Dega e LDK-sė nė Zvicėr kėrkon njė kuvend tė jashtėzakonshėm LDK sė
Bernė, 27 dhjetor
Nė mbledhjen e parė pas Kuvendit VI zgjedhor tė LDK sė nė Prishtinė, Kryesia e degės sė LDK sė nė Zvicėr mbajti mbledhjen e vet tė rregullt me datė 23 dhjetor - nė ditėn e 17-vjetorit tė LDK sė.
Nė bazė tė diskutimeve gjithėpėrfishirėse tė tė gjithė anėtarėve tė Kryesisė dhe nė veēanti tė delegatėve tė degės sė LDK nė Zvicėr qė morėn pjesė nė Kuvendin VI tė LDK sė dolėn disa konkluza. Sipas njė komunikate, procesi zgjedhor nė Kuvendin VI tė LDK sė deri nė zgjedhjen e kryetarit ka shkuar nė rregull dhe nė frymė demokratike.
Pjesa e dytė e kuvendit zgjedhor gjegjėsisht propozimet dhe zgjedhjet e anėtarėve tė KP ishin tė papranueshme dhe jo statutore. Si pasojė e kėsaj edhe zgjedhja e kryesisė sė LDK sė nė Kosovė ėshtė e papranueshme, jo e rregullt dhe jo legjitime. Duke u bazuar ne statutin dhe programin e LDK sė dhe ndėrrimet statutore tė aprovuara ne Kuvend, udhėheqja i ka tejkaluar tė gjitha normat.
Prandaj, Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Zvicėr kėrkon qė Kryetari i porsazgjedhur i LDK sė ta pėrdorė autoritetin e tij qė nė mėnyrėn sa mė tė drejtė dhe sa mė shpejtė ta thirrė njė Kuvend tė jashtėzakonshėm me qėllim tė krijimit tė unitetit tė dėshiruar pėr njė LDK unike dhe stabile e cila do tė jetė prijėse e tė gjitha proceseve pozitive e kombėtare nė Kosovė, thuhet nė njė komunikatė tė Kryesisė sė LDK sė nė Zvicėr.
QIK-u
|