Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-06, 06:33   #19
Arjanit Thopia
 
Anėtarėsuar: 04-06-06
Postime: 23
Arjanit Thopia me shokė shumeArjanit Thopia me shokė shume
Gabim Shiko Lajmet me teper

Arb,
Nuk meriton qė tė diskutohet mė tepėr me ty. Nxjerrjet nga kontekstet dhe etiketimi i njerėzve pėr “shitjen” e Kosovės i pėrngjan, po e pėrsėris prapė, inkuizicionit spanjoll. Shkrimi qė ėshtė postuar nuk ka as autor, as burim, as, as…Falė Zotit, njerėzit janė bėrė mė tė arsyeshėm dhe po ndjekin mediet dhe aty ėshtė parė se Vetoni ka thėnė qė Kosova ėshtė njė gjysmėshtet (nė kohėn e tashmė, gjė qė ėshtė e vėrtetė), por edhe ka marrė pjesė me vėtėm 6% tė votave nė samitin e NATO-s pėr tė kėrkuar “gjysmėshtet” deri sap o flitej edhe pėr krijimin e ushtrisė sė njė “gjysmėshteti”??? A ke llogjikė ti fare. A I pėrcjell mediet? A lexon gazeta tjera pėrvec atyre qė tė pėlqejnė sepse I thonė ato qė tė pėlqejnė e ti kėnaqesh si fėmiut kur ti blen cokollatė. Dėgjoji lajmet nė RTK, RTV21, KTV. Nuk do tė mund tė tė gėnjejnė qė tė trija. Mund edhe ta akuzosh Vetonin pėr shitje tė Kosovės e mė pas tė gjobitesh si disa gazeta pėr shpifje. Lehtė ėshtė tė thuash cka tė duash, por kur vjen puna qė tė vėrtetohet ajo, ėshtė paksa mė vėshtirė.
Nuk ka nevojė qė ti thyesh dhėmbėt dhe tė matesh me njerėz tė kalibrit tė madh se nuk ke kapacitet. Mė fal qė tė quajta fillorist se mė duket se ta paskam rritur mendjen. Pėr tu marrė me mua, ti sė pari duhet tė mirresh me veten tėnde qė dyshoj se mundesh pėr shkak tė ideologjisė moniste qė ke. Ajo cka ti mendon se ėshtė e mirė duhet tė jetė e mirė. Tė tjerėt qė mbesin janė tė kėqinj dhe duan ta shesin Kosovėn??? Si duket ty po te duket qeveria perfekte. Vetoni nuk ėshtė nė qeveri, por megjithatė qeveria ka arritur tė shes shumė mė tepėr qė ti ia atribuon tjetėrkujt. Nuk ėshtė edhe Vetoni engjull, kjo kuptohet, por nuk ėshtė edhe ashtu si ti e paraqet. Mė duket se tė paska hyrė frika nė palcė nga paraqitja e politikanėve “tjerė” qė janė ndryshe nga mendimet tua tė stilit Liza nė Botėn e cudirave. Natyrisht qė je nė Botėn e cudirave, kur sė pari nuk je nė Kosovė, por megjithatė merr guximin qė tė lavdėrosh, apo fyesh ata tė cilėt tė pėlqejnė, pėrkatėisht uuresh. Pa e pėrjetuar nė kurriz tėndin atė qė ne e pėrjetojmė, nuk ke tė drejtė qė tė flasėsh pėr “tė mirat” qė po na i sjell qeveria duke punėsuar familje tė tėra nė ministritė e secilit ministėr. Kurrė mos harro se kėto gjėra shihen nė zgjedhje. Me daljen e Behxhet Pacollit dhe Veton Surroit nė skenė, shumė ndryshime ka pėr tė pėsuar Kosova, pėr tė mirė natyrisht. Tash tė ka mbetur vetėm tė gjesh ndonjė “lidhje” tė Pacollit me serbėt dhe ta shpallėsh “spiun” e ckadotjetėr dhe do tė rehatohesh duke u vetėgėnjyer se doli nė pah “e vėrteta” duke harruar qė lexon dhe dėgjon vetėm ato gjėra qė ty tė pėlqejnė. Nuk ka nevojė tė jenė tė vėrteta, vetėm se duhet tė tingėllojnė “mirė”, qė “e mira” tė fitojė ndaj “tė keqes” si nė filmat epik. Si rasti i orizit tė Pekinit qė e pėrmende e qė deshe tė satirizosh pėrmes batutave tė stilit amerikan. Sa po e duake veten se…
Arb, ti nuk mund tė merresh me mua se unė e bėj kėtė vet, por tė kisha propozuar qė tė mirresh me veten, natyrisht kur tė rritesh e bėhesh i madh. Kur tė hysh nė klasė tė parė. Deri atėherė, pėrshėndetje, kurse unė mund tė fle zbathur sepse ka kush kujdeset pėr Kosovėn: Arb Skėnderbeu.
Arjanit Thopia Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė