Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-07, 20:18   #10
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Ronaldo, “parkim” ne Milano?!

8 Janar Reali nuk ka c’te beje me me Ronin dhe Kasanon, por edhe per italianin pergjigja e kuqezinjve ishte negative

Reali i Madridit kerkon te “heqe qafe” Ronaldon duke kerkuar t’ia shese Milanit te Silvio Berluskonit. Sulmuesi brazilian i eshte ofruar skuadres italiane qe ta marre qe ne merkaton e janarit, edhe pse duket si dicka e pabesueshme. Braziliani nuk kerkon te largohet, por as nuk deshiron te vazhdoje ne kete situate te skuadra madrilene. “Martesa” midis Ronaldos dhe Realit te Madridit, duket se eshte drejt fundit. Kete e tregon qarte edhe veprimi i Fabio Kapelos, i cili e ka ulur ne stol sulmuesin brazilian. Sipas te perditshmes “AS”, perpara 15 te ditesh, drejtuesit madrilen, kane kontaktuar me drejtuesit e Milanit dhe konkretisht me zevendespresidentin dhe administartorin e deleguar te klubit italian, Adriano Galianin, per te realizuar nje kalim te Ronaldos ne skuadren kuqezi. Ne kete bisede telefonike, klubi madrilen i ofroi klubit italian mundesine qe te bleje sulmuesin brazilian dhe ne kete marreveshje mund te hyje edhe Antonio Kasano, qe ne periudhen e fundit eshte kthyer ne problemin me te madh te trajnerit italian dhe te Realit te Madridit.

Lajmi i dyte i kesaj ceshtje, eshte se klubi madrilen kerkon te largoje brazilianin, jo ne fund te sezonit, por ne merkaton e dimrit, e cila perfundon ne 31 janar. Reali i Madridit e sheh qarte qe skuadra e Milanit ka probleme te shumta ne fazen sulmuese, qe kur Andrij Shevcenko u largua ne Angli per te skuadra e Celsit. As Xhilardino (6 gola), as Inzagi (1 gol) dhe as Olivera apo Borielo nuk kane arritur ta shpetojne Milanin nga fundi i tabeles se klasifikimit dhe “fantazma e golit” vazhdon te mbijetoje ne skuadren e Karlo Ancelotit. Padyshim qe pergjigja e Milanit ishte e menjehershme: “Milani nuk deshiron te kete sherbimet e Ronaldos dhe as te Kasanos”. Te dy sulmuesit nuk mund te luajne me skuadren e Milanit ne Champions League, sepse jane aktivizuar me pare me Realin e Madridit dhe per arsye se marredheniet midis dy klubeve nuk jane shume te mira, sidomos pas ceshtjes per blerjen e Kakase.

Gjithashtu Reali i Madridit, ne gushtin e kaluar, i ka refuzuar nje oferte skuadres se Milanit, prej 22 milion eurosh per te blere Ronaldon. Tani Reali i Madridit gjendet ne veshtiresi dhe kerkon nje zgjidhje per te larguar nga skuadra te dy sulmuesit.

Ne takimet e fundit qe kane pasur Franko Baldini, Predrag Mijatovic dhe Fabio Kapelo, trajneri italian e ka bere te qarte se nuk beson aspak tek Ronaldo, edhe pse sulmuesi brazilian ka permbushur te gjitha kerkesat e tij ne fillim te sezonit: ka rene nga pesha, ka punuar ne menyre konstante dhe ka qene plotesisht i perqebdruar ne seancat stervitore. Van Nistelroi duket se eshte i besuari i Fabio Kapelos ne vijen e pare te sulmit dhe ne qofte se sulmuesi holandez nuk demtohet, atehere ai do te luaj ne cdo ndeshje deri sa italiani te vazhdoj te jete trajneri i Realit te Madridit.

Blerja e Higuain e ka gezuar pa mase teknikun italian, i cili shprehet se tani nuk ka me nevoje as per Ronaldon dhe as per Kasanon. E perditshmja spanjolle “AS”, ka edhe shume mbledhjee te tjera qe jane zhvilluar midis Bladinit, Mijatovicit dhe Ronaldos.

Predrag Mijatovic, i ka bere te qarte brazilianit qe ne qofte se nuk ndihet i lumtur, atehere dyert i ka te hapura. Por pergjigja e Ronaldos ishte se deshironte te qendronte tek Reali i Madridit per te fituar tituj te tjere me kete skuader dhe se i pelqente sshume projekti i Kapelos. Ronaldo kerkon te qendroj tek Reali i Madridit, por e di fare mire qe klubi i tij kerkon ta shese. Milani eshte e para ne radhe, te tjerat vijne pas. Ndoshta fjala e fundit i mbetet tifozerise se “Santiago Bernabeut”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė