Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-06, 01:35   #3
ARI_03
I thjeshtė
 
Avatari i ARI_03
 
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
ARI_03 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ekonomia gjermane ėshtė sot mė e fuqishme se kurrė. Sipėrmarrjet janė bėrė mė eficiente. Ato janė pėrqendruar nė kompetencat e tyre bazė dhe kanė optimuar proceset e biznesit, kanė modernizuar produktet e tyre dhe procedurat e prodhimit duke u bėrė mė ndėrkombėtare. Sot ka edhe sipėrmarrje tė mesme qė janė tė pranishme nė tregun botėror, jo vetėm me filiale shitjeje, por edhe me prodhim. Nė prodhimet gjermane tė eksportit ėshtė rritur pėrqindja e pjesėve tė para tė livruara nga jashtė vendit, ku prodhohet me kosto mė tė ulėt. Aftėsia qėndron nė organizimin e prodhimit pa humbje nė cilėsi. Nė pėrmirėsim natyrisht qė ka kontribuar edhe politika e matur e sindikatave pėr pagat. Duke qenė se nė gjashtė vitet e fundit kostoja e punės nė Gjermani nuk ėshtė rritur as me gjysmėn e normės sė vendeve tė tjera anėtare tė Bashkimit Evropian, ka rėnė kostoja e prodhimit pėr copė, gjė qė e ka rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme aftėsinė konkurruese tė prodhimeve gjermane nė tregjet ndėrkombėtare.
Gjermania do ta mbyllė pėrsėri vitin 2006 si kampion bote nė eksport. Ftohja koniunkturore nė Amerikė ėshtė e pėrballueshme sepse eksportet gjermane nė pjesė tė tjera tė botės po zhvillohen nė mėnyrė mjaft dinamike. Kėtu bėjnė pjesė Evropa Lindore dhe Rusia, por edhe Kina, India dhe Lindja e Afėrme. Edhe monedha e fortė euro nuk do tė lėrė gjurmė tė gjata frenimi, sepse nga njėra anė dega financiare bėn oferta tė mjaftueshme pėr t'u siguruar ndaj luhatjes sė monedhės dhe nga ana tjetėr euroja e fortė zhvlerėson importet dhe ndihmon nė garantimin e stabilitetit tė ēmimeve. Pa dyshim ekonomia gjermane ėshtė nė gjendje tė mirė. Sipėrmarrjet jo vetėm qė shėnojnė xhiro rekord, por edhe fitime tė papara. Hovi ekonomik ėshtė aq i fuqishėm saqė koniunktura ėshtė e aftė tė pėrballojė frenimin e pritur si pasojė e rritjes sė tatimit mbi vlerėn e shtuar. Pėr vitin 2007 perspektiva ekonomike ėshtė shumė e mirė
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
ARI_03 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė