Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-06, 12:02   #52
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim me sqaroni pak temen

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Sunnih
Kjo eshte te mbulosh diellin me shoshe. Eshte e veshtire te ngresh pluhur mbi qelq edhe po te mundohesh shume. Eshte e lehte carja e pluhurit dhe pluhuri as nuk perben barrikade e as nuk mund te ndertosh mbi te.

the: Pajtohem me ate qe gjdo ksuh ka koncepte te ndryshme mbi demokracin,mirpo sikur ti qe e paske huq me ka krejt konceptin e demokracis per here te pare po shoh.

Thua se demokrasia origjinale vjen nga Greket e lashte dhe kjo eshte e drejte por me vone thua se demokracia nuk eshte si atehere dhe ketu je gabim. Nese sistemi eshte ndryshe atehere nuk duhet quajtur Demokraci pasi eshte kunder vete themeleve mbi te cilet u ndertua. Nese une i paskam dale huq demokracise, pa na thuaj ti se cila qenka demokracia dhe le te debatojme sipas konceptit tend te demokracise.

the: Mnedoj qe ne ditet e sotme kish me qene e pamundur ajo lloj demokracie,per shkaqe objektive kishte me qene e pamundur.

Ne kohen e tyre Greket nuk kishin as media, e as mjete komunikimi dhe prape kjo funksiononte. Sot me tere keto mjete komunikimi per mendimin tend nuk funksiononka.

The: Kjo qe thua ti ke te drejt ne Angli do te mbetet veq ne nivelin e DISUKTIMIT.The me heret qe jetoni ne angli,ti a e din bre zotri se qfar fuqie ka atje media e lire, e dini ju se kush eshte BBCja ne angli.Mediumi me i fort dhe me objektiv ne bote.

Po kuptoj se ti nuk jeton ne angli nga fjalet e tua. Dhe si duket ti e njeh me mire fuqine e shtypit se une qe jetoj ne Londer. Nga e more vesh? E ke lexuar ne shtyp? Edhe ne kohen e Enverit ne shtyp lexoje se shtypi eshte i lire dhe demokratik. Nejse vetem desha te permend nese ke degjuar per vdekjen e Dr. Kelly dhe rrethanat implikuese mes medias dhe pikerisht BBC-se dhe qeverise. Kur u shkarkuan shume vete duke filluar nga koka egzekutive e BBc-se. Po ashtu BBC-ja nuk eshte plotesisht e pa varur nga shteti ajo financohet nga shteti dhe ka pasur akuza te medha nga kanalet e tjera te medias rreth qenies se BBC-se e njeanezuar politikisht. Sikur te kishe lexuar shtypin do ti dije keto.

the:Ndersa sa per fotografimin e arkivolve te ushtarve amerikan,nuk mendoj qe mund te hyhet ne kuader te fjales se lire,sepse dikush ka ndjenja dikush vuan per ate ushtar te vdekur dhe nuk mund te manipulohet me fotografi.Fjala e lire eshte atehere kur x gazeta dhe tel.kritikojn luften e irakut.

Me mire do te ishte te thoje: A te kujtohen demostratat kunder luftes se Vietnamit dhe televizioni dhe shtypi u bene shkak per kete? Nese keto lejohen popullata do te ngrihej me force kunder qeverise se tyre "Demokratike" dhe keshtu duke qene "Demokraci", qeveria do te jepte doreheqjen ne menyre "Demokratike". Cilat aspekte hyjne ne shtypin e lire sipas teje? Si ka qene prodhimi i domateve dhe i specave? Apo eshte pak me rendesi vdekja e popullates amerikane qe jane nen arme? Ne kohen e reprezaljeve ne Kosove, nuk do te ishte sipas teje shkelje e te drejtes se shtypit te lire moslejimi i pamjeve te masakrave? Po perfaqesimi i atyre qe jane te mbytur ne gjakun e tyre dhe kerkojne nga qeveria amerikane t'i ktheje ne shtepite e tyre apo keta jane jashte fjales se lire? Ky eshte koncepti demokratik ne te cilin une paskam dale huq?

the: Nese votusi mendon qe i perfaqsuari nga ai(deputeti)nuk po e kryen punen si duhet ,atehewre shume thjesht mos e votoni me.

Me kete vetem vertetove ate qe une kam thene me pare se ne demokraci, votuesi eshte i lire te zgjedhe diktatorin e tij per nje periudhe te caktuar. Dhe ne USA vetem kur erdhen zgjedhjet arriten te permbysin maxhorancen e Bushit mirepo kjo pasi shume nena kane mbetur pa femi, shume gra jane shnderruar ne vejusha dhe shume femi kane mbetur jetime. Por besoj se kjo eshte krejt e pranueshme per ty se kjo eshte demokracia. S'ka problem nese qeveria mashtron votuesit dhe i fut ne nje lufte qe ata nuk e duan sepse ne fund te fundit nese nuk e duan le te presin zgjedhjet per ta ndalur kete nderkohe qe femite e tyre vijne te gjymtuar dhe me probleme psiqike te pa njohura nga psikologet. S'ka problem se eshte e lehte tu mohohet kjo sikurse iu mohua atyre "the golf syndrome" per vite me rradhe. Ehehehehe lum kush rron nen demokraci.

the: Sa i perket dhomave duhet shtuar.Parlamenti eshte ne dy dhoma-Dhoma e komunave dhe dhoma e lordeve.
Dhoma e komunave eshte ne fakt parlamenti i Anglise, ndersa ne dhomen e lordeve marrin pjese persona te merituar te mbreterise. Deri tani Anglia ka 1100 lorda.
Komuna perbehet nga partia laburiste dhe konservatore dhe do kisha shtuar edhe partine liberale me 5 deputete, qe eshte force teper e vogel, mirepo ne disa raste edhe vendimtare per disa ceshtje.

Kjo eshte e vertete por vetem "the house of commons" jane te zgjedhshem dhe jo ata te "House of Lords" dhe keta te dytet jane ata qe mund te hedhin poshte vendimin e te pareve. Pra fjala e fundit mbetet me "te pa zgjedhurit".

Po ashtu jane edhe parti te tjera ne parlament edhe pse me pak dhe po ashtu edhe deputete te pavarur shumica e tyre jane ata qe i jane shkeputur labouristeve ngase the new labour ka humbur parimet demokratike sikurse te gjithe ata jane prenoncuar ne shtyp kur jane larguar.

Si perfundim: Demokracia funksionon ne letra por jo ne realitet dhe sistemet e sotme nuk jane demokratike por jane sikurse Hitleri dhe Enveri pretendonin se ata jane per demokraci nderkohe qe ishin diktatore. I nderuar ujkun vishe sa te duash me lekure delje, prape ujk mbetet.

Pershendetje
me tregoni [ak temen dhe pastaj te filloj te kuptoj se ku ndodhem
realitet i hidhur
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė