Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-07, 20:49   #13
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bugajski: Paketa e Ahtisarit lė shumė gjėra nė dorė tė Kosovės pėr tė lėvizur drejt pavarėsisėIntervistoi Rudina Dervishi
03-02-2007

Pėr analistin e njohur tė ēėshtjeve tė Ballkanit, Janush Bugajski, propozimi i zotit Ahtisari, ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt sovranitetit dhe pavarėsisė. Ai thotė se paketa e hartuar nga diplomati finlandez lė shumė gjėra nė dorė tė Kosovės pėr tė lėvizur drejt pavarėsisė. Zotin Bugajski mendon se pas planit, Kosova do tė kėrkojė njohje ndėrkombėtare.
Zėri i Amerikės: Zoti Bugajski, ēfarė i ofron propozimi i zotit Ahtisari Kosovės, nė tė nuk pėrmendet fjala pavarėsi. A ka qartėsi nė propozimin e zotit Ahtisari?
Janush Bugajski: Propozimi nuk pėrmban fjalėn pavarėsi apo sovranitet por tė dyja nėnkuptohen nė dokument. Ėshtė e rėndėsishme ēfarė lihet jashtė tij dhe ēfarė pėrfshihet. Lihet jashtė sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn, lihet jashtė njė mision i mėtejshėm i Kombeve tė Bashkuara, lihet jashtė ideja e njė protektorati tė pėrhershėm, nga OKB-ja dhe BE-ja qė ėshtė lajm njė i mirė pėr Kosovėn. Por edhe ato qė pėrfshihen nė propozim janė gjithashtu tė rėndėsishme. Kosova mund tė anėtarėsohet nė institucione ndėrkombėtare, pra nė Kombet e Bashkuara. Kosova do tė mund tė hartojė kushtetutėn, tė organizojė zgjedhje, shumė tė rėndėsishme kėto kur krijon njė shtet si dhe simbolet kombėtare. Mendoj se propozimi ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara drejt sovranitetit dhe pavarėsisė.
Zėri i Amerikės: Pėr propozimin e zotit Ahtisari, Prishtina duket se do ta pranojė atė, ndėrsa Serbia tha hapur qė nuk ėshtė kundėr. A shikoni ju mundėsinė e kundėrshtimit nga pala shqiptare tė propozimit?
Janush Bugajski: Pėrgjithėsisht perceptohet se shqiptarėt e Kosovės do tė jenė pro-propozimit kurse elita politike serbe kundėr. Pėr serbėt kundėrshtimi ėshtė i qartė. Propozimi i lė ata pa Kosovėn dhe i jep kėsaj tė fundit nė njė farė mėnyre status ndėrkombėtar. Gjithashtu, ėshtė ende sezon zgjedhjesh edhe pse ato u zhvilluan. Me fjalė tė tjera gjithkush po shikon tė gjej njė pozicion pėr krijimin e qeverisė. Dhe asnjė grup nuk do ta pranonte njė plan nė tė cilin Serbia humbet Kosovėn. Nuk shikoj asnjė grup nga pala serbe tė bjerė dakort me tė. Nga pala shqiptare do tė ketė disa zhurma, kritika se plani nuk pėrfshin aq sa pritej, nuk ėshtė shumė i qartė. Por mendoj se pjesa mė e madhe e propozimit lė shumė nė dorė tė Kosovės, pėr tė krijuar institucionet, pėr tė hartuar kushtetutėn, simbolet kombėtare, zbatimin e planit pėr decentralizimin e pakicave, pėr tė lėvizur drejt pavarėsisė dhe me peticionin do tė thosha pėr njohje ndėrkombėtare pasi mendoj se kjo nuk do tė zgjidhet nė Kombet e Bashkuara.
Zėri i Amerikės: Si e shikoni ju vazhdimin e kėtij procesi. Zoti Ahtisari iu ka dhėnė palėve edhe njė shans tė fundit pėr konsultime. A prisni qė pala serbe tė marrė pjesė nė to?
Janush Bugajski: Nuk ka rėndėsi nė se shkojnė apo jo pasi ata nuk kanė mundėsi ta ndryshojnė mė thelbin e kėtij plani qė ėshtė se Kosova nuk ėshtė mė pjesė e Serbisė dhe po shkon drejt pavarėsisė. Nuk ka asgjė qė mund tė bėjė Beogradi pėr ta ndaluar kėtė. Ata mund ti bojkotojnė kėto konsultime duke thėnė – nuk kemi qeveri.
Zėri i Amerikės: A do tė sjellė njė qėndrim i tillė shtyrjen e procesit?
Janush Bugajski: Nuk mendoj se kjo do ta vonojė procesin. Ka vendosmėri pėr ta ēuar kėtė propozim nė Kombet e Bashkuara sa mė shpejt. E rėndėsishme ėshtė se ka mirėkuptim midis vendeve tė Bashkimit Evropian dhe midis BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara nė grupit e kontaktit dhe mė gjerė. Pra pavarėsisht nga qėndrimi i Beogradit, procesi do tė ecė pėrpara.
Zėri i Amerikės: Si e komentoni ju reagimin e zotit Koshtunica i cili kundėrshtoi tė takohet me zotin Ahtisari nė Beograd, ndėrsa ka kėrcėnuar tė ndėrpresė marrėdhėniet diplomatike me vendet qė njohin Kosovėn?
Janush Bugajski: Gabim shumė i madh, por i zakonshėm prej tij. Duket qartė se ai kėrkon tė shihet nė sytė e publikut se nuk po i jep asgjė Ahtisarit dhe as qė e pranon qė njė plan i tillė ėshtė paraqitur. Ėshtė njė gabim politik tipik nga dikush qė mendoj se ėshtė aq i fokusuar nė punėt e brendshme saqė nuk mund ta quaj udhėheqės qė sheh interesat e gjera tė Serbisė. Nė se Serbia kėrkon tė izolojė veten nga pjesa tjetėr e botės, kjo ėshtė mėnyra pėr tė arritur aty. Kur Prishtina, tė bėjė peticion pėr njohje ndėrkombėtare, mendoj se Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, dhe eventualisht gjithė vendet e Bashkimit Evropian do ta njohin Kosovėn, tė gjithė vendet fqijne do ta njohin atė, gjithė bota myslimane, kėshtu qė nuk e kuptoj pėrse Serbia kėrkon ta izolojė veten edhe mė tej nga komuniteti ndėrkombėtar. Kjo do tė mbėshteste argumenti e atyre qė thonė se Serbia jeton akoma nė shekullin e 19tė, qė e sheh veten si fuqi tė madhe kur nė fakt nuk ėshtė mė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 03-02-07 nė 22:40
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė