Promovimi i "revolucionit" tė Qosjes!
Shkruan: Jusuf FERIZI
Sipa ngjarjeve tragjike qė pėrjetoi Kosova (1997), e qė u zhvilluan nė pjesėn mė tė madhe, sipas skenarit serb, revolucioni i ndyrė "demokratik" nė Kosovė filloi mė 1 tetor 1997, kur njė grup studentėsh enveristė, tė prirė nga do farė Albin Kurtash, Bujar Dugollash e Driton Lajēash, duke bėrė inaugurimin e "revolucionit" tė Qosjes, filluan demonstratat nė Prishtinė pėr tė "lėvizur" lėvizjen "e pėrgjumur tė Rugovės, sipas ideologut Bajram Kosumi.
Nė tė njėjtėn kohė bėhet publike lista e zezė e tė dėnuarve me vdekje nga LPK-ja. Adem Demaēi, duke imituar "Frontin Antifashist" tė Enver Hoxhės, shpall tė formuar "Forumin Demokratik", i cili, siē e paramendonte "Mandela" ynė, sipas shembullit tė Kurt Kolės gjatė pėrmbytjes sė Shqipėrisė, do tė zėvendėsonte tėrė infrastrukturėn e pushtetit legjitim tė Rugovės.
Menjėherė pas demonstratave tė studentėve enveristė nė Prishtinė, nė skenėn politike tė Kosovės doli UĒK-ja marksiste-leniniste nano-qosjane, e cila, pa e filluar mirė luftėn, deklaronte se nuk njeh asnjė institucion tė zgjedhur nga elektorati shqiptar i Kosovės.
Dhe, duke e konsideruar tė zhbėrė pushtetin e Rugovės dhe tė dėshtuara zgjedhjet parlamentare e presidenciale, qė ishin paraparė tė mbahen mė 22 mars 1998, Rexhep Qosja (dhjetor 1997) triumfalisht shpallte puēin e pėrgatitur nė vilat e bllokmenėve tė Tiranės: "Tani, thoshte ai, tri janė shtyllat e pushtetit nė Kosovė: Forumi Demokratik i Demaēit, Lėvizja Studentore dhe UĒK-ja"!
Dhe duke fuqizuar kėtė puē, Qosja lavdėronte pushtetin e Fatos Nanos: "Vetėm pas vitit 1997, pra pas daljes nė skenė tė UĒK-sė, Shqipėria ka ndėrtuar njė politikė, tė them, kombėtare(!!!) pėr Kosovėn"!
Tėrė kjo fushatė e shfrenuar e njė grupi studentėsh enveristė, e "Forumit Demokratik" tė Demaēit, i cili, mė vonė, u shndėrrua nė "tryez" tė partive majtiste, gjithnjė sipas detyrimeve qė kishte marrė Nano nga Millosheviēi nė Kretė (nėntor 1997), kishte pėr qėllim dėshtimin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, tė cilat, megjithatė u mbajtėn me sukses me fitoren e madhe tė Rugovės pėr tė cilin votuan 85% tė elektoratit tė Kosovės.
Fushata e tėrbuar e "Mandelės" sė Kosovės kishte pėr qėllim zėvendėsimin e orientimit properėndimor tė kombit shqiptar tė Kosovės me orientimin lindor ruso-bizantin, pėr ēka enveristėt shqiptarė janė tė gatshėm tė sakrifikohen nė ēdo moment.
|