Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Suspendohet Lushtaku
Gjeneral Nuredin Lushtaku edhe njė herė ėshtė suspenduar nga detyra e komandantit tė Gardės sė TMK-sė. Ai nuk ka pranuar tė zbatojė urdhrin qė ushtarėt nėn komandėn e tij tė marrin pjesė nė ceremonitė nė pėrkujtim tė njėvjetorit tė vdekjes sė ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Jeton Musliu
Prishtinė, 23 janar - Nuredin Lushtaku ėshtė suspenduar sėrish nga detyra e tij si komandant i Gardės sė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK).
Sikurse plot njė vit mė parė, edhe kėsaj radhe shkas pėr kėtė ėshtė bėrė ceremonia e nderimit nė njėvjetorin e vdekjes sė ish presidentit Ibrahim Rugova.
Nuk dihet saktė se sa ditė do tė kalojė Lushtaku larg detyrės sė tij si komandant, por dihet se shkas pėr kėtė suspendim ėshtė bėrė moszbatimi nga ana e tij i urdhrave tė dhėnė.
Lushtaku nuk ka pranuar qė tė dėrgojė ushtarėt e gardės pėr tė bėrė nderime ceremoniale me rastin e njėvjetorit tė vdekjes sė ish-presidentit Rugova.
Njė fakt tė tillė pėr suspendim nga detyra, pėr Express e pohon edhe vetė gjeneral Nuredin Lushtaku, edhe pse nė tė njėjtėn kohė ai nuk jep shumė sqarime.
"Ėshtė ashtu diēka, por pėr mė shumė ju tregon Shtabi I Pėrgjithshėm i TMK-sė", thotė gjeneral Lushtaku pėr Express.
Ai nuk pranon tė japė hollėsi, pėrveē qė lė tė nėnkuptohet se shkas pėr suspendimin e tij ėshtė bėrė njėvjetori i vdekjes sė Rugovės.
"Ka ndoshta diēka nė kėtė drejtim, por njėherė nuk kam vendosur tė them asgjė", shprehet komandanti i Gardės sė kėsaj trupe.
Por, derisa Lushtaku nuk jep shumė sqarime rreth kėsaj situate, ende mė tė mbyllur janė zyrtarėt pėr informim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė TMK-sė.
Edhe pse kėtyre zyrtarėve u janė kėrkuar gjatė tėrė ditės sė martė shpjegime pėr kėtė rast, ata nuk kanė pranuar tė kthejnė asnjė pėrgjigje.
Ndėrkohė, duket se mė lehtė pėrgjigje japin vetė drejtuesit kryesorė tė institucioneve
pėrkatėse.
Komandanti i pėrgjithshėm i TMK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi, thotė pėr Express se ende nuk dihet vendimi i saktė nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Sipas tij, tash pėr tash nuk mund tė thuhet asgjė, derisa nuk ėshtė marrė njė vendim definitiv.
"Vendimi nuk dihet ende, pra nuk ka diēka definitive, pėr kėtė nuk mund tė them asgjė", shprehet pėr Express gjeneral Selimi.
Ai nuk pranon tė tregojė se edhe pėr sa kohė gjeneral Nuredin Lushtaku do tė mbetet i suspenduar, duke treguar se derisa nuk ėshtė marrė vendimi, nuk mund tė thuhet asgjė.
Por, burime tė gazetės brenda TMK-sė tregojnė se, sikurse njė vit mė parė, suspendimi i Lushtakut edhe kėsaj here ėshtė bėrė pėr shkak se ai nuk ka pranuar qė ushtarėt nėn komandėn e tij tė nderojnė varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
"Ai nuk ka pranuar ta bėjė kėtė bashkė edhe me njė pjesė tė ushtarėve tė gardės", tregon burimi i besueshėm i Expressit.
Ceremonia pėr nderim tė Rugovės nė njėvjetorin e vdekjes sė tij, ėshtė organizuar nėn patronatin e zyrės sė presidentit aktual tė vendit, Fatmir Sejdiu.
Nė bazė tė protokollit zyrtar, ėshtė dashur qė para varrit tė ish-presidentit tė qėndrojnė
pjesėtarė tė Gardės ceremoniale tė TMK-sė me uniformat e tyre tė kuqe dhe zinxhirėt ngjyrė ari.
Por, nė fakt gjatė tė gjitha ceremonive ushtarėt me uniforma tė kuqe dhe dorėza tė bardha, nuk janė parė askund. Nė vend tė tyre, tė gjitha detyrat i kanė kryer disa ushtarė tė tjerė, tė cilėt kanė pasur uniforma tė gjelbra, por me emblemėn e TMK-sė.
E njėjta situatė ėshtė krijuar edhe vitin e kaluar, kur nė vend tė pjesėtarėve tė trupės ceremoniale tė TMK-sė ėshtė dashur qė pranė arkivolit tė Rugovės tė vendosen disa ushtarė tė tjerė.
"Nė atė kohė kemi shkuar te disa dyqane qė tregtojnė fustane dhe kemi marrė dorėzat e bardha, nė mėnyrė qė tė mos vihet re ndryshimi", tregon pėr Express njė zyrtar i lartė nė TMK.
|