Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-06, 17:35   #14
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ethnic Albanian
Shume pyetje me vend Lenna,

eshte nje fakt i gjall se populli shqiptar nuk ka pasur traditė pėr ta pritur e as pėr ta kremtuar vitin e ri. Kjo festė pagane iu "imponua" nga ndikimi i TV-sė nga ish regjimi komunist
Ne cka po bazohesh qe po flet aq i bindur per gjoja traditat qe ka pasur populli shqiptar????
Sa vjet perfshihen ne ate qe ti e quan "tradite e popullit shqiptar"???
Mos po mendon se historia eshte nisur diten qe je lindur ti???

konvertimi masovik i shqiptareve ne islam konsiderohet te jete bere diku ne shekullin 17-18 sipas historianeve.
(Mos po mendon se traditat shqiptare kane filluar ne shekulin 17-18???)
cka mendon se kane bere shqiptaret me pare???
cka mendon se kane bere ne kohen e politeizmit/paganizmit???

Shqiptaret si popull evropian, natyrisht se ndajne shume karakterisitka kulturore me shumicen e pupujve evropian...
Erresira arsimore/kulturore qe mbajti shqiptaret te perulur, sikur kijet ne zgjedhe, pa klase politike/akademike/borgjeze, per disa shekuj me rradhe te pushtimit otoman s'do te thote se tani duhet te pajtohemi me Akademine Serbe te Shkencave, se shqiptaret s'kane histori, apo se shqiptaret erdhen ne Ballkan prej Azise bashke me otomanet/turqit....
E festoj Vitin e Ri, se nese gjurmoj pese gjashte gjenerata me pare ne historine familjare, te gjithe gjysher e stergjysher si dhe gjithe shqiptaret e tjere e kane festuar Vitin e Ri, i kane festuar edhe krishtlindjet sepse te gjithe kane qene te krishtere pa dallim si ne Kosove, Maqedoni, Shiperi, e kudo tjeter qe kane frymuar shqiptaret! perderisa para Krishterimit te gjithe ishin politeiste dhe ndanin shumicen e perendive me perendite ne greket dhe romaket e vjeter.
Perderisa shume kombe tjera qe sot jane shume me religjioze se populli yne, ASNJEHERE nuk e mohojne historine dhe te kaluaren e tyre te begate, pamarreparasysh religjionin e te pareve te tyre, cfare kane shqiptaret qe vazhdimisht mundohen t'ia mohojne vetevetes por edhe Botes te kaluaren e tyre???
Cfare i duhet nje shqiptari te arrije nivelin kulturor te nje italiani apo greku, qe sot jane me perqindje me religjioz se shqiptaret dhe te thote: jam krenar qe te paret e mij ishin iliret te cilet ishin politeist, besonin ne shume perendi, ishin luftetare te denje, dhane perandore te njohur te perandorise Romake, nje bije ilire e Epirit ishte nena e Aleksandrit te Madh, etj etj...sikur qe greket dhe romaket lavderojne te paret e tyre????


Traditat e nje populli/kombi nuk fillojne dhe nuk perfundojne brenda nje periudhe disa shekullore, por ato jane vazhdimesi historike, qe fillojne me krijimin e atij populli dhe transformohen ne menyra te ndryshme pergjate gjithe egzistences se atij populli.
Sot pothuaj te gjitha aktivitet rreth ketyre festimeve jane te natyres komerciale; i gjithe marketingu eshte i nderlidhur me shitjen e produkteve te ndryshme dhe shume pak ka te beje me ndonje rit religjioz, prandaj relaksohuni, dhe lerini njerezit REHAT te zgjedhin se cka duan e si duan te festojne ndrrimin e motmoteve.
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė