtė periudhė historikisht tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe pėr statusin e saj (qė edhe pėr kėto shkaqe po pėsojnė shtyrje tė pafundme afatesh), por dezintegruan plotėsisht synimet e shėndosha tė njė pjese deputetėsh dhe tė njė pjese tė parisė sė Kosovės. Meqenėse, siē thonė burimet e sigurta tė ish-kreut tė Kuvendit tė Kosovės, mu pse akademik Daci skishte dashur tė binte grackave e kurtheve, qė kishte ngritur Surroi pėr interesat pasurore personale, ky i fundit kishte filluar dhe e mbaroi hakmarrjen ndaj ish-kryeparlamentarit, duke mos i dhėnė as pesė para se, duke iu hakmarrė atij, po i hakmerrej Kosovės dhe tė ardhmes sė saj kaq tė zhagitshme.
Kur tė gjitha energjitė e vullnetit tė mirė, edhe tė liderėve partiakė, edhe tė atyre institucionalė, kishin marrė kahet e shtjellimit tė lėmshit tė krijuar nga Surroi rreth njė objekti parlamentar nė Germi (objekti ndėrtohej pėr Kosovėn dhe jo pėr Dacin) dhe rreth njė veture tė shtrenjtė e tė blinduar, qė vinte pėr kryeparlamentarėt edhe tė ardhshėm (Kolė Berisha kishte deklaruar kur u bė kryeparlamentar se skishte bythė ai pėr njė veturė tė tillė, qė do tė thotė se kishte pėr karrigen e kryeparlamentarit dhe se kishte pėr veturė), harruan kėrkesat e Kosovės. Qė tė dukeshin se si kanė harruar kėto kėrkesa, rrėmbyen mediet nė tė cilat derdhnin pa asnjė parallogari njohjesh tė vėrteta, premtimet pėr pavarėsinė nė fund tė kėtij viti. Njėsoj vepruan njė pjesė e mirė e opozitės dhe njė pjesė e mirė e pozitės, pjesė kėto qė lidheshin pėrsėri me interesa personale nė grupe uniteti e nė grupe negociatorėsh pėr tė krijuar atje paqen e bashkėveprimit grupor tė interesave.
Surroi, meqenėse ėshtė aty, nė kėto grupe, ka ulur zėrin e kritikave dhe, qė nga ai pozicion tash ka nisur, sėrish nė bashkėveprim me shėrbėtorėt e saj nga PDK-ja emocionale (pa menduar) dhe me njė pjesė pėrēarėsish tė LDK-sė (jo si bashkėveprues, por me qetėsinė lejuese), iu kanė vėrsulur Qeverisė sė Kosovės (pas shprishjes sė energjive tė shėndosha nė Kuvendin e Kosovės). sepse Surroi nuk e duron ekzekutivin e Kosovės, nė tė cilin nuk mund tė ngjyej gishtin e uritur tė tij. Ai kėrkon rrėzimin e qeverisė dhe krijimin e njė qeverie teknike, ku do tė ishte edhe ai, nė mos i pari. Deputeti i Surroit, Nazim Jashari, i mbėrthyer nė njė skenar tė tillė pikėrisht nė kohėn kur Kosova po ndjen dhembje tė mėdha, nė emėr tė partisė (e fsheh padronin e tij) kėrkon tė shkojė edhe mė larg. Ėshtė kundėr proceseve tenderuese (pėr operatorin e dytė mobil dhe pėr fushėn e energjisė). Thotė se kėto duhet tė ngjajnė pas zgjidhjes sė statusit dhe se kėto shtyrje sqenkan gjė pėr Kosovėn.
Natyrisht, ai ka tė drejtė, sepse ēėshtja e rėndėsishme pėr tė dhe pėr Surroin janė tenderėt, qė duhet ti ketė ai nė dorė dhe jo ekonomia e Kosovės dhe jo Kosova halleshumė. Ka tė drejtė edhe Surroi, i cili me kaq shumė djersė ėshtė bėrė milioner nė Kosovėn e varfėr dhe nė Kosovėn e vrarė, sa tash prapa kurtheve tė tilla tė tij, brenda tė cilave sharrojnė edhe bindjet e shėndosha, kėrkoi dhe kėrkon mėkatarė edhe aty ku ska, qė tė fsheh mėkatet e veta, tė cilat se ka ndėrmend ti lė, por ti disafishojė pėr pasurimin e vetvetes. Mbase njėjtė ngjet edhe me tė pėrgjumurit deputetė dhe me tė pėrgjumurit e mundshėm tė shėrbimeve hetuese, auditimesh dhe tė drejtėsisė, tė lidhura duarsh me litarėt e ndikimeve politike. Prandaj, pasuria dhe pasurimi i Veton Surroit nuk hetohet nga askush (edhe kur hetohet, heshtet), njėsoj siē ndodhė me hetuesinė, prokurorinė dhe drejtėsinė, kur ėshtė fjala tė heshtja e mbuluar me kapakun politik pėr kallėzimin penal tė para mė shumė se njė viti pėr ish-ministrin e Shėrbimeve Publike Jakup Krasniqin. Tė gjithė heshtin dhe nė heshtje miratojnė rrėzimet e gjithanshme tė Kosovės.
29.11.2006.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|