Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-12-06, 17:15   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Debatet e vonuara pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės

Prishtinė, 5 dhjetor - Ndėrsa zgjidhja e statusit tė Kosovės po afrohet, me shpresė se sė shpejti pėrfundimisht Kosova do tė bėhet shtet i pavarur, mirėpo akti mė i lartė i saj juridik - kushtetuta, si dhe simbolet shtetėrore ende nuk janė gati, madje janė vonuar si tepėr.

Kohėve tė fundit janė intensifikuar diskutimet nė kėto tema, por mė shumė nė nivel tė debateve mediatike sesa institucionale. Madje kėto tema fare nuk janė shtruar nė ndonjė institucion kompetent, konkretisht nė parlament, aty edhe ku e kanė vendin.

Por, nė anėn tjetėr, lideri i Ora-s, Veton Surroi ditėve tė fundit ka paralajmėruar se Ekipi i Unitetit, anėtar i sė cilės ėshtė edhe ai, "duhet tė mandatojė kushtetutėn, simbolet dhe pėrcaktimin e datės sė zgjedhjeve". Ky pohim i Surroit le tė kuptohet se po anashkalohet parlamenti e trupat e tij dhe se Ekipi i Unitetit po vėhet mbi institucionet, ndonėse dihet fare qartė qė ky grup ėshtė mandatuar nga Kuvendi vetėm pėr negociatat rreth statusit tė Kosovės dhe nuk ka mandat tjetėr. Madje sipas Surroit, gjatė kėsaj jave EU do tė diskutojė pėr simbolet shtetėrore nė njė takim gjatė kėsaj jave. Nė nivel partish kėto ēėshtje janė diskutuar pothuajse fare pak.

Nė LDK prej kohėsh zyrtarėt e saj kanė pohuar qė flamuri ėshtė i gatshėm pėr Kosovėn e pavarur - ai qė tashmė njihet si Flamuri i Dardanisė, tė cilin Presidenti Ibrahim Rugova ka disa vite qė e ka prezantuar nė opinion. Rreth flamurit ka pasur edhe ndonjė nismė private, ndėrkohė qė partia Ora ka iniciuar pranė Kuvendit shpalljen e njė konkursi ndėrkombėtar pėr simbolet shtetėore.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė