Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-06, 23:19   #14
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Cka ka kjo te baj me shkelqimin e Diellit ne Japoni?

Ketu kemi te bajme me nje teme tjeter.

I nderuari ARB,

Hallall te qofte burri i dheut se me shkrimet tuaja po ma ben zemren mal!!!
I kam percjell te gjitha postimet tuaja te fundit dhe pajtohem me to dhe njeherit te falemderoj per te gjitha ato informacione qe na i jep. Edhe une percjell me vemendje situaten brenda LDK-se, bile edhe me shqetesim te madh sidomos para zgjedhjeve ne kryesine e saj. Tash LDK gjindet para nje udhekryqi historik; te vazhdoj te jete unike drejt fitoreve te ardhshme apo te humbas teresisht veten duke u ndare e perqare, permes intrigave e lufterave te mera per pushtet. E nese ndodh kjo e fundit, do te jete nje humbje e madhe jo vetem per elektoratin historik te Presidentit Rugova, qe per kujtimin e tij eshte ne gjendje ti mbyll dy syte edhe perpara ketyre lojerave te pahijeshme te disa aktivisteve, mirpo do te jete nje humbje e madhe edhe per tere Kosoven!
Nese zgjedhjet e ardhshme i fiton krahu opozitar, kam frike se do te na cenohen edhe te drejatat me elementare te njeriut, duke u nisur nga liria e shprehjes, pasiqe ne ate koalicion gjinden deshtimi i kultures se mirefillt politike ( ta quajme keshtu, sepse deshtimi i efikasitetit dhe seriozitetit politik i perket qeverise se tanishme) duke pas parasysh se gjate periudhese sa kane qene ne opozite, ka qene shkaterrimtare e jo konstruktiv, dhe nese nje Organizate te tille mafioze i besohet drejtimi i shtetit atehere, me te vertete eshte fundi per te gjithe!
Mirpo, ne anen tjeter konsideroj se, nese Ldk nuk vazhdon rrugen e te ndjerit Presidentit Rugova, dhe ndahet ne fraksione te ndryshme, atehere e meriton penalizimin dhe denimin e merituar nga qytetaret. Por, uroj qe vota e tyre te orientohet drejt ALTERNATIVAVE serioze qe jane prezente ne skenen politike kosovare si risi pozitive, dhe qe kane vullnet te mire per te bere ndryshime radikale. Gjithmone kam thene se kemi nje klase politike deshtuese, sepse asnjera nga partite dhe levizjet politike qe ne i kemi ne Kosove, nuk perputhen me realitetin e sotem te Kosoves ; papunesia, varferia e skajshme, mungesa e rrymes, ujit, sherbimeve te mirefillta shendetesore etj. etj - dhe nuk ka thjeshte as njohuri, zotim, deshire dhe vullnet te eliminoj, zbus apo permiresoj keto aspekte qe do ti normalizonin jeten qytetareve! Sepse asnjera nga ato nuk i pergjigjet nevojes se qytetarit te rendome te Kosoves, per vet faktin se jane te tejkaluara per kohen: nuk eshte me koha e paraluftes, kur LDK perfqesonte luften paqesore te kosovareve per liri dhe vetvendosje, ashtu siq nuk eshte koha e luftes, kur komandantet e PDK-se merrnin meritat e luftes ēlirimtare, duke perfaqesuar, mire e keq, rezistencen e kosovareve kunder roberise dhe shtypjes. Pra, politikanet tane i kan hargju argumentet dhe tashme u mungon forca bindese!
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė