Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
"Kombit tim i copėtuar dhe i shpėrndarė, por njė".
Vincenx Dorsa (shkrimtar arbėresh)
Diaspora shqiptare ėshtė pjesė e pandarė e qenies sonė kombėtare. Ajo, edhe pse e ndodhur fizikisht larg Shqipėrisė dhe trojeve tė tjera etnike shqiptare, vazhdimisht luajti njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e ngjarjeve jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė trojet e tjera shqiptare, duke u pėrpjekur qė tėrė potencialin e saj mendor, material dhe ekonomik tė angazhonte nė interes tė ēėshtjes sonė kombėtare. Nė anėn tjetėr, Diaspora shqiptare numerikisht ėshtė shumė e madhe, saqė nuk mund tė krahasohet me asnjė diasporė tjetėr tė thjeshtė tė cilitdo popull qoftė, nė proporcion me numrin e popullit tonė.
Numri i shqiptarėve nė diasporė, tė dėbuar nė periudha tė ndryshme kohore, mund tė jetė i barabartė ose mė i madh se numri i shqiptarėve nė Shqipėri dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Pėr kėtė arsye, ėshtė nė interesin tonė gjithėkombėtar qė asaj pjese tė popullatės sonė ti kushtohet kujdesi i duhur. Ajo e meriton kėtė dhe ne i kemi borxh njė gjė tė tillė. Prandaj ėshtė mirė qė kohėt e fundit nė shtypin dhe literaturėn tonė po i kushtohet njė kujdes mė i madh. Nė faqet e shtypit temat pėr diasporėn janė gjithnjė e mė tė shpeshta. Megjithatė nė kėtė aspekt duhet tė bėhet edhe mė shumė.
Historiku i Diasporės shqiptare
Historiku i Diasporės shqiptare ėshtė i hershėm. Vetė pozita e vendit ku jetojnė shqiptarėt, ėshtė e tillė qė i bėn ata tė lėvizin nė drejtime tė ndryshme. Diaspora shqiptare ėshtė bukur heterogjene1 nė dy pikėpamje, nė pikėpamje tė kohės sė mėrgimit si dhe nė pikėpamje tė regjionit prej nga kanė ardhur. Shikuar nga aspekti kohor, bashkėsitė mė tė vjetra shqiptare i pėrbėjnė arbėreshėt nė Itali dhe arvanitėt nė Greqi. Tė parėt kanė arritur qė pėr shekuj tė ruajnė idenitetin e tyre, kurse tė dytėt, fatkeqėsisht tash janė nė fazėn pėrfundimtare tė asimilimit tė plotė, edhe pse mbase ka shpresė qė edhe kjo bashkėsi tė njohė njė ringjallje sado tė vogėl. Nė radhėn e kėtyre bashkėsive tė vjetra mund tė hyjė pa mėdyshje edhe bashkėsia shqiptare e Egjiptit. Pas kėtyre vijnė bashkėsitė shqiptare nė Turqi, SHBA, Belgjikė, Australi e nė ndonjė vend tjetėr. Tė fundit vijnė mėrgimtarėt e katėr dekadave tė gjysmės sė dytė tė shek. XX, njė ekzod qė pėr fat tė keq vazhdon ende dhe e dėmton rėndė qenien tonė kombėtare. Shumica e tyre janė vendosur apo bėjnė pėrpjekje tė vendosen nė shtetet e ndryshme tė Evropės Perėndimore, nė SHBA dhe Kanada. Kėtu vlen tė pėrmendim edhe 500 mijė qytetarė tė Shqipėrisė, tė cilėt nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, pas hapjes sė Shqipėrisė ndaj botės, u shpėrgulėn nė Greqi, Itali si dhe nė vende tė tjera evropiane.
Varėsisht nga koha e mėrgimit, ndryshojnė edhe rrethanat e mėrgimtarėve tanė, por mund tė thuhet se ata qė janė mė tė hershėm nė mėrgim, kanė mundėsi tė ofrojnė njė pėrvojė qė do tu ndihmonte atyre qė kanė ikur mė vonė, nė shumė aspekte, kurse mėrgimtarėt e vonshėm mund tė freskojnė diasporėn me ndjenja mė tė freskėta kombėtare. Kuptohet, ata qė e migrojnė mė vonė, tė vetmen mbėshtetje nė fillim kanė tek ata qė kanė emigruar mė herėt.
Nė Diasporėn tonė aty - kėtu vėrehen pėrpjekje qė ndarjet qė i janė imponuar popullit shqiptar nė trojet e veta, tė barten dhe tė projektohen edhe nė vendet e migrimit. Shpesh na bie tė dėgjojmė tė flitet pėr shqiptarėt tė Shqipėrisė, shqiptarė tė Kosovės, tė Ēamėrisė, tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Preshevės e kėshtu me radhė.
Ky lloj organizimi nganjėherė mund tė vėrehet edhe nė kuadėr tė disa komunave a qyteteve prej nga janė shpėrngulur shqiptarėt. Ky organizim mund tė vėrehet nė mėnyrė tė veēantė nė diasporėn tonė nė Turqi, qė funksionon nė kuadėr tė klubeve kulturore apo shoqėrive artistike.
Arbėreshėt e Italisė
Ashtu siē e thamė edhe mė lart, arbėreshėt e Italisė paraqesin diasporėn tonė mė tė vjetėr, por ndoshta edhe mė besnike, e cila ruajti traditat kombėtare brez pas brezi pėr pesė shekuj me radhė. Nga gjiri i saj dolėn figura patriotike, tė cilat lanė gjurmė tė thella nė historinė e kulturės sonė mbarėkombėtare. Me kėtė rast mjafton tė pėrmendim Jeronim de Radėn si njė figurė tejet e rėndėsishme e kulturės dhe krijimtarisė sonė letrare. Po ashtu nuk mund tė harrojmė pa pėrmendur edhe Garibaldin, i cili kur vendosej pėr fatin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrfundim tė shekullit XIX-tė e ngriti zėrin shumė lartė pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare.
Ėshtė vėshtirė tė dihet se cili ėshtė numri i vėrtetė i arbėreshėve qė jetojnė sot nė Itali2. Mirėpo, sipas disa tė dhėnave, pas vdekjes sė Skėnderbeut, nga Shqipėria nė Itali u shpėrngulėn 200.000 shqiptarė, tė cilėt u vendosėn nė Italinė Jugore, ku tani nė Kalabri gjenden 180.000 arbėreshė tė vendosur nė 43 fshatra, dhe nė Sicili 120.000 arbėreshė tė vendosur nė 36 fshatra.
Shqiptarėt e Egjiptit
Nė Egjipt qė nga fillimi i shekullit XVIII, me vendosjen e Mehmet Ali pashės si vali i Egjiptit, numri i shqiptarėve atje ishte rritur vazhdimisht. Dinastia shqiptare e Mehmet Ali pashės kishte sunduar vendin e faraonėve pėr 150 vjet, nga viti 1805 deri mė 1952. Meqenėse shumica e tyre ishin ushtarė, ata ishin shpėrndarė edhe nėpėr vise tė tjera, si nė Palestinė, Siri, Liban, Libi, Hixhaz, Jemen e Sudan. Kėtė mė sė miri e vėrtetojnė pasardhėsit e shumė familjeve me origjinė shqiptare qė jetojnė sot atje me mbiemrin Arnauti ose El-Albani.
Nė Egjipt nė fillim tė shekullit njėzet ishte zhvilluar njė veprimtari e gjerė e kulturės shqiptare, nė veēanti nė lėmin e publicistikės shqiptare, ku kishin parė dritėn njė numėr i konsideruar i gazetave dhe revistave nė gjuhėn shqipe. Vlen tė theksohet se gazetat si "Toska", "Besa", "Sėpata", "Shkreptima", botoheshin vetėm nė Kairo, por edhe nė qytetet e tjera mė tė vogla tė Egjiptit, siē ishte qyteti Fejum, qė tregon praninė e madhe tė shqiptarėve nė atė kohė nė Egjipt. Po ashtu vlen tė theksohet se bartės tė aktiviteteve kulturore me njė numėr tė madh ishin edhe shqiptarėt e besimit ortodoks. Nė Egjipt jetuan dhe vepruan edhe shkrimtarėt tanė tė mėdhenj Andon Zako Ēajupi, Filip Shiroka dhe Aleksandėr Xhuvani.
Shqiptarėt e Turqisė
Nuk ka dyshim se numri mė i madh i shqiptarėve nė periudha tė ndryshme kohore ėshtė shpėrngulur nė Turqi. Shqiptarėt nė Turqi3 u vendosėn nė Stamboll, Izmir, Bursė, Manisė, Ajdin, Ēanakala, Adapazar, Ankara, Kajser, Qemajl Pasha, Bafėr etj. edhe nė 300 fshatra tė Anadollit. Ata tejkalojnė numrin 1.500.000. Nėse llogaritet shtimi i tyre natyror, numri i tyre sot duhej tė arrinte nė 6.200.000(!).
Ndėr personalitete4 tė rėndėsishme tė kohės, qė kanė jetuar dhe vepruar nė Stamboll, mund tė pėrmendim Pashko Vasė Shkodranin (1825-1892), Abdyl Frashėrin (1839-1892) dhe dy vėllezėrit e tij - Naimin (1846-1900) dhe Samiun (1850-1904), Namik Qemalin (1840-1888), shkrimtar i lindur nė Tekirda, Abidin Pashė Dinon (1843-1908), Ismail Qemalin (1846-1919) si dhe shumė personalitete tė tjera.5
Shqiptarėt e Amerikės
Pėr nga rėndėsia, diaspora shqiptare e Amerikės zė njė vend tė privilegjuar6, pėr shkak se vetė Amerika gėzon sot njė vend tė priveligjuar nė botė.
Numri i shqiptarėve7 tė diasporės ėshtė rritur, sidomos vitet e fundit, megjithėse shifra tė sakta nuk ka dhe nuk kanė pėr tu gjendur kurrė, pėr arsye se njė pjesė e madhe e tyre kanė hyrė me pasaporta jugosllave, turke, greke, dhe nė statistikat e INS (Zyrės sė Imigracionit) figurojnė si tė tillė. Kjo bėn qė regjistrimi i shqiptarėve tė jetė gati i pamundur nė kėtė hapėsirė.
Shumicėn e shqiptarėve sot janė tė pėrqendruar nė Nju-Jork dhe lirisht mund tė thuhet se ai ėshtė kryeqendėr e diasporės shqiptare nė Amerikė, qė do tė thotė se ka zėnė vendin e Bostonit. Sot nė Nju-Jork ka shkolla shqipe, jeta fetare ka marrė hov tė madh me ndėrtimin e vrullshėm tė objekteve fetare tė tė gjitha besimeve, tė cilat shėrbejnė si vend tubimi dhe edukimi pėr shqiptarėt e diasporės nė Amerikė. Ato shėrbejnė si qendra pėr edukimin shpirtėror tė shqiptarėve si dhe qendra shkollore pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Vetėm nė qytetin e Nju-Jorkut me rrethinė janė ndėrtuar disa xhami. Pak vite mė parė nė Staten Island tė Nju-Jorkut u hap njė ndėr xhamitė mė tė mėdha nė SHBA, e cila nė tė njėjtėn kohė shėrben edhe si qendėr shkollore e parė e kėtij lloji pėr shqiptarėt e SHBA-sė. Nė Amerikė edhe nė tė kaluarėn, por edhe tash botohen gazeta e revista tė ndryshme, tė cilat janė mjeti mė i mirė pėr mbajtjen e lidhjeve ndėrmjet komunitetit shqiptar nė Amerikė.
Diaspora nė Amerikė, kohėt e fundit ėshtė shumė aktive nė sferėn e politikės amerikane dhe kjo luajti rol tejet tė rėndėsishėm rreth njohjes sė Administratės amerikane dhe opinionit amerikan me ēėshtjen shqiptare. Pėr kėtė qėllim nė SHBA vepron lobi shqiptar8 i pėrfaqėsuar nė LQSHA (Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane) nėn udhėheqjen e Xhozef Diogardit, si dhe NAAC me seli nė Uashington, nė krye tė sė cilės janė Ilir Zherka dhe Afėrdita Rakipi; qėllimi i kėtyre lobeve ėshtė komunikimi pėr sė afėrmi me Qeverinė Amerikane pėr kauzėn shqiptare.
Shqiptarėt nė shtetete Evropės
Kėtu nuk duhet harruar as disaspora shqiptare nė shtetet e Evropės Perėndimore, e vendosur atje nė vitet gjashtėdhjetė e shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar pėr tė gjetur punė. Me kalimin e kohės dhe me keqėsimin e situatės nė trojet shqiptare, ata morėn dhe familjet e tyre. Kjo bėri qė ata tė mendojnė pėr njė qėndrim mė tė gjatė nė ato vende, ndėrsa brezi i dytė pėr qėndrim tė pėrhershėm. Shumica e emigrantėve nė vendet e Evropės Perėndimore janė nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi.
Mu pėr kėtė arsye vitet e fundit u hapėn shkolla tė shumta nė gjuhėn shqipe nė ato vende ku shqiptarėt ishin mė shumė. Por, nė tė njėjtėn kohė, pėr tė ruajtur identitetin fetar, u morėn shumė iniciativa pėr hapjen e xhamive, nėpėr tė cilat kryheshin obligimet fetare dhe ato shėrbenin si qendra kulturore. Numri i kėtyre sa vjen e rritet nga viti nė vit. Nėpėr ato qendra punojnė djem tė rinj qė kanė kryer fakultete islame nėpėr universitete tė ndryshme tė Botės Islame. Pėrveē njohjes sė gjuhės amtare, ata mėsojnė edhe gjuhėt e vendeve ku jetojnė dhe veprojnė, qė tė jenė nė gjendje tė komunikojnė me banorėt vendės. Qendrat islame nė kėto vende mbajnė lidhje tė vazhdueshme me Bashkėsitė Islame nė Prishtinė, Shkup e nė Malin e Zi.
Numri i saktė i mėrgimtarėve tanė nė kėto vende ėshtė vėshtirė tė dihet. Supozohet se ai mund tė arrijė mbi 400.000 nga tė gjitha trojet shqiptare.9
Ekzodi i shqiptarėve tė Shqipėrisė
Kėtu vlen tė pėrmendim se nė fillim tė viteve tė nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, pas hapjes sė Shqipėrisė ndaj botės, shpėrtheu njė ekzod me pėrmasa marramendėse i njohur si "ekzodi i ambasadave". E tėrė rinia shqiptare dėshironte tė lėshonte Shqipėrinė dhe ta merrte botėn nė sy. Llogaritet se numri i atyre qė e lėshuan Shqipėrinė dhe emigruan nė Greqi dhe Itali, kalon shifrėn prej gjysmė milioni. Kjo tragjedi ėshtė njė kapitull mė vete. Ajo qė vlen tė pėrmendet, ėshtė se Qeveria greke dhe Kisha ortodokse greke shfrytėzuan kėtė fatkeqėsi tė popullit shqiptar pėr konvertimin e shqiptarėve me pėrkatėsi fetare islame nė krishterim, duke u bėrė shantazhe qė ata ti ndėrronin emrat e tyre me ata grekė si hap i parė, dhe pastaj tė bėnin pagėzimin nė ortodoksė si hap i dytė. Dhėnia e lejes sė qėndrimit tė tyre dhe punėsimi i tyre kushtėzohej me kėtė procedurė. Pėr pranimin e kėtij numri aq tė madh refugjatėsh nė vendin e saj, Greqia merrte ndihma tė konsiderueshme nga Unioni Evropian. Shqiptarėt kryenin punėt mė tė rėnda dhe me djersėn e tyre ndėrtonin ekonominė greke, ndėrsa trajtimi nga Qeveria greke pothuajse ishte i mjerueshėm. Pagesat ishin minimale dhe ata dėboheshin e u konfiskoheshin tė hollat e fituara me aq mund kurdo qė u tekej grekėve.
Tė mos flasim pėr legalizimin e qėndrimit tė tyre, ose marrjen e tė drejtave, qė u garantonin atyre ligjet ndėrkombėtare, nėnshkruese e tė cilave ishte edhe vetė Greqia si anėtare Bashkėsisė Evropiane. Ndėrsa, sa i pėrket tė drejtės sė shkollimit nė gjuhėn amtare, apo sė drejtės pėr hapjen e ndonjė programi informativ nė gjuhėn shqipe, as qė mund tė flitet.
Pra, ky ėshtė realiteti i Diasporės shqiptare nė fillim tė shekullit njėzet e njė. Numri i tyre arrin nė disa miliona. Ėshtė pothuajse gjysma e njė populli tė tėrė. Ėshtė pjesa e popullit tonė tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė njė feje. Si ēdokund nė botė qė shteti amė kujdeset pėr bijtė e tij kudo qofshin ata, kėtė lypset ta bėjmė edhe ne. Dihet se shteti amė nuk ėshtė nė pozitė qė mund tė bėjė shumė pėr ta. Por, megjithatė, diēka mund tė bėhet. Kėtė ua kemi borxh vėllezėrve dhe motrave tona nė diasporė kudo ata jetojnė dhe veprojnė. Diaspora shqiptare ka nevojė pėr pėrkrahjen tonė morale, shpirtėrore e kulturore. Ajo ka nevojė ti mbajė e ti zhvillojė lidhjet vazhdimisht me trojet shqiptare prej nga janė shpėrngulur. Ne po ashtu kemi nevojė pėr pėrkrahjen, ndihmat dhe pėrvojėn e tyre nė vendet ku jetojnė ata.
Dijetarėt e rinj shqiptarė nė diasporė kanė njė barrė fisnike mbi supet e tyre, tė shpėrndajnė mjegullėn dhe shpifjet qė kanė pėrhapur me zell pseudoshkencėtarėt shovinistė me shtrembėrimet historiografike dhe tė sferave tė tjera nė dėm tė kulturės materiale e shpirtėrore tė popullit shqiptar. Dinjitetin e kombit dhe tė vėrtetėn nuk ka kush ta mbrojė mė mirė se bijtė e tij.10
Njė rol tė rėndėsishėm mund dhe duhet tė luajnė shkėmbimet e ndėrsjella dhe tė vazhdueshme midis specialistėve tė tė gjitha fushave tė veprimtarisė njerėzore. Joshja e biznesmenėve nga vende tė ndryshme pėr investime, dhe po ashtu e shqiptarėve tė diasporės, nuk arrihet as me sentimentalizėm, as me thirrje patriotike. Ajo ka sukses vetėm kur tė bashkėrenditen interesat ekonomikė ose kulturorė.
Njė detyrė e pėrhershme e Diasporės shqiptare ėshtė afirmimi i vlerave tė kulturės, tė artit dhe tė traditės kombėtare nė pėrgjithėsi nė vendin ku jetojnė mėrgimtarėt. Kjo ėshtė njė nga ato vlera qė kanė karakter tė pėrhershėm.
Fusnotat:
1. Shekulli 21, Dino Asanaj, New Jork, 1996, f. 76.
2. Abdullah A. Bytyēi, Terrori shtetėror dhe gjenocidi serbo-malazias nė Kosovė, Prishtinė, 2001, fq. 41.
3. Po aty, fq. 41.
4. Po aty, fq. 41.
5. Ekskluzive (revistė mujore), nr. 18, Tetor 2001, fq. 61.
6. Shekulli 21, Peter R. Prifti, Diaspora e Amerikės, fq. 71.
7. Po aty, fq. 61.
8. Zėri (revistė javore), nr. 1800, 18 dhjetor 2001, fq. 38.
9. Abdullah A. Bytyēi, Terrori shtetėrror dhe gjenocidi serbo-malazieas nė Kosovė 1878-1991, Prishtinė, 2001, fq. 41.
10. Shekulli 21, Peter R. Prifti, Diaspora e Amerikės, fq. 73.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|