Nje Fjale E Vetme: Qeveri Deshtuese
Te gjithe analistet perendimor e te huaj qe mirren me studimin e ēeshtjeve te Evropes Juglindore bejne ēudi se si ne nje vend si Kosova nje qeveri deshtuese merr 3 (tri) mandate te njepas-njeshme (Haradinaj - Kosumi - Ceku!!!).
Menjehere pas doreheqjes se kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas procesit normal te nje shteti demokratik, eshte dashur te formohet nje qeveri e perkohshme, siē ishte ajo e Bajram Kosumit, dhe pas nje afati te shkurt kohor 2 ose 3 muaj, te shkohet ne zgjedhjet e reja. Statusi i padefinuar i Kosoves nuk mund te konsiderohet shkaktari kryesor i regresit ne te gjitha sferat e zhvillimit, prej atij shoqeror deri tek ai ekonomik. Pra, ne heshtje kemi duruar neglizhencen e qeveritareve tane, pa e leviz as me te voglin gisht, dhe ketu akuzoj shoqerine civile, ato perqindje biblike te te varferve, ata pak punetore te pakenaqur me organizimin e tyre ne Sindikata; kishin mjaftuar keta numera per te leviz gjerat dhe per ti dhen nje tronditje te fort NENPUNESEVE tane ne qeveri dhe atyre gjumashave te tjere ne Parlament. Por askush asnje ze nuk e ngriti, por ne heshtje i pesoi deshtimet e klases sone politike.
Jo vetem qe nuk kemi pasur qeveri efikase dhe jete parlamentare normale demokratike, por na ka munguar edhe nje alternative ndaj ketij realiteti te stagnimit total, Kosoves i ka munguar edhe opozita, deri ne hyrjen ne skenen politike te Ora-s, Ne kemi pase 2 (dy) qeveri; 1)treshja formale (haradinaj-kosumi-ēeku) dhe 2) qeverija jo-formale e ashtuquajtur kabineti i qeverisjes se mire!!! i partise demokratike. Keta te fundit nuk e kane kuptuar kurre detyren e tyre te vetme,qe te jene nje opozite e vertete. Mirpo, gjate tere periudhes se pasluftes kane drejtuar nje politike te erret, e bazuar ne intriga e shpifje te ndryshme, pa dhene asnje alternative tjeter serioze, por tere kete kohe e kane shfrytezuar per ti bere lufte personale te ndjerit Ibrahim Rugova (ka mjaftur ti shfletosh gazetat e tyre urrejtje dhe dhune-nxitese!!!)
Kush e ka fajin per gjendjen ne te cilen gjindemi? NE vete, ne populli jemi shkaktaret kryesor qe lejojme dhe u besojme drejtimin e shtetit njerezve te pandergjegjshem e jo-vizionar. SHERBETORET tane po luajne me ne dhe me te ardhmen tone, ata po na ofendojne moralin dhe inteligjencen, ka ardhe koha TI PERJASHTOJME nga puna!!!
|