Anėtar nderi/ Nėndor 2006
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
|
Kur qeveria i frikohet popullit aty ėshtė liria [Thomas Jefferson]
Liria nuk falet, ajo fitohet
Agim Vuniqi, Farmington Hills
Anton Sinishtaj, Gjon Dedvukaj, Sokol Ivanaj, Gjergj Ivanaj, Mark Ivanaj, Kolė Dedvukaj, Rrok Dedvukaj, Pjetėr Dedvukaj, Viktor Dreshaj, Zef Berishaj, mbahen ende tė prangosur. Ėshtė ky ēmimi qė paguan shqiptarėt pėr pavarėsinė e Malit tė Zi. Veprim skandaloz dhe aspak dinjitoz pėr qeveritarėt malazez dhe pėr gjyqėsinė malaziase, ata janė duke shembur murin e bashkėjetesės, duke pėrbuzur kėshtu shtetin e ndėrkombėtarisht tė pranuar tė Malit tė Zi, pėr tė cilin u angazhuan aq shumė shqiptarėt.
Shqiptarėt shprehėn identitetin qytetar, duke ua zgjatur malaziasve dorėn e shpėtimit, duke ua mundėsuar shtetėsinė, por jo vetėm pėr ta, ngase shteti demokratik ėshtė i tė gjithė qytetarėve, herėt a vonė kėtė do ta kuptojnė edhe malaziasit, por a do tė jetė vonė atėherė ? E them kėtė me njė bindje tė plotė, e them me bindjen e shqiptarit, me bindjen e qytetarit amerikan, e flas kėtė ngase isha i shkelur si shqiptar nga regjimi fashist i Serbisė, e flas se jetoj tash i lirė dhe krenar, jetoj nga puna dhe djersa ime, dhe shumė lirė mbaj plisin shqiptar, jam krenar qė jam shqiptar dhe qė jam amerikan.
Unė dhe familja ime kuptojmė vuajtjet e tė burgosurve tė ndėrgjegjes sė shtetit malazias, jemi tė solidarizuar me kėrkesėn e tė gjithė atyre qė pėr ēdo ditė angazhohen pėr lirimin e tyre, solidarizohemi me dhembjen e mė tė dashurve tė tyre, bashkėfamiljarėve. Atyre u duhet solidariteti dhe pėrkrahja e tė gjithė shqiptarėve. Ata herėt a vonė do tė lirohen, por pasojat do tė jenė tė mėdha, tė pa riparueshme. Prandaj mė mirė tė lirohen mė herėt, sa nuk do tė bėhet vonė, mė vonė.
Kosova po ecėn me hapa tė sigurt drejt pavarėsisė, tė rinjtė e burgosur janė brenga dhe dhimbja e Kosovės, ia kemi borxh njėri-tjetrit, dhe gjaku nuk ėshtė ujė, ata janė shqiptarė siē janė shqiptarėt e Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonisė, Luginės sė Preshevės, Ēamėrisė, Turqisė, Evropės, Zelandės sė Re, Australisė, Amerikės, janė tė njėjtė, janė vėllezėr si ata qė jetojnė nė Mal tė Zi. Shqiptarė janė popull bujar, tė sinqertė, ata e duan lirinė mė shumė se jetėn, se pa liri nuk ka as jetė. Thomas Jefferson thoshte: Kur qeveria i frikohet popullit, aty ėshtė liria, ndėrsa kur qeveria frikon popullin, aty ėshtė tirani, janė fjalė profetike tė shkencėtarit amerikan, hartuesit tė deklaratės sė pavarėsisė amerikane, dhe ajo ditė e lirisė nuk ėshtė larg pėr shqiptarė.
Prandaj e them me plot tė drejtė se Anton Sinishtaj, Gjon Dedvukaj, Sokol Ivanaj, Gjergj Ivanaj, Mark Ivanaj, Kolė Dedvukaj, Rrok Dedvukaj, Pjetėr Dedvukaj, Viktor Dreshaj, Zef Berishaj, janė ikona e lirisė. Angazhimi dhe puna e tyre janė fanarė qė duhet t'ua ndriēojnė mendjen malaziasve dhe tė gjithė atyre shqiptarėve qė mendojnė se liria ėshtė vetėm dėshirė, ngase liria ėshtė vetė jeta, se pa liri nuk ka jetė, ashtu siē e kishte thėnė patrioti amerikan Patrick Henry "Give me freedom or give me death" (mė jep lirinė ose mė jep vdekjen).
Paēin jetė tė gjatė burrat e Malėsisė dhe ata burra tė prangosur pėr ēmimin e shtrenjtė tė lirisė, se liria nuk falet, ajo fitohet, ashtu siē shkruan nė pllakėn pėrkujtimore nė Washington DC, "Freedom is not free", qė u dedikohej ushtarėve amerikanė qė dhanė jetėn pėr demokracinė koreane, dhanė jetėn pėr tė ardhmen dhe ėndrrėn e tė gjithė popujve tė shtypur, pėr lirinė, qė aq shumė u mungon shqiptarėve.
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
|