16-12-06, 12:47
|
#14
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Zgjedhja problemit nuk duhet kerkuar tek forma e sistemit politik qeverisjes demokratike
Eshte e vertetuar, gati po thuaj cdo rregullim, cdo konsolidim (madje edhe cdo mjekim me medikamente) mbi nje parim shkak
prodhon , barte edhe pasojat periferike te vet produktit . E kjo pasoj periferike padyshim qe barte ne vete edhe ato dukuri negative qe veshtiresojne funksionalitetin dhe ekzistencen e saj: si KRIMINALITETI I ORGANIZUAR , KORRUPSIONI, NEPOTIZMI, te cilat si dukuri jane te nderlidhura njera me tjetren ne simbioze ( bashjetojne nga njera tjetra) etj.
Vet Historia e zhvillimit te sistemeve politke , ka deshmuar qe ndarja dikotiomike e ketyre sistemeve eshte me se e qendrueshme dhe e vertete .- Ne te MIRE qe eshte vetem nje sistem politike qe njifet me termin DEMOKRACI.
- Dhe ne KEQIJA qe jane te gjitha ato sisteme qe jane te kundertat e demokracise. Duke filluar me TIRANIN e Greqise , DIKTATUREN e Romes, ABSOLUTIZMIN e Bodinit , e me vone te Hobesit dhe AUTORITARIZMIN dhe TOTALITARIZMIN e Fashizmit dhe Nazizmit .
Mirepo, ato nocione me larte nuk jane me shume se nje terminologji qe nderlidhen me historikun e zhvillimit politike te shtetit dhe te drejtes . E qe i hasim aq shume ne fjalorin e permbajtjeve te perditshme mediale... E te cilat pak kuptohen !!
Mirepo, problemi i tematikes nuk eshte aq abstrakt sa nocionet e lartepermendura...Problemi eshte edukativ- kulturore, perderisa ne vetedijen dhe mentalitetin shoqerore mbreteron dhe funksionon te menduarit kriminal
Mungon i ashtuquajturi SHENDETI MORAL qe spikat Qosja .
Paramendoni ne cfare pozite, niveli eshte ky shendet moral i shoqerise, kur qytetari i kesaj shoqerie INKURAJON, ARSYETON , korrupsionin .
Arsyetohet perfitimi i paligjshem , arsyetohet sjellja kriminale
edhe ate shume lehte, me pak fjale : BRRAVO, HALLE I KOFTE , TE ZOTIT JEPJA DOREN.
Apo, paramendoni cfare mund te pritet ne te ardhmen ne nje shoqeri , nga brezat e ri, nga femijet qe edukohen ne kete fryme.
NE DITET E SOTIT IDOL I FEMIJES NUK ESHTE POLICI
POR REKETASHI . Femijet edukohen me frymen e te menduarit dhe vepruarit kriminal
Nese i kemi parasysh shembujt e lartepermendurm, mundemi me marre me mend ne cfare gjendje eshte <Shendeti Moral i Shoqerise>.
Kontrollin dhe menagjimin e ketij shendeti ne cdo vend funksional demokratik , e planifikojne institucionet te cilat konstruktohen nga AJKA e virtyteve me te mira intelektuale dhe morale , qe me nje fjale mund te quhen ELITAT (edhe pse per elitat ne realitetin e shoqerise Kosovare eshte heret te flitet) ku prestigji autoriteti dhe pushteti i tyre eshte i ndertuar ne baza te meritokracise se mirefillet per vlerat
e JO mbi nepotizin dhe barazine destruktive-mes vlerave qe carkullojne ne treg
Cka eshte ne kundershtim edhe me vet natyren e te menduarit te shendoshe.
Siq thote edhe Ruso : eshte e panatyrshme, absurde , i padijeshmim (budalla) te udheheq te diturin ( te mencurin) .
Ne kete shoqeri ne pozita sunduese (neper institucione) njerezit nuk kane ardhe ne baza te meritokracise dhe barazise konstruktive
. Por ne baza te kunderta te saja : nepotizmit , korrupsionit dhe rrugeve te mundshme te dyshimta ligjerisht .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|