Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
- MIQTE DHE ARMIQTE E QOSES
"Revolucionari i vonuar" Rexhep Qosja, ndėrsa ėshtė kritik dhe llahtarisht arrogant me njė grup tė caktuar polikanėsh nė Tiranė, ėshtė krejt miqėsor dhe elegant nė marrėdhėnie me disa tė tjerė qė kurrė nuk kanė folur mirė pėr ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti.
Nė grupin e politikanėve qė Qosja i ka quajtur dikur "lisa" , ai duket se ka njė simpati tė veēantė ndaj Neritan Cekės dhe Frrok Ēupit. I pari njihet si njė njeriu qė nė vitin 1995 deklaroi se ishte i gatshėm tė lironte krevatin e djalit tė tij pėr njė refugjat serb nga Bosnja dhe qė nė vitin 1997 ishte avokat i tresimbolit serb.
Po ky politikan nuk u pa ta bėntė njė thirrjen e 1995-s tė tillė nė kohėn kur nė Shqipėri erdhėn vėllezėrit tanė nga Kosova. Gjithashtu duket se Qosja ka dashur ta shfajėsojė Cekėn pėr vizitėn e bėrė nė vitin 1993 nė Beograd.
Miku tjetėr i Qoses me emrin Frrok Ēupi nuk ka lėnė gjė pa thėnė kundėr Kosovės, aqsa njėherė e ka pas reduktuar ēėshtjen e Kosovės nė atė mėnyrė saqė tė lihej pėrshtypja se nuk ekzistonte. Pėr Ēupin nuk kishim ēėshtje tė Kosovės sepse burra tė Kosovės ishin martuar me gra serbe dhe gra nga Kosova ishin martuar me burra serbė. Po ashtu Ēupi ka nxitur integrimin e shqiptarėve nė jetėn politike tė Serbisė nė mėnyrė qė tė sabotohej Republika e Kosovės. Ēupi ka qenė njė ndėr ideologėt rrebelimit "vorio-epirot" tė 1997 dhe mik i afėrt i "heroit tė popullit" Myteza Ēaushit.
Mirėpo kėto gjėra {qė i thamė sa pėr shembull}duket qė nuk e kanė shqetėsuar Qosen, pėrderisa ai thotė pėr Cekėn dhe Ēupin se janė "dy mendje brisk, dy mendje diamantore, nė fjalėn e tė cilėve mund tė pritet secili qė nuk e peshon mirė fjalėn e vet para se ta shqiptojė".
Pėr Ēupin, Qosja thotė se ndaj tij ka mbajtur gjithnjė qėndrim tė "theksueshėm miqėsor" edhe pse nė bisedėn e fundit tė tyre, ai "me pėrtesė merr pjesė nė bisedė".
Sipas Qoses, Ceka i paska thėnė se Berisha, Rugova dhe Bukoshi ēėshtjen kombėtare e pėrdorin nė funksion tė pushtetit. Ky "konstatim" i avokatit tė tresimbolit e ka detyruar Qosen ta quajė rrugėn e Rugovės "rrugė e kuislingu". Si duket kjo ėshtė pritur me mjaft kėnaqėsi prej Cekės.
Si ta kuptojmė "kritikun" e madh dhe "atdhetarin" e flaktė Rexhep Qosja nė kėtė raste. E ēfarė vlere mund tė kenė kritikat e ashtuquajtura me vlerė "kombėtare" nė rastet e tjera ?
Ndėr miqtė e tij nė Tiranė merret vesh se qenka edhe Ylli Popa, pėrndryshe Kryetar i Akademisė {gjumashe} tė Shkencave tė Shqipėrisė. Ky i fundit njihet edhe si kėshilltar i hirė-zisė sė tij Anastasios Janullatos, i cili para 11 vjetėsh kur erdhi nė Shqipėri premtoi se do tė ishte i pėrkohshėm kėtu. Siē merret vesh nė faqen 277 {1} tė librit Qosja paska biseduar me Popėn pėr "politikėn e Greqisė nė Kosovė". Merreni me mend se ē`mund tė ketė katranosur Popa me Qosen pėr kėtė gjė.
Pėr Qosen tė gjithė majtistėt e Tiranės janė burra tė menēur pavarėsisht se e bėjnė shkrumb e hi kėtė vend. Sipas kėtij parametri ai quan miq tė tij Rexhep Mejdanin, Skėnder Gjinushin, Namik Doklen, Pandeli Majkon etj.
Ndėr miqtė e tij ai ka renditur edhe ish-Ministrin e Rendit Publik Petro Koēi, tė cilit nuk ia di as emrin kur e quan Pandeli Koēi. Me Petron, Qosja paska udhėtuar edhe me helikopter.
Nga ana tjetėr tė gjithė armiqtė politikė tė Qoses janė nga opozita e sotme, tė cilėt ndryshe nga shokėt e tij nuk kanė ngritur ndonjėherė tre gishtat pėr djegien e Shqipėrisė.
Nė faqen 33 {2} tė librit tė tij ai thotė edhe kėto fjalė: "Kurrė s`kam arritur ta kuptoj gjuhėn e Sali Berishės". Ndėrsa ėshtė pėr t`u kujtuar se gjuhėn e majtistėve tė Tiranės e ka kuptuar pėrhere fare mirė edhe kur ka qenė gjuhė e qartė antishqiptare.
- GAFAT HISTORIKE TE QOSES
Si profesor qė ėshtė Rexhepit nuk i falen disa gafa tė karakterit historik qė ai ka bėrė nė librin e tij, duke treguar kėshtu se ka mangėsi tė dukshme nė drejtim tė njohjes sė historisė sė Shqipėrisė. Kėto duken mė shumė nė kapitullin "Tėgjitha pėrdorimet dhe keqpėrdorimet e fjalės tradhtar", kapitull qė qenka nxitur nga njė artikull i Koēo Danajt nė shtyp. Pėr Qosen "tradhėtaėt" ndahen nė disa palė. Ai thotė se "pala e Nolit quante tradhėtarė Ahmet Zogun, Xhaferr Ypin, Sulejman Delvinėn, Turhan Pashėn, Esat Toptanin" dhe se Noli ishte vetėm pėr ndėshkimin "moral" tė "tradhėtarėve" {faqe 220-2}.
Kėtu ėshtė pėr t`i kujtuar Rexhepit se Sulejman Delvina nuk ka qenė kundėrshtar i Nolit sepse nė qeverinė e tij ishte Ministėr i Jashtėm dhe pas dėshtimit tė saj u largua bashkė me tė jashtė atdheut. Ndėrsa sa pėr ndėshkimin moral duhet thėnė se kjo nuk ėshtė ashtu siē thotė Qosja pasi njihen ndėshkimet nė kohėn e qeverisė noliste apo pėr gjyqet politke tė saj.
Po nė faqen e sipėrcituar Qosja thotė se "pala e Zogut quante tadhėtarė Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rustemin, Koēo Kotėn, Et`hem Toton, Ismet Toton". Sipas Qoses Zogu i ndėshkonte "tadhėtarėt" me "vrasjen e tyre". Pėr sa thotė Qosja mė sipėr mund tė thuhet se gjatė kohės sė Zogut cilėsimet "tradhėtarė" pėr personat e sipėrpėrmendur janė tė kufizuara pėr tė mos thėnė qė nuk ekzistojnė.
Ndėrsa nuk e kuptpjmė pse Qosja ka shpallur armik tė Ahmet Zogut dhe e ka dėnuar vdekje edhe kryeministrin e monarkisė Kostaq Koota. Ky i fundit asnjėherė nuk ka qenė kundėrshtari i Ahmet Zogut, e aq mė tepėr nuk mund tė dėnohej prej tij.
Qosja ka vizituar nė Tiranė edhe godinėn e Akademisė sė Shkencave pėr tė cilėn thotė se ka qenė godinė e "qeverisė sė lavdishme tė Fan Nolit".
Sė pari Qosja gabon nė cilėsorin "e lavdishme" kur dihet fare mirė se vetėm e lavdishme nuk ishte qeveria e Fan Nolit.
Sė dyti asnjė ditė nuk ka qenė qeveria e Nolit nė godinėn e sipėrpėrmendur, por ka qenė nė atė vend ku ka njė pllakė pėrkujtimore sot.
Qosja as qė di ta mbrojė Fan Nolin pėr atė qė ai ka tė vlefshme. Ai mjaftohet vetėm nė anė revolucionare tė tij. Nė intervistėn qė i ka dhėnė gazetės "Zėri" mė 15 qershor 1996, Qosja periudhat pushtetore nė Shqipėri i ka ndarė nė tri kohė. Nė tė parėn ai ka vlerėsuar kohėn e "prijėsit tė revolucionit demokratik Fan Noli", nė tė dytėn kohėn e Enver Hoxhės dhe nė tė tretėn periudhėn e pluralizmit.
Qosja nuk para e ka tė qartė as konceptin e figurės sė tradhtarit nė Shqipėri. Pėr tė tė gjithė ata qė realisht janė shfaqur tradhėtarė tė kėtij vendi dhe qė fatkeqėsisht rezultojnė miq tė tij, janė "burra tė mirė". Qosja tradhėtarėt i kėrkon patjetėr tek emrat e "kalaboracionistėve" tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe tek ata qė nuk i cilėson miq tė tij. Ai i kundėrshton zėrat qė thonė se ka shumė tradhėtarė nė Shqipėri. Natyrisht mund tė ketė ekzagjerime, por gjendja e sotme e Shqipėrisė ėshtė treguesi mė i mirė se nuk kemi numur tė vogėl tradhėtarėsh.
Tek viktimat e "propagandave tė shfrenuara", Qosja plot dėshirė ka futur veten e tij dhe avokatin e tresimbolit serb Neritan Ceka. Pėr tė armik dhe tradhėtar i barabartė me Esat Toptanin ėshtė Ibrahim Rugova {shih faqe 229-2}.
Kur vjen puna pėr tė thėnė tė vėrtetėn pėr organizatėn terroriste serbe "Dora e Zezė"{faqe362-1}, Qosja nuk e thekson se edhe Isa Boletinin ka bashkėpunuar me kėtė organizatė, por justifikon edhe marrjen e armėve nga Serbia pėr tė luftuar Turqinė nė vitin 1912.
Ndėrsa tek figurat e shquara Qosja krahas Kostandin Kristoforidhit fut edhe "revolucionarin demokratik" Dritėro Agolli, qė njihet ndėr tė tjera edhe si njė tjetėr ideolog famėkeq i 1997. A mund tė shkojė Kristoforidhi nė njė krah me Dritėro Agollin ?
- NJE VEPER QE I SHERBEN MASHTRIMIT DHE GENJESHTRES
Pėr fat tė keq rreth 800 faqet e ditarit politiko-letrar tė Rexhep Qoses, kanė pėr ta kujtuar kėtė tė fundit si njė njeri tė pareformueshėm qė nuk reflektoi nė asnjė rrethanė pėr gafėn e rėndė tė "revolucionit tė vonuar demokratik tė 1997". Ēdo gjė mund t`i falet njė njeriu si Rexhep Qosja, por kurrėnuk mund t`i falet mbėshtetja me vetėdijė e aksioneve terroriste qė u zhvilluan nė Shqipėri nė vitin 1997 nė emėr tė "ēlirimit tė Vorio-Epirit".
E pėr tė mos u mjaftuar me kaq Qosja nuk ka hequr dorė nga tifozeria e tij pėr tė majtėn shqiptare ndonėse kjo shfaqet mė kozmopolite se kurrė. Nuk mund tė pėrcjellėsh "tronditjen e shekullit" tek lexuesi duke i paraqitur drejtuesit e tė majtės shqiptare krejt ndryshe nga sa janė.
Tronditja e shekullit ka pėrmasa krejt tė tjera nga sa e paraqet Rexhep Qosja. Dhe kjo do ta kujtojė nė histori Qosen gjithnjė jo pėr mirė. Aq mė tepėr qė Shqipėria qė ka vuajtur nga Rexhepi i saj do tė kujtojė pėr keq edhe adashin e tij nė Kosovė.
|