Jo mire jemi???
Nuk me vjen shume interesant reagimi i njerezve ndaj V.Surroit. Ne nese mendojme se qeveria qe kemi eshte e afte per ta udhehequr shtetin e Kosoves, atehere nuk kemi se cka flasim. Kryeministri nuk ka kurrfare pushteti ndaj kabinetit te tij!!! Kryeministri qe merr letra "keshilluese" nga partite. Ministrat qe marrin urdhera vetem nga partite qe vijne. Nuk e di se si mundet dikush te jap komente te tilla kur qeveria jone eshte me e dobeta ne rajon. Qeveri qe eshte e afte vetem per shetitje dhe shpenzime te medha, por asgje tjeter. Asgje. Deshperohem shume kur degjoj se megjithate njerezit jane te kenaqur me kete qeveri. Nuk eshte ketu ne pyetje respekti ndaj institucioneve qe disa prej jush e kuptoni se nuk duhet te flasim asgje qe eshte ne kundershtim me qeverine sepse atehere nuk po e "respektuakam"??? Nese dikush kerkon qe te caktohet data e zgjedhjeve, te diskutohet per simbolet e Kosoves, e gjera te ngjashme, une nuk e shoh ku eshte problemi. Akoma kenga e njejte e shqiptareve e c'eshte me e keqja: Ata bile as qe jetojne ne Kosove. Jo te nderuar. Se pari duhet te jetoni me ne, ketu ne Kosove e me pas mund te flisni per qeverine se nuk mund ta dini me mire se ne qe po e perjetojme cdo dite "magjine" e qeverise sone te afte. Nuk keni kurrfare te drejte te flisni ju per qeverine e Kosoves. Ejani e jetoni me ne e me pas mund te jipni komente. Ndryshe, nuk keni te drejte te flisni dhe ta lavderoni mjerimin tone te perditshem. Duhet te jesh shume cinik per ta bere nje gje te tille. Nuk them se ata duhet te na mundesojne te marrim rroga te larta e menjehere te rregullohen te gjitha gjerat. Kjo natyrisht qe mund te ndodh, por se paku te mos vjedhin. KA FAKTE i nderuar. Mos na tregoni ju neve se cka eshte jeta institucionale nga vendet nordike e nga pertej Atlantikut. E dime shume mire, por se paku vellezer, mos na lendoni edhe me teper duke na thene qe duhet te heshtim se nuk ben te ankohemi se ashtu nuk e respektojme qeverine. Mosni ju lutem
|