Te nderuar shqiptar,
Nuk po kuptoj pse e gjithe kjo rremuj lidhje me katerdralen ne Prishtine. Mendoi se shume diskutime jane te pa nevojshme, gjegjesisht jeni duke u keqkuptuar lidhje me PO ose Jo per ndertimin e katedrales.
Populli shqiptar eshte i njohur, bile i dalluar sa i perket tolerances fetare. Cdo here, gjate shekujve dijti t'i ruaj, mbroj dhe t'i respektoi, si kisha si xhamia.
Une qe me teper se nje cerek shekulli ketu ku jetoi, shqiptaret musliman kemi kontribua materjalisht per ndertimin e kishave katolike dhe ortodokse. Po te njajten gje e bene edhe bashkombasit ton te krishter per ndertimin e xhamiave si ketu ne Amerike poashtu edhe ne vendlindje. Pra besoi dhe shpresoi se kjo do te vazhdoi edhe ne te ardhemen. Ku besimet tona te ndryshme mos te ndikojn negativisht ne mardhanjet tona nder-fetare, por le te jene shembull per gjithe boten.
Po ashtu edhe nga aspekti islam nuk eshte e lejuar qe te sulmohet as kisha as te krishteret. Per kete kemi edhe Kur'anin e shenjt si dhe hadithe. Ka shkrime tendencioze ketu, disa tentojn qe qellimisht ose pa qellim te krijojn atmosfer te zymt lidhje me keto ceshtje aq sensitive. Por le te kemi pak toleranc ndaj njani tjetrit. Edhe nese dikush shkruan apo jep mendimin e vet e neve nuk na pelqen, mos t'kercejm me "mbyt" njani tjetrin, bile te tentojm qe ne menyre njerzore te analizohet shkrimi.
Qendrimi islam me se miri e ilustron letra e Muhamedit a.s. po ne kete rubrike, drejtuar popullit lidhje me t'krishter. Sa u perket ruajtjes se kishave nga muslimanet flet ngjarja me Halifin e dyte Omer ibni Hatabin. Kur Omerit r.a. iu dorzua Jerusalemi, prisit fetar te krishter e paten lut qe te fal namaz ne kishen kryesore te tyre. Omeri ju tha se do te falem ne prak te deres se kishes, sepse nese falem mbrenda ne kishe kame frike se muslimanet e mi do ta shendrroj kishen ne xhami, prandaj une nuk dua te ndodh nje gje e tille.
Pra edhe ata qe jane per JO, duhet t'i kuptojm. Kur them kete kame parasysh se thuaja te gjithe qe jane per Jo, si arsyetim kane sepse eshte shkolle aty. E Islamizmi shkolles dhe dituris i jep kujdes me teper se edhe lutjeve, qoft kishe apo xhami. Kete e tha edhe nje diskutues; une do ta kundershtoja edhe xhami pe qe se ndertohet.
|